Monday, September 30, 2013

A është kusht të kesh Tezkije për me dhan Mësim ???

Is Tazkiyah (or Graduation) Required Before One Teaches and Gives Da'wah? Part 4: Shaykh Zayd al-Madkhali


Filed under: Da'wah 
E Hane, Shator 30 2013 - Publikoj  Fetvat Manhaj.Com Salafi Publications
Tema rreth: Tezkijes 


Shaykh Zayd al-Madkhalee was asked in his first lesson of Sharh Usool al-Sunnah of Imaam Ahmad (mp3) the following:
NUK ËSHTË KUSHT (PËR NXËNËSIN E DIJES) QË TË SJELLË TEZKIJE
-Shejkh Zejd ibn Hadi el-Medkhalij-
bismillah
Pyetësi: Ju e njihni realitetin e muslimanëve në vendet e kufrit, ku shumica e të rinjëve d.m.th. janë  jo arabë, nuk e kuptojnë gjuhën arabe. Në fshatin tonë p.sh. është një vëlla i cili ka përkthyer mendimet e dijetarëve nga librat e tyre me vëllezërit e tij, libra të thjeshtë (në të kuptuar) si psh: komentimin e tre bazave të Shejkh el-Uthejmin dhe disa libra të tjerë; por është kundërshtuar dhe i është thënë se duhet të kesh Tezkije të veçantë nga një dijetar i madh nga Saudia p.sh.; d.m.th. nga një dijetar selefij. Cili është mendimi i juaj për këtë gjë?
Shejkh Zejdi: Mendimi im në lidhje me këtë (gjë për të cilën pyet) është se ai që mëson diçka prej shkencave të Fesë Islame dhe Legjislacionit Islam dhe e zotëron mirë atë (që ka mësuar), nuk ka ndonjë problem për të (që t’i mësojë të tjerët), bile ai ka shpërblim nëse u mëson me këtë (dituri që ka mësuar) dhe nuk është kusht që të sjellë Tezkije, por shikohet se me çfarë i mëson njerëzit:
-          Nëse i mëson ata me (dituri) të saktë, me dispozitat fetare (së bashku) me argumentat e tyre (përkatëse); kjo është ajo që kërkohet dhe nuk është kusht që të ketë Tezkije nga ndonjë shejkh.
-          E nëse gabon -dhe patjetër duhet të gjindet dikush që e kritikon gabimin- nëse bën gabim atëherë nuk lejohet që t’i mësojë njerëzit me diçka që nuk është e saktë.
Kjo pra është mes’eleja, sikurse ka thënë Pejgamberi –sal-lAll-llahu alejhi we sel-lem-:
“بلغوا عني ولو آية”
“Transmetoni nga unë qoftë edhe një ajet”
D.m.th. (ky hadith) është argument se ai që mbart pak nga dituria dhe njerëzit kanë nevojë për diturinë e tij, atëherë është obligim për të që t’iu transmetojë atyre (diturinë) dhe nuk i lejohet askujt që ta pengojë atë.
Përveçse nëse e sheh duke humbur (devijuar) njerëzit: flet për All-llahun dhe për Fenë e All-llahut pa dituri, jep fetva pa dituri dhe vendos rregulla pa dituri; së pari kjo nuk i lejohet atij dhe nuk lejohet heshtja ndaj tij, por ai këshillohet që të mësojë derisa të marrë (përfitojë) një hise (pjesë) prej diturisë dhe (pastaj) t’i mësojë njerëzit.
Ai nuk ndalohet (që të mësojë njerëzit) kur ia qëllon (kur i’u mëson dituri të saktë) dhe nuk aprovohet nëse është gabim.
Pyetësi: Nëse ai mjaftohet me përkthimin e mendimeve të dijetarëve, nuk shton e as nuk mangëson?
Shejkhu: Nëse transmetohen mendimet e dijetarëve me besnikëri akademike atëherë nuk ka problem.
Pyetësi: ..Dhe nuk mangëson.
Shejkhu: Kjo është rruga (metodologjia) e nxënësve të diturisë, ata transmetojnë nga dijetarët e tyre dhe nga ata që u kanë paraprirë atyre me shumë vite, të cilët shkruajtën librat dhe mblodhën hadithet në librat e Sunnetit, ai (nxënësi i diturisë) transmeton nga ata, por me besnikëri akademike.
Dhe më mirë për të është që të kuptojë atë që ai transmeton ku nëse pyetet ka mundësi që të japë sqarim me të gjitha detajet në gjykimin fetar, në mes’elen fetare në mënyrë që mos të bie në gabim.
Pra transmetimin -gjithashtu- patjetër që duhet ta shoqërojë kuptimi i asaj që njeriu transmeton. Njeriu mund të flasë ose diçka të shtrembëruar, ose gabim dhe për këtë shkak kalon dëmi tek dëgjuesi. Pra patjetër duhet që kuptimi -gjithashtu- të jetë (së bashku) me transmetimin (pra ajo që transmetohet të kuptohet nga transmetuesi).
Shejkh: Zejd el-Medkhalij hafidhehUllah
(Nga kaseta e parë- Sherhu es-Sunneh i Imam Ahmed)
Burimi: http://www.sahab.net/forums/index.php?showtopic=127163
Përktheu: Astrit Hoxha

A kushtëzohet ndonjë tezkije për disa vëllezër selefij që japin mësime, të cilët nuk e kanë marrë diturinë direkt nga dijetarët, por e kanë marrë diturinë nga kasetat dhe librat? – Shejkh Zejd el-Medkhalij

A kushtëzohet ndonjë tezkije për disa vëllezër selefij që japin mësime?
-Shejkh Zejd ibën Hadi el-Medkhalij-
bismillah
Pyetja: Një pyetës thotë: Ne jetojmë në vendet e kufrit, janë disa vëllezër që japin mësime, nuk e kanë marrë diturinë direkt nga dijetarët, por e kanë marrë diturinë nga kasetat dhe librat. A kushtëzohet ndonjë tezkije për këta që të vlerësohet dituria e tyre apo nuk kanë nevojë për këtë (tezkijen)? Dhe ata janë selefij dhe Falenderimi i takon All-llahut.

Përgjigja: Në të vërtetë atij që i mbërrin dituria me çdo mënyrë prej mënyrave dhe ai e zotëron atë (diturinë) atëherë prej tij merret dituria dhe merret mësim prej tij. Këto mjete (mënyra, metoda) janë mëshirë në këtë kohë për njerëz që nuk kanë mundësi që të arrijnë tek dijetarët, p.sh. sikurse ai që është në vendet e largëta të kufrit.
Atëherë (këta) nëse kanë lexuar librat e dijetarëve, kanë dëgjuar kasetat e tyre dhe çfarë publikohet prej tyre (dijetarëve), kanë përfituar prej tyre (librave, kasetave dhe publikimeve të dijetarëve) dhe atë që nuk e kanë të qartë kontaktojnë me dijetarët për të sqaruar atë që nuk e kanë të qartë.
Prej këtyre merret dituria, përderisa ata kanë zotëruar dhe kuptuar mirë atë dituri që ka mbërritur tek ata, qoftë kjo dituri ka mbërritur tek ata me anë të kasetave apo me anë të literaturës së shkruar.
Dhe nuk ka problem (gjynah, vërejtje) për ata (që e kanë marrë diturinë në këtë mënyrë dhe i mësojnë të tjerët).
Përktheu: Astrit Hoxha
Shkodër 14/11/1434 



Pyetësi: A është Tezkijah (lavdërimi) Kusht për një nxënës dije, kur ai don për të dhënë fetva ose për me dhan Mësim?

Shejkh Muhammed bin Hadi: E nevojshme, eshte e nevojshme, "Unë nuk u ula (për të dhënë fetva) deri sa më është thënë (kërkuar) mua (që ta bëj këtë)" Imam Malik rahimehUllah thotë. Po, është e nevojshme që të dëshmohet që ai është i aftë (dmth, e ka aftësinë) për të mësuar dije.

Pyetësi: Disa nga vëllezërit tanë O Shejkh nuk kanë dije për këtë për shembull, ai ka studiuar dhe është i njohur mes vëllezërve të tij me Akide dhe Menhexh të shëndoshë, dhe vëllezërit e tij e dinë fort mirë se në mësimet e tij ka shumë dobi, por Dijetarët nuk e njohin atë, kështu që në këtë situatë, si jemi ne në gjendje (si të ja bëjmë) që të marrim një Tezkijeh për të?

Shejkh Muhammed: Kjo ndodhë me dy mënyra (dmth ka dy mënyra):

E para: Kur ai është i njohur mirë për dijen (që ka), duke i mësuar dhe duke iu sjellur njerëzve (dobi) në këtë fushë.

E dyta: Me anë të lavdërimit (Tezkijes).  
Pra, në qoftë se ai është (a) i panjohur (Mexh'huul) dhe (b) nuk ka Tezkijeh atëherë ai nuk është i aftë për të dhënë fetva kushdo qoftë ai. Përsa i përket kur ai është i njohur në mesin e njerëzve për dije, duke mësuar dhe duke u përpjekur në këtë, dhe është i njohur për këtë, atëherë kjo është e mjaftueshme për njerëzit e atij vendi.

Pyetësi: Ai nuk ka tezkijeh as edhe për çështjen e mësimdhënies, ai nuk e ka as edhe një tezkijeh prej Dijetarëvë për mësimdhënie, sa për fillim.

Shejkh Muhammed(Dija) nuk merret përveç nga ai që është i njohur mirë dhe që është bërë i njohur për Dijen e tij në vendin ku ai jeton, ose nëse njerëzit e dijes dëshmojnë për të, kështu që [njëra prej këtyre dyjave] është e nevojshme.

Pyetësi: Kur ai njihet për Akide dhe Menhexh të shëndoshë, por asnjë prej Dijetarëve nuk e njeh atë, por vëllezërit dëshmojnë për Akiden dhe Menhexhin e tij të shëndoshë ...

Shejkh Muhammed: Duke e njohur mirë, ata kanë për qëllim me këtë, duke u njohur mirë edhe në vendin në të cilin ai është, që njerëzit (e atij vendi) dëshmojnë për të (që ai ka) dije dhe njohuri, kështu që kur kjo të bëhet përhapur [fjalë e paqartë] po.

Pyetësi: Nxënësi fillestar i dijes O Shejkh, nëse ai jep fetva të dijetarëve të mëdhenjë dhe thotë: "Dijetarët kanë thënë këtë e këtë", pa përmendur se kush është Mufti (dijetari) ...

 Shejkh Muhammed: Kjo është gabim, dhe  nuk pranohet. (Pastaj) Kush janë dijetarët ?!

Pyetësi: Në vendin tonë njerëzit nuk janë të kënaqur me dijetarët e mëdhenjë - Shejkhu ynë - ata të cilët janë të mëdhenjë në moshë, ata nuk i njohin Sheikh Ibn Baz, Shejkh Ibn Uthejmin dhe Shejkh el-Albanin.

Shejkh Muhammed: Nëse kjo është për një objektiv të saktë, sikurse ky rast, atëherë nuk ka ndonjë të keqe në këtë....

Përshtati: Arbrit Kraja (Ebu Jusuf)
Shkodër 27 Dhul-Ka’deh 1434.


Link to this article:   Show: HTML Link • Full Link • Short Link 
Related Articles:


No comments:

Post a Comment

Note: Only a member of this blog may post a comment.