A i lejohet një gruaje të falet në pantallona (si
psh xhinse dhe të tjera të ngjashme si xhinset, pantallona normale, funde, tuta
etj)?
Shejkh Salih el-Feuzan hafidhehullaah thotë:
Nuk i lejohet një gruaje të veshin rroba të ngushta
të cilat tregojnë gjymtyrët dhe formën e trupit të saj. Rrobat e ngushta nuk
janë të lejuara as për burrat dhe as për gratë, por sidomos për gratë është e
ndaluar, sepse fitneja e tyre është shumë e madhe.
Lidhur me namazin, e në mënyrë të veçantë në qoftë
se personi (mashkull apo femër), e falë namazin e tij me auretin e tij të
mbuluar në rroba të tilla, në vetvete namazi i tij është i vlefshëm sepse pjesa
e turpshme është mbuluar, por ai mëkaton (bën gjynah) duke u falur me rroba të
ngushta , sepse ai ka shkelur një prej rregullave të faljes duke u veshur rroba
të ngushta.
[El-Muntaka min Fataawa el-Shejkh Saalih al-Fawzaan hafidhahullaah]
[El-Muntaka min Fataawa el-Shejkh Saalih al-Fawzaan hafidhahullaah]
Shejkh Ibn Uthejmin rahimehullaah, në lidhje me këtë çështje (veshjen e pantallonave nga gratë në namaz) ka thënë:
Edhe në qoftë se ata janë të gjëra dhe të pa tejdukshme, (theksoj se pantallonat nuk duhet të vishen), sepse ata ndajnë një këmbë nga tjera, kështu që ata nuk e mbulojnë siç duhet. Por më tepër ekziston frika se kjo e bën gruan ti përngjasojë burrave, sepse pantallonat janë veshje burrash. "
[Mexhmu 'Fetava ue Rasaa'il Ibn' Uthejmin, 12/286]
Përshtati: -Arbrit Kraja - Abu Yusuf al-Albani A'Shkodera
London
Subhan'All-llah! Thotë Shejkh Muhammed Nasirud-din el-Albani rahimehullaah:
"Si aureti i burrit ashtu edhe aureti i gruas janë të barabartë. 'Të paktë janë ata që ruhen' përveç ata që i Mëshiron All-llahu Subhanahu ue Te'ala."
Subhan'All-llah! Thotë Shejkh Muhammed Nasirud-din el-Albani rahimehullaah:
"Si aureti i burrit ashtu edhe aureti i gruas janë të barabartë. 'Të paktë janë ata që ruhen' përveç ata që i Mëshiron All-llahu Subhanahu ue Te'ala."
No comments:
Post a Comment
Note: Only a member of this blog may post a comment.