Pyetje:
A lejohet për të ngrënë mishin e therur për përkujtim
të Mevludit (ditëlindja e Pejgamberit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) ose të ndonjë
tjetër përvjetori?
Përgjigje:
Therja apo bërja kurban e kafshëve me rastin e
përkujtimit të lindjes së një Profeti ose një personi të devotshëm (Uali) për
ti lartësuar ata, gjykohet si kurban i bërë për dikë tjetër përveç Allahut
SubhanehuTeala, dhe kjo është Shirk (vënja shokë Allahut në adhurim). Prandaj
nuk lejohet të hani nga këto kafshë.
Transmetohet se Profeti sal-lAllahu alejhi
ue sel-lem, ka thënë:
’’Allahu e ka mallkuar atë që ther
kurban (për dikë tjetër) përveç Tij (Allahut)’’ (Muslimi,
nr, 1978)
Komisioni
Përshershëm i Fetvave (1/217)
Shejkh
Abdullah bin
Gudejan
Rahimehumullah
Përktheu: Arbrit Kraja (Ebu Jusuf)
Shkodër 1 Rebbi’ 1 1434.
No comments:
Post a Comment
Note: Only a member of this blog may post a comment.