Sunday, September 30, 2012

I DHËNË PAS PASURISË NE VEND TË DITURISË


Pyetje pergjigje me
Shejkh 'Ubeid el Xhabiri hafidhahUllah
(Riad, K.S.A Mars 2012)

بسم الله الرحمن الرحيم

Pyetja nr 6:
Është e qartë dhe e dukshme dhe kjo aktualisht në kohën tonë ku shumë njerëz janë larguar nga kërkimi i diturisë dhe në vend të saj ata janë bërë shumë të dhënë (preokupuar) pas fitimit të pasurisë. Është e mundur (mundet) që disa prej tyre kanë qenë shumë të zellshëm në kërkimin diturisë dhe kryerjen e shumë veprave të mira para se të vinin në Arabinë Saudite. Por megjithatë, pas mbërritjes, shumë prej këtyre individëve jo më prezantohen apo marrin pjesë në mësimet e dijetarëve, dhe nuk kërkojnë më dije. Cilat janë shkaqet për këtë, dhe cila është mënyra për përmirësimin dhe kurimin e kësaj sëmundje ? Allahu të ruajtë, dhe të shpërbleftë për përgjigjen tënde.

Përgjigje:
Ky është një rast që ndodhë me shumë njerëz. Ata ndikohen nga përtacia dhe mërzia. Për këtë arsye, ata kanë nevojë për shoqërimin me vëllezër të mirë dhe që janë aktiv për kërkimin e dijes. Është e mundshme që nëse kjo ndodhë (shoqërimi me vëllezër të mirë), Allahu, do t'i ndihmojë ata (dmth; ata që nga përtacia dhe mërzia e kanë lënë kërkimin e dijes), ti forcojë ata dhe t'u japë atyre vendosmëri në kërkimin e dijes dhe për të thirrur tek Allahu  Azze Ue Xhel, me pastërti dhe qartësi.

Vërtetë që kjo (lënia e kërkimit te dijes – dhe në vend të saj preukupimi pas pasurisë) është një rrugë tej e shumë - shumë e rrezikshme, dhe fakti (arsyeja) që një person devijon është se ai e distancon veten nga njerëzit e dijes, ose nuk mbanë kontakt me ta!


Përshtati dhe përktheu: Arbrit Kraja (Ebu Jusuf)
Shkodër, 14 Dhul Ke’ide 1433.

Friday, September 28, 2012

Gjykimi mbi jetesën me një familje ku ata nuk falin (namazin)!


Gjykimi mbi jetesën me një familje ku ata nuk falin (namazin)!

Pyetja:
Çfarë duhet të bëjë një burrë, nëse ai e urdhëron familjen e tij për t'u falur, por ata nuk i binden atij? A duhet që ai të banoj dhe të përzihet me ta, apo të largohet nga shtëpia?

Përgjigje:
Nëse këto anëtarë të familjes nuk falen fare, atëherë ata janë Mosbesimtarë, femohues, të dalë prej rrethit të Islamit, dhe nuk lejohet për të jetuar me ta. Por është obligim për te, që ai tu flasë (përkujtojë) atyre dhe tu kërkojë atyre herë pas here (të kthehen në adhurimin e Allahut, dhe ta falin Namazin), duke shpresuar që Allahu ti udhëzojë ata, sepse ai që e braktis namazin apo lënsi i namazit konsiderohet Mosbesimtarë - Allahu na ruajtë nga kjo. Argumentet për këtë (të konsideruarit Mosbesimtarë atë që nuk e falë Namazin) gjenden në Kur'an dhe Sunnet, dhe në thëniet e Sahabëve radija_Allahu anhu, dhe mendimi më i saktë (i Dijetarëve).

Shejkh Muhammed bin Saalih el-`Uthejmin rahimehullaah
Fetaua Islamijeh, vol.1, fq.262, Darusalem


Shënim i përkthyesit: I lutem lexuesit që të bëjë kujdes në trajtimin dhe kuptimin e kësaj çeshtjeje, sepse është një çeshtje shumë delikate dhe që kërkon maturi dije dhe gjithmonë të pyesësh Dijetarët për çdo rast të tillë para se të merret në konsideratë vendimi për largimin apo mos banimi me familjen. Kini Kujdes. Allahu ju ruajtë.

Përshtati dhe përktheu: Arbrit Kraja (Ebu Jusuf el-Albani)
Shkodër, 12 Dhul Ke’ide 1433.

Thursday, September 27, 2012

Shejkh Albani | Ngrënja në këmbë


Shejkh Muhammed Nasir-Udin El-Albani RahimehUllah
Ngrënja në këmbë

Pyetje nr 7: "A lejohet për të ngrënë në këmbë?"

Shejkh El-Albani rahimehUllah, i përgjigjet:

"Unë them, nuk ka asnjë tekst (nga i Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) në lidhje me ndalimin e ngrënies në këmbë, siç na ka ardhë teksti të ndalojë pirjen ndërsa jemi në këmbë. Por këtu ka një transmetim nga Enes bin Malik radija_Allahu 'anhu, kur ai ju transmetoj atyre që ishin mbledhur përreth tij, që Pejgamberi (صلى الله عليه وسلم) e ka ndaluar pirjen e ujit ndërsa je në këmbë, dikush nga të pranishmit i tha atij:
"Çfarë thoni ju në lidhje me të ngrënurit (në këmbë) ?''
Enesi tha: "Është edhe më keq".


Këtu unë them, se është e domosdoshme që ne ta ndjekim këtë Sahabi të nderuar në këtë mesele, sepse ne nuk kemi asnjë argument, që me të cilën ne mund ta kundërshtojnë atë në këtë mesele. 
Por çfarë dallimi ka të ngrënurit (duke qëndruar) në këmbë dhe të ngrënurit në ecje? 

Të ngrënurit në ecje është e lejuar, sepse na janë transmetuar tekste të qarta, që ata kanë përdorur për të ngrënë në këmbë në kohën e Profetit (صلى الله عليه وسلم). Sa për ngrënien (duke qëndruar) në këmbë, nuk ka asnjë transmetim nga  Profeti (صلى الله عليه وسلم), për ndalesën (që e ndalon atë) e as për lejimin (që na inkurajon me atë). Ne kemi vetëm këtë transmetim Sahih nga Enes bin Malik, dhe ne duhet të veprojmë me të.

Një tjetër gjë që është e lidhur me këtë çështje, është se - ndoshta disa (apo shumë) nga ju e vënë re në këtë epokë (kohë - periudhë), se kjo (ngrënja) është bërë një pjesë e modës së Mobesimtarëve (Qafirave) për të ngrënë në këmbë edhe pse karrige janë të pranishme aty tek ta, por ata nuk ulen në ta për shkak të arrogances (mendjemadhësisë). Prandaj, vendimi i mëparshëm e rritet në fuqi (edhe më shumë). Po, unë them, ne jemi përkrah dhe qëndrojmë me transmetimin e Enesit, sepse Enesi di atë çfarë ne nuk e dimë, dhe për shkak se Mobesimtarët sot dhe Muslimanët që imitojnë ata hanë (dhe pine) ndërsa janë në këmbë, kështu që ne (duhet) të jemi të ndryshëm nga ata (mos ti përgjasojmë). "

Burimi: Silsilat el-Huda ue Nnūr ~  Udhëzimi dhe drita ~ kaseta nr. 246.

Përshtati dhe përktheu: Arbrit Kraja (Ebu Jusuf)
Shkodër, 11 Dhul Ka’ida 1433. 

Wednesday, September 26, 2012

Një praktikë e pistë


Një praktikë e pistë e ndaluar prej të Dërguarit të Allahut.

I Dërguari i Allahut (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) ka thënë:

"Mallkuar qoftë ai që i afrohet gruas së tij në pjesën e pasme (1)."
[Hadithi transmetohet nga Imam Ahmedi 2/479. Në sahih el Xhami nr:5865]


Gjithashtu i Dërguari sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, ka thënë:

"Vërtet Allahu, nuk është i turpshëm për të vërtetën. Mos bëni marrëdhënie me gratë në rektumin (2) e tyre "
[Hadithi i transmetuar ngaImam Nesai, Ibn Maxheh dhe të tjerët. I saktësuar nga Shejkh el-Albani në Sahih el Xhami nr: 933, 934, 1852, 7711]

Shejhul Islam Ibn Tejmije (rahimehUllah) ka thënë:

"Në qoftë se ai (burri) kryen marrëdhënie me të në rektum dhe ajo ja lejon atij për të bërë këtë, ata të dy duhet ndëshkuar (nga ana e autoritetit islam). Dhe nëse ata nuk ndalojnë nga kjo praktikë e pistë, atëherë ata duhet ndarë nga njëri-tjetri. "
[Mexhmu ul Fetaua 32:266-268]

Shënime:
(1)   Pasme: në zorrën e trashë - anus - anal.
(2)   Rektumin : anale - anus- zorrë e trashë.


Përshtati dhe përktheu: Arbrit Kraja (Ebu Jusuf)
Shkodër, 10 Dhul Ka’ida 1433. 

Tuesday, September 25, 2012

Dy gra të cilat jetojnë larg njëra tjetrës


Dy gra të cilat jetojnë larg njëra tjetrës

Pyetje:
Një burrë ka dy gra të cilat jetojnë larg njëra tjetrës dhe nuk është e mundshme për atë që të ndajë kohën e qëndrimit më secilën prej tyre në mënyrë të barabartë, por duke patur parasysh se vendndodhja e biznesit të tij është në të njëjtin vend me një nga bashkëshortet, gjë që e bën atë të shpenzojë më shumë kohë me të se me tjetër. Ky burrë a është mëkatar në këtë situatë?

Përgjigje:

 Është për tu shikuar, nëse dy bashkëshortet janë të kënaqura me këtë situatë apo jo? Nëse ata janë, atëherë çështja është e lehtë dhe e qartë, sepse të drejtat i përkasin atyre kështu që nëse ata bien dakord me atë që ai po bën, atëherë nuk ka asnjë problem.

Por në qoftë se secila prej tyre kërkon të drejtën e saj, atëherë detyrimisht është një detyrë (obligim) për të për ta ndrequr situatën: kështu që nëse ai qëndron gjashtë ditë me njërën prej tyre atëherë ai është i obliguar që të qëndrojë gjashtë ditë edhe me tjetrën. Kjo! Nëse është e vështirë për të që të udhëtojnë çdo ditë [dmth që të jetë një ditë këtu dhe një ditë atje], ose ta ndajnë kohën siç të dëshirojnë ata, siç të bien dakord [dy ditë secila, tre, katër .....].

Shejkh Muhammed Ibn Salih el-Uthejmin rahimehUllah
Silsilah Likaa Baabul Meftuh: 21/66

Përshtati dhe përktheu: Arbrit Kraja (Ebu Jusuf)
Shkodër, 10 Dhul Ka’ida 1433.

A lejohet të divorcosh një grua shtatzënë


Divorci i një gruaje shtatzënë

Pyetje: A lejohet të divorcosh një grua shtatzënë apo jo?

Përgjigje: 

Nuk ka ndonjë vërejtje (ndalesë) në divorcimin e një gruaje shtatzënë, pasi i Dërguari i Allahut sal-Allahu alejhi ue sel-lem, i tha "Abdullah ibn ' Umerit kur ai divorcoj gruan e tij ndërkohë ajo ishte në periudhën e menstruacioneve të saj:

Merre atë prapa, dhe mbaje atë derisa ajo të bëhet e pastër, pastaj ti vijnë menstruacionet e saj, pastaj të bëhet e pastër, pastaj ndaje atë nëse ti dëshiron, ndërkohë që ajo të jetë në gjendje të pastër dhe pa e prekur atë (dmth. të mos kesh marrëdhënie imtime me të) ose ndërsa ajo është shtatzënë”.

Shejkh Abdul-Aziz Bin Baz rahimehUllah

Fetaua et-Talak  Pyetja nr 24, fq 48.
Fetaua Islamijeh, Darussalem, vol 6, fq 31-32


Përshtati dhe përktheu: Arbrit Kraja (Ebu Jusuf)
Shkodër, 10 Dhul Ka’ida 1433.

Monday, September 24, 2012

Shejkh 'Rabia mbi ata që shpallin luftë në el-Xherh ue el-Ta'dil


Shejkh 'Rabia mbi ata që shpallin luftë në el-Xherh ue el-Ta'dil

Ka thënë Shejkh Rabia bin Hadi el-Medkhali hafidhehUllah:

 "Pasha Allahun, njerëzit e risive nuk kanë shpallur luftë kundër el-Xherh ue el-Ta'dil përgjatë kohërave, si në mënyrën e atyre, që të cilët në mënyrë të gabuar dhe me mashtrim e përshkruajnë Selefizmin, dhe nuk tregojnë apo shfaqin parime të tilla në kundërshtim me këtë Menhexh. Pra, kuptojeni këtë dhe kijeni parasysh (jeni të vetëdijshëm dhe të kujdesshëm) për të. "


Përshtati dhe përktheu: Arbrit Kraja (Ebu Jusuf)
Shkodër, 8 Dhul Ka’ida 1433.

Shejkh Rabi: "Kokëfortësitë e tyre nuk na dëmtojnë ne"


Shejkh Rabi: "Kokëfortësitë e tyre nuk na dëmtojnë ne"
Dobi:
Ja një fragment i bukur nga Shejh Rabia në broshurën "Dijetarët e el-Xherh uel-T'adiil janë mbrojtësit e Fesë nga komplotet e Devijimit Mulhideen, nga bidatçij dhe atyre që mbledhin tregime të gënjeshtarëve." Mund të gjendet në vargun e librave të tij, broshura dhe Fetaua, v.9/ fq.13-14.

Ai thekson se,  edhe pse njerëzit tregojnë kokëfortësinë, një Musliman duhet të qëndrojë i patundur - palëkundur në sqarimin e gënjeshtrës. Allahu i bekoftë Dijetarët e Sunetit, nxënësit e tyre, dhe ata të cilët ndihmuan në bazë të nivelit (kapacitetit) të tyre për mbrojtjen e tyre dhe të kuptuarit e drejtë të Islamit.

Shejkh, Dr ' Rabi Ibn Hadi el-Medkhali hafidhehUllah, ka thënë:

Nëse ... lexuesit janë të bindur nga ajo që unë thashë dhe përmenda prej provave dhe dëshmive, atëherë kjo është një gjë e mirë (mirësi), e nëse jo, ne jemi mësuar, me dhimbje (keqardhje) me njerëz që shfaqin kokëfortësira, dhe duke pasur dyshime personale, dhe që hedhin dyshime mbi të tjerët për gjërat që janë të pasigurita.

Edhe pse ky është rasti, ne themi, dhe besojmë që sjelljet e tyre nuk na dëmtojnë neve. Kjo nuk do na dëmtojë ne, sepse qëllimi ynë kryesor është që ta zhdukin të keqen dhe të hedhin poshtë pavërtetësitë e njerëzve të cilët shkaktojnë Fitne (fatkeqësira). Qëllimi ynë është edhe për të sqaruar kotësinë dhe gabimet e parimeve të tyre të prishura (Shpifura).

Pas kësaj, [ajo që ne duam] është për të mbrojtur Metodologjinë – Menhexhin e njerëzve të Sunetit dhe parimet e jashtëzakonshme (madhështore) që ata (të parët tanë – Selefus Salih) kanë parashtruar - vendosur, këto parime që pa të cilat Islami nuk është i përsosur dhe i qëndrueshëm, përveç me anë të kuptuarit të tyre.

Ne gjithashtu duan ta bëjmë të njohur statusin e lartë të Dijetarëve të Hadithit dhe el-Xherh uel-T'adiil, ata që me të cilët, All-llahu, e ka mbrojtur Fenë me anë të tyre.

Ne besojmë se kjo është obligim për ne, dhe se Allahu, na ka dhënë neve sukses që të jemi në gjendje ta bëjmë këtë. Dhe për këtë përpjekje, unë shpresoj një shpërblim të mirë tek Allahu Azze ue Xhel.


Përshtati dhe përktheu: Arbrit Kraja (Ebu Jusuf)
 Shkodër, 8 Dhul Ka’ida 1433.

Sunday, September 23, 2012

Shejkh Rabia | Kini kujdes kur të Dëshmoni për Selefizmin e Dikujt


Prindi ynë Shejkh Rabi bin Hadi el-Medkhali (hafidhehUllah) ka thënë:

"Mos thoni për një burrë që kundërshton Menhexhin e Selefëve se ai është " Selefi." Jo, mos thoni për një burrë që kundërshton Menhexhin e Selefëve se ai është Selefi.

Mos thoni për një burrë se është 'Selefi' derisa ju t’jeni të sigurt se ai është në Menhexhin e Selefëve. 

Ai (burri Selefi) nderohet dhe respektohet me të, dhe thërret në të. Ai don dhe bashkohet vetëm për të, dhe urren dhe ndanë vetëm për të. Ky është Selefi. Por dikush që pretendon se ai është "Selefi", dhe mbron Ehlul-bidah, dhe i mbron ata kundër Ehlul-Sunetit, ky nuk është Selefi sidoqoftë.
Kushdoqoftë ai - Arab ose jo-Arab, në Lindje apo në Perëndim - dije sepse Selefizmi ka cilësi të veçanta.

Selefizmi ka shenja. Selefizmi ka çështje (dhe një cilësi të veçantë) që i dallon njerëzit e saj nga të tjerët në ‘Uelaa uel Beraa’ (Dashuria dhe Urrejtja pë hirë të Allahut) dhe në Akide dhe Da'uah dhe në qëndrimet që ata marrin. "[2]

[2] [Gjatë një lidhje telefonike ndërmjet vëllezërve tanë në Xhaminë Ehlul-Hadithit në Filadelfia dhe Shejkhut (hafidhehUllahu ue teala), me anë të Troid.ca dhe SalafiTalk.Net;http://www.salafitalk.net/st/viewmessages.cfm?Forum=9&Topic=12331 ]

Përshtati: Arbrit Kraja (Abu Yusuf al-Albani)

Shkodër, 7 Dhul Ka’ida 1433.

Thursday, September 20, 2012

QËNDRIMIN KORREKT QË ÇDO MUSLIMAN DUHET TË MBAJË NË KËTO SITUATA



PËRHAPE KËTË DHE BËJE TË QARTË PËR ÇDO MUSLIMAN PËR QËNDRIMIN KORREKT QË AI DUHET TË MBAJË NË KËTO SITUATA

Shirku nuk kufizohet vetëm me idhujt


Shirku nuk kufizohet vetëm me idhujt por përfshin edhe kërkimin e ndërmjetësim përmes Pejgamberëve, Melaikeve, Xhindeve dhe Evliave.

Refuzimi i Mushrikëve të cilët kërkojnë Ndërmjetësimin dhe afrimin tek Allahu me anë të vdekurve të devotshëm (Evliave), dhe të cilët pretendojnë se Shirku është vetëm në adhurimin e idhujve gurëve dhe pemëve. Ajetet referohen për adhurimin e gjithë Pejgamberëve, Melaikeve, Xhindeve, Evliave,  dhe ata gjithashtu nënkuptojnë adhurimin e të vdekurve me përdorimin e idhujve si pikë kryesore, duke i përdorur idhujt për t'i përfaqësuar të vdekurit e devotshëm.

S’ka dyshim se feja e vërtetë (adhurimi, përkushtimi e nënshtrimi) është vetëm për Allahun. Dhe ata që zgjedhin për mbrojtës e ndihmues të tjerë në vend të Tij (thonë) : ’’Ne i adhurojmë ata vetëm që ata të mund të na ofrojnë tek Allahu.’’ Padyshim që Allahu do të gjykojë mes tyre në lidhje me atë për çfarë ata ndryshuan. Sigurisht që Allahu nuk e udhëzon
atë që është gënjeshtar, mohues.   
( Ez-Zumer 39:3)


Allahu Azze Ue Xhel thotë:

Dhe adhurojnë në vend të Allahut gjëra që as i dëmtojnë dhe as u sjellin dobi dhe thonë : ’’Këta janë ndërmjetsuesit tanë tek Allahu.’’ Thuaju : ’’A mos e njoftoni Allahun për çfarë Ai nuk di se çfarë ka në qiej dhe në tokë?’’ Lavdi i qoftë dhe i Lartë është Ai përmbi gjithçka që ata ia mveshin dhe ia bashkojnë Atij si shokë e të barabartë (me Të) !    
(Junus 10:18)


Kujto edhe kurë Allahu do të thotë (në Ditën e Ringjalljes) : ’’O Isa, biri i Merjemes! A mos u the ti njerëzve, ‘Më adhuroni mua dhe nënën time si dy zota përkrah Allahut (dhe duke e poshtëruar Allahun)’ ?  ’’Ai do të thotë : ’’Lavdi të qoftë Ty ! Kurrë nuk më shkonte mua të thosha një gjë të tillë çfarë unë nuk kisha aspak të drejtë ta zija me gojë. Sikur ta kisha thënë një gjë të tillë, Ti padyshim që do ta dije atë. Ti e di se ç’ka thellë në brendësinë time edhe pse unë nuk di asgjë se ç’ke Ti në Veten Tënde. Padyshim që Ti dhe Vetëm Ti je i Gjithëdituri për Gajbin (për gjithçka të panjohur, për të gjitha të fshehtat).  
 (El-Ma'ideh 5:116)



(Përkujto) Ditën kur Ai do t'i mbledhë ata të gjithë së bashku dhe pastaj do t'u thotë melekëve: "A ju ishi ata që u adhuruat prej këtyre njerëzve ?"  [40]  Ata (melekët) do të thonë: "I lartësuar je Ti ! Ti je Vali (Zoti) ynë në vend të atyre. Përkundrazi,  ata adhuronin xhindet;  shumica e tyre besonin në ta." [41]  
(Sebe'ë  34: 40-41)


Ata të cilëve u thërrasin [si Isai (Jesus) - biri i Merjemes (Maria), Uzeiri (Ezra) ose ndonjë melek e tjer] vetë duan (për veten e tyre) mënyrë e rrugë për të drejtë hyrje e afrimi tek Zoti i tyre (Allahu), secili prej tyre do të deshte të jëtë më i afërti dhe ata [Isai (Jezusi), Uzeiri (Ezra), melekët e tjer] vetë shpresojnë për mëshirën e Tij dhe kanë frikë Ndëshkimit të Tij. Vërtet që Ndëshkimi i Zotit tënd është për t’u pasur frikë !  
(El-Isra 17: 57)



Dhe lexoju atyre ndodhinë e Ibrahimit (Abrahamit). [69] Kur ai i tha babait të tij dhe popullit të vet: "Çfarë adhuroni ju ?" [70]  Ata i thanë: "Ne adhurojmë idhujt dhe ndaj tyre ne jemi gjithnjë tepër të përkushtuar." [71]  Ai u tha: "A ju dëgjojnë kur u thërrisni (atyre) ? [72]   "Apo mos u sjellin dobi, a mos u dëmtojnë ?" [73]
 (Esh-Shu'ara 26: 69-70-71-72-73)



Nëse ju u luteni dhe u thirrisni atyre, ata nuk dëgjojnë thirrjen tuaj, por dhe sikur ta dëgjonin atë, ata nuk mund t’ju përgjigjen juve (për kërkesën tuaj) dhe Ditën e Kijametit ata do të mohojnë adhurimin tuaj ndaj tyre. Dhe askush nuk mund të të njoftojë ty (O Muhamed sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) si Ai i Cili është i Mirënjohuri, i Gjithëdituri i çdo gjëje.
 (El-Fatir 35:14)


Interpretimi i Kuranit me tefsirin marrë nga
http://www.thenoblequran.com/ 


Përshtati dhe përktheu: Arbrit Kraja (Ebu Jusuf el-Albani)

Shkodër, 4 Dhul Ka’ida 1433.





Wednesday, September 19, 2012

"Ne i kemi parë Melaiket në Siri!"

"Ne i kemi parë Melaiket në Siri"
Shejkh, Doktor Felāh bin Ismā'īl Mundikār hafidhehUllaah



Dhe çfarë është më shumë se kjo, ata thonë:

"Ne kemi par
ë se kanë zbritur Melaiket në vendet e Shamit dhe Damaskës, në Siri,"
Ata thanë:

"Ne i pamë ata!" Si ashtu? "Ata than
ë: afrohu, betohemi në Allaahun i kemi parë, i kishin fytyrat e bardha! Trupat e bardhë! Kuajt e bardhë! Shpatat e bardha!"

Gjëja e vetme që kishte mbetur për tu thënë nga ta ishte se edhe 'fytyrat dhe urina e kuajve të tyre ishte e bardh
ë.'

O njerëz, ku janë provat e faktet? Ku është besimi? Ku jan
ë bazat? Ku është Akideja? Ku janë?

Kan
ë humbur, të gjitha kanë humbur.

Kjo është Fitne.

Nuk kemi baza.

Betohem n
ë Allaahun o vëllezër, Akidja jonë pohon se sikur të zbresin Melaiket, ti nuk i sheh dot.
Melaiket kanë dy gjendje; ose zbresin në formën e tyre të padukshme.

Dhe në këtë rast, as ti dhe as babai yt apo gjyshi yt nuk mund t'i shohin ata.
P
ërse?
Për shkak se ato janë botë e fshehtë.

Kemi bot
ë të padukshme dhe kemi botë të dukshme. Zoti ynë (Xhel’le ue Ala) është Gjithëdijshmi i botës së padukshme dhe botës së dukshme, Krijuesi i botës së padukshme dhe botës së dukshme. E padukshme dhe e dukshme.

E padukshmja kurrë nuk mund të bëhet e dukshme. E pamundur!
Me përjashtim të Profetit, a je ti Profet? Atëherë ju kurrë nuk do ta shihni të fshehtën.

I Gjithëdijshmi i të padukshmes dhe të dukshmes.

"Përveç ndonjë të Dërguari q
ë e ka zgjedhur." el-Xhin, 27
"Vetëm Ai e di të padukshmen dhe nuk ia zbulon atë askujt." el-Xhin, 26

Ky është një ajet në Kur'an! Ti si i paske par
ë Melaiket?

Pra, gjendja e parë është e gjendja e padukshme (forma e engjëjve është e padukshme). Betohem n
ë Allahun, nuk do mund ti shihni ata.

Ky është Xhibrili i cili erdhi tek Profeti (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem), në xhamin
ë e Profetit.

Kur ai (Xhibrili) i tha: "O Muhammed thuaj 'Amin,"ai tha: "Amin ".. Xhibrili ishte duke e bërë du'a dhe Muhammedi (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) thoshte: "Amin."

A pan
ë Sahabët ndonjë gjë? Kurrsesi!

Përveç nëse ju jeni më të mirë se Sahabët. Askush nuk mund ta shohin atë, përveç Muhammedit (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem), Muhammedi e shikonte të fshehtën (nga ajo që Allaahu, ja ka lejuar atij).

Por nëse engj
ëjt zbresin dhe marrin një formë tjetër.
Melaiket mund të marrin një formë tjetër, nëse marrin formën e ndonjë forme që mund të shikohet, nuk mund që as ti e as babai jot e as gjyshi jot të pohoj se ky është prej melekëve. Betohem në Allaahun, nuk mundesh.

Unë u thashë atyre që prej ditës së parë kur ata mi sollën këta tranmetime;

Ata than
ë: "Betohemi në Allaahun, Melaiket kanë zbritur në Sham, në Damask!"

Çfarë është kjo?
(Ata thanë) "atëherë le të shkojmë bashkë me ta."
Melaiket kanë
zbritur! Si ashtu!?

Ata thanë se ka fotografi.

O xhemat, kini frikë Allaahun.


Ne kemi dy gjendje, n
ë gjendjen e padukshme, betohem në Allahun, nuk mund të shihen. Dhe gjendja e dukshme, nëse vijmë me atë gjendje të dukshme, çdo kush që i sheh, nuk mund t'i dalloj ato asnjëherë.

Xhibrili ka hyrë tek Sahabet, ka th
ënë Umeri dhe të tjerët:

"Hyri tek ne një njeri..."

Dhe kush ishte ai që kishte hyr
ë? Ai ishte Xhibrili.

Ai (Xhibrili) kishte marr
ë një formë tjetër. Atë ditë që kishte marr formë tjetër, ata (Sahabët) e panë atë në formën që ai mori.

"Një njeri ... me rroba shumë të bardha ...flokë t
ë shumë zeza ... askush prej nesh nuk e njihte atë ... nuk shiheshin tek ai gjurmë të udhëtimit ... "
Pra, të gjitha këto gjëra të çuditshme gjendeshin tek ai, por prapëseprapë ata nuk mund të vinin në përfundim se ai është Melaike.

Ai erdhi m
ë një pamje të çuditshme dhe u ul përballë të Dërguarit të Allaahut (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem), dhe i vendosi duart e tij mbi kofshët. Të gjitha këta gjëra janë për t'u çuditur, megjithatë ata nuk mund të pohonin se ai është... (Melaike).

 Umeri! Vet
ë Umeri nuk mund të pohonte se ai ky është prej engjëjve.

Kush na qenke ti q
ë po pohon se këta që kanë zbritur janë Melaiket?
Natyrisht,  sipas transmetimit që ata e tregojnë se ata kanë zbritur me pamjen e tyre, bardh....bardh, gjithçka e bardhë. Ata mendojnë se çdo gjë e bardhë është Melaike.

Mund të jetë shejtan.

Kjo
çështje o vëllezër është çështje e bazave dhe unë i thërras njerëzit në të.

Çështja e dytë, betohem në Allaahun sikur të zbrisnin Melaiket dhe Allaahu t'i urdhëroj Melaiket të zbresin në Damask, sot nuk do gjendej as Beshari e as babai e tij dhe asnjë tjetër.


Sepse nëse zbresin Melaike
t, do të thotë se ajo çështje ka marr fund! Melaiket zbritën në (luftën) e Bedrit dhe beteja morri fund (fituan Muslimanët).
Melaiket zbresin ndërsa Beshari deri tani është i gjallë,  me muaj të tërë po bën gjithë ato vrasje!

O ju njerëz, nuk kan
ë themele, nuk kanë logjikë!

Të gjitha këto imagjinata q
ë i sjellin, ndërsa bazat (e Akides) që i kemi, kanë humbur fare.

Kur do të zgjohemi o vëllezërit e mi?

Përshtai; vëllai juaj Selefij:

Arbrit Kraja (Abu Yusuf al-Albani)
A'Shkodera 5 Dhul Kaida 1433.