Sunnetet e neglizhuara gjatë Ramazanit
-Shejkh Muhammed Nasrud-din el-Albani-
Pyetësi: A mundet Shejkhu që në këtë rast të mirë, të na japi disa fjalë të dobishme për Muajin e bekuar të Ramazanit?
Shejkh Albani:
Thotë Allahu –Tebarake ue Te’ala- në Kur’anin Fisnik:[1]
“O ju që keni besuar! Ju është urdhëruar juve edhe Es-Seum (agjërimi) siç u qe urdhëruar edhe atyre përpara jush me qëllim që të mund të bëheni El-Muttekunë (të përkushtuar).” [el-Bekare; 183]
Në këtë ajet, siç nuk është e paditur nga të pranishmit, Allahu –’Azze ue Xhel-, përmes këtij ajeti, e lajmëron Ummetin e Muhammedit –sal-lAllahu ‘alejhi ue aalihi ue sel-lem- me atë çfarë i zbriti Profetit të Tij –alejhis-salatu ues-selam-, se Ai ia ka bërë obligim atyre agjërimin, ashtu siç ua kishte bërë obligim prej tij (agjërimit) popujve (Ummeteve) para nesh.
Kjo është një çështje që njihet mjaft mirë nga të gjithë muslimanët që e lexojnë këtë ajet fisnik dhe e kuptojnë qartë domëthënien e tij, por ajo që dëshiroj të flas është rreth diçkaje tjetër, një çështje që shumë pak vihet re nga njerëzit në përgjithësi, e ajo është Fjala e Tij –Tebarake ue Te’ala- në fund të këtij ajeti:
“me qëllim që të mund të bëheni El-Muttekunë (të përkushtuar).” [el-Bekareh; 183]
No comments:
Post a Comment
Note: Only a member of this blog may post a comment.