Thursday, October 3, 2013

Shejkh Muhammed bin Hadi | A është kusht me pas Tezkijeh për me dhan Mësim?


Filed under: Da'wah 
E Hane, Shator 30 2013 - Publikoj  Fetvat Manhaj.Com Salafi Publications
Tema rreth: Tezkijes 




Pyetësi: A është Tezkijah (lavdërimi) Kusht për një nxënës dije, kur ai don për të dhënë fetva ose për me dhan Mësim?
Shejkh Muhammed bin Hadi: E nevojshme, eshte e nevojshme, "Unë nuk u ula (për të dhënë fetva) deri sa më është thënë (kërkuar) mua (që ta bëj këtë)" Imam Malik rahimehUllah thotë. Po, është e nevojshme që të dëshmohet që ai është i aftë (dmth, e ka aftësinë) për të mësuar dije.
Pyetësi: Disa nga vëllezërit tanë O Shejkh nuk kanë dije për këtë për shembull, ai ka studiuar dhe është i njohur mes vëllezërve të tij me Akide dhe Menhexh të shëndoshë, dhe vëllezërit e tij e dinë fort mirë se në mësimet e tij ka shumë dobi, por Dijetarët nuk e njohin atë, kështu që në këtë situatë, si jemi ne në gjendje (si të ja bëjmë) që të marrim një Tezkijeh për të?
Shejkh Muhammed: Kjo ndodhë me dy mënyra (dmth ka dy mënyra):
E paraKur ai është i njohur mirë për dijen (që ka), duke i mësuar dhe duke iu sjellur njerëzve (dobi) në këtë fushë.
E dyta: Me anë të lavdërimit (Tezkijes).  
Pra, në qoftë se ai është (a) i panjohur (Mexh'huul) dhe (b) nuk ka Tezkijeh atëherë ai nuk është i aftë për të dhënë fetva kushdo qoftë ai. Përsa i përket kur ai është i njohur në mesin e njerëzve për dije, duke mësuar dhe duke u përpjekur në këtë, dhe është i njohur për këtë, atëherë kjo është e mjaftueshme për njerëzit e atij vendi.

Pyetësi: Ai nuk ka tezkijeh as edhe për çështjen e mësimdhënies, ai nuk e ka as edhe një tezkijeh prej Dijetarëvë për mësimdhënie, sa për fillim.

Shejkh Muhammed(Dija) nuk merret përveç nga ai që është i njohur mirë dhe që është bërë i njohur për Dijen e tij në vendin ku ai jeton, ose nëse njerëzit e dijes dëshmojnë për të, kështu që [njëra prej këtyre dyjave] është e nevojshme.
Pyetësi: Kur ai njihet për Akide dhe Menhexh të shëndoshë, por asnjë prej Dijetarëve nuk e njeh atë, por vëllezërit dëshmojnë për Akiden dhe Menhexhin e tij të shëndoshë ...
Shejkh Muhammed: Duke e njohur mirë, ata kanë për qëllim me këtë, duke u njohur mirë edhe në vendin në të cilin ai është, që njerëzit (e atij vendi) dëshmojnë për të (që ai ka) dije dhe njohuri, kështu që kur kjo të bëhet përhapur [fjalë e paqartë] po.

Pyetësi: Nxënësi fillestar i dijes O Shejkh, nëse ai jep fetva të dijetarëve të mëdhenjë dhe thotë: "Dijetarët kanë thënë këtë e këtë", pa përmendur se kush është Mufti (dijetari) ...
 Shejkh Muhammed: Kjo është gabim, dhe  nuk pranohet. (Pastaj) Kush janë dijetarët ?!
Pyetësi: Në vendin tonë njerëzit nuk janë të kënaqur me dijetarët e mëdhenjë - Shejkhu ynë - ata të cilët janë të mëdhenjë në moshë, ata nuk i njohin Sheikh Ibn Baz, Shejkh Ibn Uthejmin dhe Shejkh el-Albanin.
Shejkh Muhammed: Nëse kjo është për një objektiv të saktë, sikurse ky rast, atëherë nuk ka ndonjë të keqe në këtë....
Përshtati: Arbrit Kraja (Ebu Jusuf)
Shkodër 27 Dhul-Ka’deh 1434.

No comments:

Post a Comment

Note: Only a member of this blog may post a comment.