Sunday, December 22, 2013

Përgjigja e Shejkh Ubejd el-Xhabirij për vëllezërit Selefij të Shkodrës

Përgjigja e Shejkh Ubejd el-Xhabirij hafidhehUllah për vëllezërit Selefij të Shkodrës

bismillah
I kam bërë vizitë1 (zijaret) shejkh Ubejd el-Xhabirij ditën e dielë – 12/ 2/1435 Hixhri, pas  namazit të Akshamit, në prezencë të: shejkh, Dr. Muham-med ibn Galib, shejkh Arafat ibn Hasen dhe dy vëllezërve nga Bahrejni, në këtë kohë shejkh Arafati lexoi një pyetje që i drejtohej shejkh Ubejdit nga vëllezërit që merren me Davet (thirrje Islame) në qytetin e Shkodrës – Shqipëri.
Shejkh Arafat ibn Hasen:
Pyetja: Shejkh i nderuar: -All-llahu ju ruajt- ne jemi një grup prej selefive shqiptarë nga qyteti i Shkodres, shpresojmë nga ju që ti përgjigjeni pyetjes së mëposhtme:
Një vëlla i yni selefi ka dhuruar vakëf një (copë) tokë për ndërtimin e një xhamie dhe për shërbime të tjera edukimi që të jenë në shërbim të Da’wetit Selefi tani dhe në të ardhmen -insha-Allah.
Por ne nëse duam të ndërtojmë një xhami në vendin tonë, duhet që patjetër të marrim miratimin e Komunitetit Musliman (el-Meshjekhah el-Islamijeh) për këtë gjë.
Dhe nuk merret miratimi prej tyre vetëm pasi të ketë kaluar pronësia e tokës (vakëf) tek ata; dhe pas kësaj ata zotërojnë autoritetin e shfrytëzimit të tokës dhe të asaj që ndërtohet mbi të, qoftë kjo xhami apo diçka tjetër. Sikurse ata zotërojnë autoritetin e zgjedhjes së imamit të xhamisë.
Ju bëjmë me dije se kjo Meshjekhah (Komunitet) i lufton Selefitë dhe Selefizmin dhe e shtrembëron imazhin e tyre. Kjo Meshjekhah (Komunitet) i ndalon të diplomuarit në Universitete Islamike që i përkasin Menhexhit Selefij nga Imamlleku dhe mësimdhënia në xhamija. Ata që e drejtojnë këtë Mues-seseh (shoqatë, organizatë; pra Komunitetin Musliman) ju përkasin grupimeve të devijuara prej sufistave dhe hizbive.
Për ndërtimin e një xhamije ne posedojmë dy mënyra (rrugë):
E para: Nga ana e Meshjekhas (Komunitetit) , (pra nëpermjet tyre), dhe parapriu më sipër sqarimi i gjëndjes së tyre dhe urrejtja e tyre për Selefitë dhe Selefizmin. Nëse ne biem dakord me ata që të ndërtojmë një xhami duhet patjetër që t’iu dhurojmë atyre tokën, pas kësaj nuk kemi besim tek ata dhe së fundmi ne iu kemi dhuruar atyre tokën bashkë me xhaminë; sepse marrëveshja me ata është vetëm gojore.
E dyta: është: që një grup vëllezërish të themelojnë një mues-seseh (shoqatë, organizatë) fetare – kulturore me liçensë nga Gjykata dhe kjo tokë (vakëf) të qëndrojë në pronësinë e atij që ka dhuruar tokën vakëf, pastaj të ndërtojmë në këtë tokë një ndërtesë dhe ta përdorim atë në emër të mues-seseh (shoqatës, organizatës) si xhami apo qendër Selefije.
Pyetja është: Cili është orientimi i juaj për ne? Si të veprojmë për këtë gjë dhe cilën rrugë të ndjekim për ndërtimin e xhamisë?
Shejkh Ubejdi është përgjigjur:
Unë jam dakord me të dytën (pra me mënyrën e dytë), të shkëputen nga kjo Meshjekhah (Komuniteti); ajo nuk është Meshjekha e vërtetë. Themeloni një mues-seseh (shoqatë, organizatë) që ti bashkojë (mbledhë) selefitë.
Pastaj një nga të pranishmit tha se disa thonë: se kjo është shoqatë hizbije.
Atëherë shejkhu tha: (atë që thonë këta njerëz se kjo mues-seseh është hizbizëm) nuk i dëmton. O bijtë e mij: hizbizmi bazohet në wela dhe bera, ndërsa kjo mues-seseh jo, nuk është hizbije, kjo është xhem’ije (shoqatë) khajrije (bamirëse), ajo nuk bazohet në wela dhe në bera.
Hizbizmi është se nëse nuk falesh në xhaminë e tyre ata të urrejnë ty, e nëse nuk iu merr leje atyre ata të urrejnë ty; por kjo (mënyra e dytë) nuk është në asnjë mënyrë hizbizëm.
Transmetoju atyre selamin tim dhe transmetoju atyre se unë u jap atyre fetwa për këtë (për mënyrën e dytë).
Shejkh Arafat ibn Hasen: Ata kanë edhe një pyetje tjetër:
Ne kemi edhe një pyetje tjetër që ka lidhje me dhënien mësim vëllezërve Selefij qoftë kjo në xhami apo në Merkez (qendër):
A i lejohet një prej vëllezërve tanë Selefij – i cili është diplomuar në Fakultetin e Thirrjes Islame për Gjuhë Arabe dhe Studime Islame në Libi, dhe më pas është diplomuar për Magjister në Fik’h – për të dhënë mësim vëllezërve vetëm nëpërmjet përkthimit të komentimeve të librave të dijetarëve Selefi; sepse disa njerëz i kanë vënë kusht që të ketë tezkije prej ndonjë dijetari ose të ketë studiuar tek dijetarët?
Shejkh Ubejdi përgjigjet:
Përderisa ju zotëroni diplomë nga Universiteti, kjo ju mjafton.
Pasha All-llahu o bijtë e mi unë nuk jam përpjekur për tezkijeh nga askush. Ta besoni se kush ka për qëllim Sunnetin, iu jep mësim të tjerëve për Sunnetin, shkruan libra për të ndihmuar Sunnetin, All-llahu do ta ndihmojë atë dhe atij do t’i vijë tezkija. Të paktë janë ata që marrin tezkije.
Kjo mues-seseh (shoqatë, organizatë) kur të përfundohet, – All-llahu ju dhashtë bereqet- dhe të zgjedhni librat që të jepni mësim, pastaj ai që është i pastër në akideh,  në ikhlas për All-llahun dhe në pasimin e të Dërguarit –sal-lAll-llahu alejhi we sel-lem- i japin tezkije veprat e tij. Ai që e ka frikë All-llahun, All-llahu i jep atij rrugëdalje.
E shkruajti përgjigjen në arabisht: Alben Aliu el-Albani
E kontrolloi: Shejkh Arafat ibn Hasen el-Muham-medij
El-Medineh eN-Nebewij-jeh 17/ 2/ 1435
Përktheu pyetjen dhe përgjigjen: Astrit Hoxha
Shkodër 18/ 2/ 1435 H. (21/ 12/ 2013)
1. Shënim:
Pyetja i është dërguar e formuluar në arabisht nga Shkodra shejkh Arafat ibn Hasen el- Muham-medij nëpërmjet studentit Alben Aliu për t’ia drejtuar shejkhut të nderuar Ubejd el-Xhabirij.
Përgjigja e dhënë nga shejkh Ubejdi është shkruajtur nga studenti Alben Aliu dhe nuk është dërguar vetëm pasi është kontrolluar dhe ka marrë aprovimin e shejkh Arafat el-Muham-medij.

www.EsSelefusSalih.com
Shkoder

No comments:

Post a Comment

Note: Only a member of this blog may post a comment.