Wednesday, July 10, 2013

Sunnetet e neglizhuara gjatë Ramazanit - Imam Albani


Sunnetet e neglizhuara gjatë Ramazanit
-Shejkh Muhammed Nasrud-din el-Albani-

Pyetësi: A mundet Shejkhu që në këtë rast të mirë, të na japi disa fjalë të dobishme për Muajin e bekuar të Ramazanit?

Shejkh Albani:
Thotë Allahu –Tebarake ue Te’ala- në Kur’anin Fisnik:[1]
2_183
“O ju që keni besuar! Ju është urdhëruar juve edhe Es-Seum (agjërimi) siç u qe urdhëruar edhe atyre përpara jush me qëllim që të mund të bëheni El-Muttekunë (të përkushtuar).” [el-Bekare; 183]
Në këtë ajet, siç nuk është e paditur nga të pranishmit, Allahu –’Azze ue Xhel-, përmes këtij ajeti, e lajmëron Ummetin e Muhammedit –sal-lAllahu ‘alejhi ue aalihi ue sel-lem- me atë çfarë i zbriti Profetit të Tij –alejhis-salatu ues-selam-, se Ai ia ka bërë obligim atyre agjërimin, ashtu siç ua kishte bërë obligim prej tij (agjërimit) popujve (Ummeteve) para nesh.
Kjo është një çështje që njihet mjaft mirë nga të gjithë muslimanët që e lexojnë këtë ajet fisnik dhe e kuptojnë qartë domëthënien e tij, por ajo që dëshiroj të flas është rreth diçkaje tjetër, një çështje që shumë pak vihet re nga njerëzit në përgjithësi, e ajo është Fjala e Tij –Tebarake ue Te’ala-  fund të këtij ajeti:
2_183_1
“me qëllim që të mund të bëheni El-Muttekunë (të përkushtuar).” [el-Bekareh; 183]
Pra, Allahu –Azze ue Xhel-, kur i urdhëron robërit e Tij besimtarë,..... vazhdo me leximin >>>

Tuesday, July 9, 2013

Shejkh Uthejmin: Dallimi hënës lokale apo ndërkombëtare?

Dallimi hënës lokale apo ndërkombëtare?

Shejkh Muham-med Ibn Salin el-Uthejmin rahimehUllah
el-Ekallijet el-Muslim - Fq 84, fetvaja Nr.23

Pyetja:

A duhet që ne ta fillojmë dhe ta përfundojmë agjërimin tonë në përputhje me dallimin e hënës së re në Arabinë Saudite apo duhet ta bëjmë atë në përputhje me dallimin e hënës së re në vendin ku ne jemi (jetojmë)?

Përgjigjje:

Ekzistojnë / apo janë më shumë se gjashtë mendime të ndryshme në mesin e Dijetarëve në lidhje me këtë çështje. Megjithatë, për dallimin e hënës janë dy pika kryesore.

E para është, se secili duhet ta dallojë hënën në vendin e vet dhe në ato vende ku hëna lind në të njëjtën kohë, ato duhet ta ndjekin atë. Arsyeja për këtë është se koha në të cilën ngrihet (lind) hëna, varion (ndryshon) nga vendi në vend.

Mendimi i dytë është, se per fillimin e muajit të ri mjafton apo nevoitet vetëm qe të konfirmohet në nje prej vendeve Muslimane. Nëse dallimi i hënës së re është konfirmuar në çfarëdo vendi Musliman qofte ai, atëherë është obligim për të gjithë Muslimanët (ane e mbare botes) që ta përdorin këtë dallim për të filluar agjërimin e Ramazanit apo ta përfundojnë atë.

 Sipas opinionit të fundit, nëse muaji i ri është konfirmuar në Arabinë Saudite është obligim mbi të gjithë Muslimanët, në të gjithë cepët (pjesët) e botës, të agjërojnë nëse është fillimi i Ramazanit dhe ta përfundojnë agjërimin e tyre, nëse kjo është fillimi i Sheualit . Ky është mendimi që zakonisht mbahet nga pasuesit e medh'hebit të Imam Ahmed Ibn Hanbel rahimehUllah.
Megjithatë, mendimi i parë është më i saktë për shkak të argumenteve prej Kur'anit dhe Sunnetit, dhe për shkak të analogjisë.

Përsa i përket Kur'anit, Allahu (Subhanehu ue Te'ala) thotë

{Muaji i Ramazanit në të cilin u zbrit Kur'ani; udhëzim për njerëzimin, prove e qartë për udhëheqje dhe kriteri (dalluesi i qartë për të drejtën dhe të gabuarën). Kështu pra, kushdo prej jush që dallon (hënën e re të natës së parë) të muajit (të Ramazanit duke qenë në shtëpi) ai duhet ta agjërojë këtë muaj; ...} [Sure el-Bekareh, 185].

Kjo fjalia e fundit është një vendim me kusht, dhe gjykimi që përmban një vendim me kusht, është i vendosur për të gjithë ata kur ky kusht vlen (që të zbatohet) dhe ai anulohet (shfuqizohet) për të gjithë ata, për të cilët ky kusht nuk vlen (dmth nuk zbatohet). Pra vendimi: “Kështu pra, kushdo prej jush që dallon (hënën e re të natës së parë) të muajit (të Ramazanit duke qenë në shtëpi) ai duhet ta agjërojë këtë muaj; ...} [Sure el-Bekareh, 185].

Është mëse e njohur mirë në mesin e astronomëve, se koha që hëna ngrihet (lind) ndryshon nga vendi në vend. Hëna mund të shihet në një vend dhe jo në një tjetër. Prandaj, sipas Ajetit, kush nuk e sheh ai nuk është i obliguar për të agjëruar.

Përsa i përket Sunnetit, Pejgamberi (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) ka thënë:

 “Filloni agjërimin me dallimin e (hënës së re të Ramazanit) dhe përfundojeni atë me dallimin e saj (hënës së re të dalë për muajin Sheual), e nëse keni pengesë nga retë, atëherë plotësojeni Shabanin tridhjetë ditë”

Ai (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) ka thënë:

« Nëse ju e dalloni (shikoni) atë »

Prandaj, Ai sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, e lidhi (bashkoj) gjykimin me dallimin, dhe nëse një gjykim është i lidhur për një shkak, atëherë ai gjykimin anulohet në mungesë të shkakut.

Lidhur me analogjinë, ne themi që, sa më shumë që kohët për fillimin e agjërimit dhe thyerjen e agjërimit çdo ditë ndryshon nga vendi në vend, kështu që në mënyrë të njëjtë, koha për fillimin dhe përfundimin e agjërimit mujor gjithashtu ndryshon. Për shembull, ne këtu në Riad, e fillojmë agjërimin tonë për çdo ditë përpara atyre (popullit të El-Hixhaz) dhe ne po ashtu e prishim agjërimin përpara tyre . Prandaj pra, është obligim për ne që të fillojnë agjërimin tonë, ndërsa ata janë ende duke ngrënë. Në anën tjetër, në fund të ditës ne jemi duke ngrënë, ndërsa ata janë akoma duke agjëruar. Dhe për këtë arsye, çdo vend ka gjykimin e vet për shkak të ndryshimit në kohën që dielli ngrihet (lind) dhe përëndon, e njëjta gjë vlen edhe për shkak të ndryshimit në kohën kur Hëna lind dhe përëndon.

Prandaj, përgjigja e pyetjes është e qartë.
Që është obligim për ju, që ju të ndiqni shikimin e hënës së re në vendin ku ju jeni (jetoni / banoni).

Shejkh Muham-med Ibn Salih el-Uthejmin rahimehUllah.
el-Ekallijet el-Muslim - Fq 84, fetvaja No.23

Përshtati: Ebu Jusuf  (Arbrit Kraja)
Shkodër, Korrik 17, 2012.

Tuesday, July 2, 2013

Jahja el-Haxhuri el-Haddaadi dhe pasuesit e tij Haxhuri Shqiptar

Es-Selamu alejkum ue rahmetullahi ue berekatuhu.
Ketu poshte jane disa artikuj qe pasuesit (Haxhuritë shpiptare) e Jahja el Haxhurit mund ti lexojne vete.

U them ketyre Haxhurive shqiptare qe e lexojne faqen time dhe qe me dergojne replika neper internet me nofka (jo emrat e tyre te vertete), une ju pyes ju: Perse fshiheni mbas nofkave? nese ju jeni te sinqerte ta pranoni ate qe ju pretendoni dhe kerkoni ta mbroni me kotesi qe Jahja el-Haxhuri eshte ne te verteten, atehere perse nuk i perdorni emrat tuaj te vertete kur me dergoni replika. Perse???

Shfaqeni vetvetet tuaja o Haxhuri  shqiptare, mos u fshehni mbas Nofkave, vetem njerezit e te keqes -Fitnes- fshihen mbas nofkave.

Hiding Behind (False) Names, Titles, Or Kunyahs That Hide The Identity Of A Person

Al-Muhaddith, the carrier of the banner of Jarh wa Ta’deel in our time, Ash-Shaykh Rabee, advised the Salafis in everyplace about a number of affairs that are extremely important to the Da’wah Salafiyyah, and those who ascribe to this most blessed manhaj. From the affairs that the Sheikh spoke about is the affair of evil of people posting on the internet, hiding under unknown screen names. He stated:
……by Allah no one hides his [real] name except a person of evil. Astaghfirullah! Astaghfirullah! Why are you hiding your [real] name?! If you have the truth with you then announce your name, if you have falsehood with you then fear Allah! Don’t speak! There is no reason to hide your [real] name, no reason whatsoever, this is something unknown with the Salaf…” Lexo më shumë... http://ebujusuf.blogspot.com/2013/02/keshille-per-ata-burra-dhe-gra-qe-e.html

Tashme asgje nuk eshte e fshehur ndaj Jahja el-Haxhuri el-Haddaadi, Allahu e Udhezofte ate dhe ju.

Tashme gabimet e tij dhe te pasuesve te tij ne (Akide dhe Menhexh) jane te qarta te refuzuara    haptazi prej Ulemave te Ahlus-Sunnah wal Jamaa'ah, 
sikurse el-Al-lame esh-Shejkh a Doktor Rabi bin Hadi el-Medkhali hafidhehullah,
 el-Al-lame esh-Shejkh a Doktor Salih El-Fauzan hafidhehullah, 
Al-lame Ubejd El-Xhabiri hafidhehullah, 
shejkh Muhammed bin Hadi hafidhehullah e shume te tjere, dhe se nuk eshte askush apo asnje prej tyre qe e perkrah apo e mbron Jahja el-Haxhurin ne gabimet e tij dhe te haxhurive te tij neper gjithe boten.

Shkroi: Arbrit Kraja (Ebu Jusuf)
Shkoder




Related Articles: