Saturday, August 31, 2013

Kujdes o thirres kujdes me Dauetin Selefi

Perkujtim dhe Edukim prej konferences ne Bermingam ne qendren Salafi Publications me Shejkh Muham-med El-Anxheri dhe Shejkh Ahmed es-Subei Allahu i ruajt.

"Mos e vendosni Dauetin nen kembet tuaja per tu ngritur lart, por vendosne ate mbi supet tuaja qe ju ta ngrini ate lart"

Kuptimi: Kujdes o thirres mos e perdor emrin dhe dauetin Selefi qe ti me ane te saj te ngjitesh lart qe te behesh i njohur nder njerez. Por vendose dauetin mbi supet tuaja qe ti ta ngresh dauetin dhe Selefizmin lart.
Allahu te Begatofte.

Arbrit Kraja

Birmingham Uk . Sheual 1434.

Bidatciu e shkateron shtepine nga mbrenda

Thote Shejkh Rabia ibn Hadi el-Med'hali hafidhehUllah:

"Bidatciu e shkaterron shtepine nga mbrenda, pastaj ai e hap deren per armikun dhe i thote:Hyr."
[Al-Majmoo' 14/408]"

Arbrit Kraja (Ebu Jusuf)
London, Sheual 1434

https://twitter.com/Arbrit_Kraja/status/371008890156351489

Me thote Nena hiqe mjekren ose do vras veten

Eshte pyetur Shejkh ‘Ubejd El-Xhabiri HafidhehUllah: 

"Nena ime me kerkon mua ta heq (pastroj -rruaj) mjekren, ose perndryshe ajo do te vrase veten!
Cfare te bej une?

Pergjigje:

Ajo nuk do ta vrase veten, eshte thjeshte vetem nje presion.

Keshtu qe mos iu Bind asaj. Na'am.

Pershtati: Arbrit Kraja (Ebu Jusuf)
Londer 24 Sheual 1434

    

https://twitter.com/Arbrit_Kraja/status/373820697598263296

Monday, August 19, 2013

Keshille e Imam el-Uthejmin per Ixhtihadin

Këshillë e Imam Ibn el-’Uthejmin ndërsa përmend thënien e Imam AhmeditAllahu i mëshiroftë të dy!:(Nëse Selefët bien në mosmarrëveshje në një diçka dhe në të nuk ka argument të prerë, atëherë çështja është e gjërë, të gjitha (mendimet) lejohen.)

Shejkh Muhammed ibën Saalih el-’Uthejmin:

…Nuk ka dyshim se këtë drejtim të cilin ka ndjekur Imam Ahmedi është prej drejtimeve më të preferuara që mund të jenë për bashkimin e Ummetit dhe unitetin e tij; sepse ka prej njerëzve që e bëjnë mosmarrëveshjen në mendim,- në të cilin lejohet ixhtihadi- shkak për përçarje, derisa ai mund ta konsiderojë vëllain e tij: të humbur (daal) në një çështje, në të cilën ai vetë mund të jetë i humbur (daal).Kjo është prej sprovave që janë përhapur në këtë kohë,  edhe pse kjo kohë përmban prej optimizmit të mirë në këtë Zgjim nga rinia në veçanti,  (kjo dukuri) mund ta prishë këtë Zgjim dhe të kthehet në gjumë të thellë për shkak të kësaj përçarjeje e cila është se: çdo njëri prej tyre nëse nuk është dakord me vëllain e tij në një mes’ele ixhtihadije për të cilën nuk ka argument të prerë arrin sa që ta emërtojë me emra të papëlqyeshëm (largon njerëzit prej tij), e shan dhe flet për atë. Kjo sprovë më tepër që gëzon me të, gëzon armiqtë e këtij Zgjimi; sepse ata thonë: kemi pirë (jemi ushqyer) me anë të Davetit të të tjerëve, të cilët All-llahu i ka armiqësuar midis tyre.

Ka arritur deri aty sa disa njerëz të urrejnë vëllain e tij në Fe më tepër se urren fasikun (gjynahqarin), Allahut i kërkojmë mbrotje!; dhe kjo padyshim që është e dëmshme.

Është detyrë për nxënësit e dijes që të kuptojnë dëmin e kësaj për të gjithë ne.

A të ka ardhur ty shpallja nga All-llahu se mendimi yt është i saktë?E nëse atij nuk i ka ardhur shpallja që mendimi i tij është i sakti, atëherë çfarë i bën atij me dijeni (që mendimi i tij është i sakti)? Kushedi mendimi i shokut të tij (me të cilin është në debat) është i sakti dhe se ai vetë është në humbje (dalal).Ky është realiteti.Tani, sot nuk ka njeri që i vjen shpallja, Kur’ani dhe Sunneti janë midis nesh, nëse çështja e pranon ixhtihadin , atëherë ta justifikojnë ndonjëri prej nesh vëllain e tij në atë që ka bërë ixhtihad.Nuk ka problem nga diskutimi i dobishëm dhe i qetë midis vëllezërve, dhe preferoj që të jetë diskutimi midis atyre që kanë mosmarrëveshje, pa prezencen e të tjerëve; sepse të tjerët mund të mbartin në vetvetet e tyre nga ky diskutim atë që nuk e mbartin dy personat që diskutojnë. Kushedi përfundon diskutimi midis tyre në marrëveshje (unitet, dakortësi), ndërsa të tjerët që kanë prezantuar këtë diskutim mund të kenë në zemrat e tyre një diçka që mund ta mbartin edhe pas marrëveshjes së këtyre, dhe shejtani lëviz midis tyre me armiqësi, dhe atëherë (vazhdojmë) e mbesim në fatkeqësinë (belanë: e cila është mosmarrëveshja duke akuzuar njëri tjetrin të humbur në një mes’ele ixhtihadije) tonë.Atëherë (nisur nga kjo) them: All-llahu e shpërbleftë me të mira Imam Ahmedin për këtë metodë të mirë: [se Selefët nëse bien në mosmarrëveshje në një diçka dhe në të nuk ka argument të prerë, atëherë çështja është e gjërë, të gjitha (mendimet) lejohen].

Burimi: esh-Sherh el-Mumti’ ala Zadil-Mustekni’; 5/137-138; Botimi i Daru Ibnu el-Xhewzij nën përkujdesjen e Organizatës Bamirëse: “Muhammed ibn Salih el-’Uthejmin”.

Përktheu: Astrit Hoxha Shkodër: e Xhuma 08/ Shew-wal/1434  – (16/08/2013). (8)

Sunday, August 11, 2013

Ibn Mesud:Jeni ne nje kohe qe

Ibn Mesud radija_Allahu anhu ka thene:
"Ju jeni ne nje kohe ne te cilen Dijetarë jane shume por folesa jane pak. Me von do vijne nje kohe ne te cilen Dijetarë do jen pak por folesat do jen shume"

Saktesoj Shejkh Albani rahimehullah ne shenimet e tij tek Abu Khaythamah. el-Kebir nr 8066.

Pershtati:Arbrit Kraja ( Ebu Jusuf )
London

Sunday, August 4, 2013

Salafi Konference nga 16 deri 18 gusht


Salafi Konference: Shejkh el-Anxheri & Shejkh Ahmed: Gusht 16-18 2013




Konference ne Birmingham 16 deri18 gusht 2013 me:




Shejkh Muhammed el-Anxheri  (i pranishem)
Shejkh Ahmed Subei   (i pranishem)
Allaameh Rabi' ibn Haadi el-Med'hali  (telelink)
Allaameh Ubeid el-Xhabiri  (telelink)
Shejkh Abul-Abbaas Aadil Mansur  (telelink)
Shejkh Khaalid Abdur-Rahmaan  (telelink) 

Ju ftoj qe te prezantoni se eshte nje mundesi per te perfituar o vellezerit e mi Selefi Allahu ju ruajt.
Nje mundesi por jo premtim per vellezerit e mi selefi te shqiperise, qe nese kane ndonje pyetje mund te ma dergojne ne adresen time te emeilit Arbritkraja@hotmail.com
Pyetjet tuaja me perpara do te lexohen nga vella Ebu Hatixha - Ebu Hakim ose Abdulilah Lahmami  dhe do merren ne konsiderate ato pyetje qe Dijetaret nuk u jane pergjigjur me pare. 
Mundohuni Allahu ju ruajt qe pyetjet tuaja te jene sa me te qarta dhe te kuptueshme.
Allahu iu shperblefte per mirekuptimin.

Takohemi ne Birmingham In sha Allaah.

Vellai juaj Selefi: Arbrit Kraja (Ebu Jusuf)


Gruaja që falet përkrah burrit të saj - Shejkh Salih el-Feuzan hafidhahullaah


Pyetje:
Çfarë është Sunnet për një grua që falet me burrin e saj? A qëndron ajo përkrah tij apo pas tij?
Përgjigje:


Të dyja janë të njëjta; nuk ka ndonjë ndalesë nëse ajo qëndron përkrah tij dhe po ashtu nuk ka ndonjë ndalesë nëse ajo qëndron pas tij.

http://alfawzan.af.org.sa/node/14854

http://salaficentre.com/2013/08/wife-praying-next-to-her-husband-shaykh-saalih-al-fawzaan/


Përshtati: Arbrit Kraja (Abu Yusuf al-Albani)
London / 26 Ramadan 1434