Thënia: “Besimi është në zemër”
-fjalë e drejtë me të cilën është për qëllim e kota dhe e pavërteta-
-Shejkh Salih ibën Feuzan el Feuzan-
Pyetja: Çfarë mund të
na thoni rreth atij personi që kur i thuhet “frikësohu Allahut” lidhur
me disa gjynahe – sikur rruajtja e mjekrës, pirja e duhanit, zgjatja e
rrobës nën nyjen e këmbës -, ai thotë: besimi është në zemër dhe nuk
është besimi tek lëshimi i mjekrës, braktisja e duhanit apo tek zgjatja e
rrobës. Poashtu ai të thotë: vërtetë Allahu nuk shikon trupat tuaj – ka
për qëllim mjekrën, duhanin apo rrobën – , por shikon zemrat tuaja?
Shpresoj tek një përgjigje e juaja o shejh i nderuar, në mënyrë që të mësojë ai që thotë se besimi është në zemër?
Përgjigja: Këtë fjalë
e thonë shpesh disa njerëz të paditur ose sofizta. Kjo është fjalë e
drejtë, mirëpo me të është për qëllim e kota dhe e pavërteta, sepse ai
që e thotë këtë fjalë, dëshiron të justifikojë gjynahun e tij; sepse ky
person pretendon se mjafton besimi që është ne zemër nga veprimi i
adhurimeve dhe braktisja e gjynaheve. Padyshim që ky është një mashtrim i
qartë, sepse besimi nuk është vetëm në zemër, përkundrazi besimi
–sikurse e ka përkufizuar Ehlus-Sunneh uel Xhema’ah – , është fjalë e
gjuhës, besim i zemrës dhe punë e gjymtyrëve.
Ka thënë imam el Hasen el Basri – Allahu e mëshiroftë – :...vazhdo me leximin>>>>>>