Tuesday, October 28, 2014

Beteja e shekullit 21-të kundër Dhunës së Ekstremistëve dhe Terrorizmit të ISIS &Al-Kaidas në Irak & Siri

Betejta e Shekullit 21-të Kundër Dhunës së Ekstremistëve  dhe Terrorizmit të ISIS & Al-Kaidas në Irak & Siri

Duhet ta lexoni: Qëndrimin e Muslimanëve Selefij kundrejt -Kryengritësve Ekstremistë- në Dritën e Kur'anit dhe Mësimeve Profetike

Të gjitha falenderimet i takojnë Allahut, Zotit të Gjithësisë, Zoti i Nuhut, Ibrahimit, Musait, Isait (Jezusit) dhe Muhammedit. Paqja dhe bekimet e Allahut qoftë mbi të gjithë ata. Në vijim:

1. Mesazhi i Islamit
Aspekti më i rëndësishëm i Islamit dhe baza e tij më madhështore është thirrja për në adhurimin e Allahut, Zotit të Madhërishëm, Një të vetëm pa i bërë Atij shok në çdo aspekt të adhurimit. Kjo ishte pika e fillimit të thirrjes së të Dërguarve nga Nuhu te Musai, Isain (Jezusin) dhe në fund Muhammedi –sal-Allahu ‘alejhi ue sel-lem-. Thotë Allahu i Madhërishëm:

"Ne kemi çuar te çdo Ummet (popull, komb) të Dërguar (duke shpallur): “Adhuroni vetëm Allahun dhe shmanguni dhe i rrini larg Tagutit (gjithçka që adhurohet përveç e përkrah Allahut)" (Ku’rani. 16:36)

2. Islami i në të cilin Selefitë thërrasin, Kërkon që Muslimanët të Sillen me Drejtësi me Jo-Muslimanët

Ka thënë Allahu i Madhërishëm në Kur'an:

"All-llahu nuk ju ndalon që ju të bashkëpunoni me drejtësi e mirësi me ata të cilët nuk ju luftuan ju për çështje të fesë, dhe nuk ju dëbuan nga shtëpitë tuaja. Vërtetë që Allahu i do ata që bashkëpunojnë me barazi. Janë vetëm ata të cilët ju luftuan ju për çështje të fesë dhe që ju kanë dëbuar ju nga shtëpitë e tuaja si edhe që kanë ndihmuar për t’ju dëbuar ju, që Allahu jua ndalon juve të bëni shoqëri me ta. "(Kur'ani 60: 8-9)

 Profeti Muhammed -sal-Allahu ‘alejhi ue sel-lem- ua mësonte shokëve të tij atë që shpallej në Ku’ran, dhe në anën tjetër ata vepronin në pajtim me të. Profeti është angazhuar në beteja me armikun, por ai gjithmonë ka mbajtur drejtësi. Ai asnjëherë nuk i dëmtonte gratë, fëmijët dhe ata që nuk i luftonin, dhe po ashtu ua ndaloi këtë të tjerëve. Ai disa herë ka bërë marrëveshje me më të ashpërit prej armiqve duke shpresuar që ndonjë e mirë do të rezultonte prej saj. Ai bëri marrëveshje paqeje me Jehudët e Medinës, me Idhujtarët e Mekkes dhe me Nesara (të Krishterët). Këto janë fakte të pamohueshme. Islami nuk është ashtu siç pohohet nga disa, një Fe e etur për gjak, Islami nuk e dëshiron luftën thjesht për të luftuar. Fatkeqësisht,"Ekstremistët-Islamikë" të kohëve të sotme e kanë prishur bukurinë -imazhin- e Islamit, deformuar konceptin e Xhihadit dhe kthyen njerëz të panumërt larg prej pamjes të mesazhit të vërtetë të Profetit Muhammed –sal-Allahu ‘alejhi ue sel-lem-.

"Padyshim që tek i Dërguari i Allahut (Muhammedi a.s.), ju keni një shembull mjaft të mirë." (Kur'ani 33:21)

3. Xhihadi në Islam ka Udhëzime të Qarta
Xhihadi në Islam është i llojeve të ndryshme, dhe prej tyre është Xhihadi në fushën e betejës në një luftë të drejtë konvencionale. Në vijim janë disa prej parimeve të rëndësishme dhe udhëzime të Xhihadit siç sqarohen nga Dijetarët Selefij:

1- Lufta shpallet nga udhëheqësit dhe qeveritë, jo nga qytetarët individualë, apo prej kryengritësve dhe predikuesve nga minderet, apo përmes rrjeteve sociale! Këto deklarime te pavarura të Xhihadit dhe luftës nuk mbajnë asnjë ligjshmëri në Islam. Shembull i një shpallje të ligjshme të luftës ishte ajo e Luftës së parë të Gjirit më 1990-91 pasi Kuvajti u pushtua nga ushtria e Irakut nën udhëheqjen e Sadam Huseinit. Kështu që Arabia Saudite mbrojti kufijtë e saj me përdorimin e ushtrisë së saj të rekrutuar në një aleancë me vendet e tjera.

2- Muslimani regjistrohet në një ushtri të ligjshme që udhëhiqet nga një prijës i një vendi Musliman, i cili ka autoritetin dhe drejtimin e qeverisë. Militantët dhe rebelët nuk kanë legjitimitet apo autoritet ligjor.

3 - Ushtria Muslimane (nën një udhëheqje legjitime) duhet të ketë aftësinë dhe forcën e nevojshme për të luftuar, apo të sprapsin një sulm nëse ata janë duke mbrojtur vendin e tyre. Nëse nuk i kanë aftësitë e nevojshme, atëherë këto nuk angazhohen me armikun në betejë. Në një situatë të tillë, Muslimanët lejohen të tërhiqen dhe të iniciojnë marrëveshje paqeje.

4- Ata që nuk luftojnë nuk vriten apo dëmtohen në konflikte dhe beteja. Kjo përfshin gratë, fëmijët, murgjit, emisarë, mësues, infermierë, mjekë, punëtorë ndihmës dhe të tjerët. Xhihadistët pretendojnë se të gjithë jo-Muslimanët janë të lejuar për t’i vrarë, që bie në kundërshtim me mësimet Islame.

5- U lejohet qeverive të vendeve Muslimane që të bëjnë marrëveshje paqeje me jo-Muslimanët në dobi të përgjithshme të popullit të tyre, dhe të ndërpresin luftimet. Njerëzit janë të detyruar tu binden marrëveshjeve dhe të mos i shkelin ato. Kjo pavarësisht nëse prijësit e Muslimanëve janë të devotshëm apo shtypës. Nuk lejohet të dëmtohen ata që janë nën paktin e mbrojtjes. Profeti –sal-Allahu ‘alejhi ue sel-lem- ka thënë:

"Ai që vret një nga (jo-Muslimanët) me të cilët kemi marrëveshje, s'do ta ndjejë erën e Xhennetit."

6- Xhihadi bëhet vetëm për Allahun e Plotfuqishëm, për Fenë e Tij, me sinqeritet dhe ndërgjegjshmëri duke kërkuar kënaqësinë e Tij të  bazuara në udhëzime të qarta. Personi nuk bën Xhihad për përfitime personale, apo fisnore, ose pasurisë, apo partiake politike, apo shkaqe nacionaliste, apo për shuarje gjakrash etj, apo për të përdhunuar dhe plaçkitur, apo për reputacion, famë dhe aventurë.

4. Xhihadi Në Pikëpamje Të Ekstremistëve
"Pra, ka ekstremistë të cilët e obligojnë Xhihadin në çdo situatë pa zbatuar ndonjë prej kushteve ose parimeve. Ata bëjnë kështu edhe në qoftë se Muslimanët janë të dobët dhe të pafuqishëm, madje edhe nëse ata nuk kanë një Prijës të tyre. Pra, secili e lufton "armikun" dhe angazhohet në beteja dhe përleshje pa një Prijës të legjimituar, dhe ata i vrasin jo-Muslimanët të cilët nuk është e lejuar për t’i vrarë. Ata vrasin njerëz të cilët kanë marrëveshje me vendet Muslimane dhe ata vrasin ata që janë të mbrojtur nga marrëveshjet dhe konventat. Kështu që kjo është ekstremizëm dhe jo Xhihad. Përkundrazi, këta ekstremistë shkojnë edhe më tej duke hedhur në erë shtëpitë dhe ndërtesat rezidenciale të ndërtuara në zonat e qyteteve. Ata pa mëshirë vrasin Muslimanë dhe jo-Muslimanë, të rinj dhe të vjetër, burra dhe gra. Ata përhapin terror dhe frikë në Muslimanë dhe jo-Muslimanë që jetojnë nën mbrojtjen e qeverive Muslimane. Pastaj ata kanë guximin për ta thirrur atë Xhihad! Përkundrazi kjo është korrupsion dhe jo Xhihad. Ata tërheqin Muslimanët në të keqe, shkatërrim dhe rrënim. Xhihadi ka kushte që udhëhiqen nga principe, të cilat janë bërë të qarta në librat e komentimit të Kur'anit, Sunnetit Profetik dhe jurisprudencës Islame. "(Këto janë fjalët e Shejkh Salih el-Fewzan -Allahu e ruajtë-, Riad, Arabia Saudite)

5. Therjet e Pamëshirshme në Siri dhe Irak Në Emër të Xhihadit
Shfaqja e ideologjisë së ISIS, Isil apo Al-Kaidës në Irak në shekullin e 21-të faktikisht nuk është një fenomen i ri. Qeveritë Muslimane gjatë shekujve kanë ndeshur këto lloje të lëvizjeve rebele të njohur në terminologjinë Islame si Khavarixh. Bashkë me Shi’itët (të trupëzuara në regjimin bashkohor Iranian), këta Khavarixh kurrë nuk kanë pranuar asnjë legjitimitet përveç të tyrin. Qëllimi i tyre është të marrin pushtetin dhe të krijojnë një regjim prej brutalitetit të pamëshirshëm, në emër të "drejtësisë"! Dijetari i madh Sirian, Selefij dhe historian, Ibn Kethir -Allahu e Mëshiroftë-, i cili ka vdekur më shumë se shtatë shekuj më parë shkroi fjalët e mëposhtme që tingëllojnë fuqishëm në kohët tona, kjo një ndjenjë dhe mendjemprehtësi e thellë e këtij dijetari. Ai ka thënë, në lidhje me Khavarixhët:

"Nëse fuqizohen këta njerëz  do të bëjnë fesad në krejt tokën, në Irak e Sham, e nuk do të lënë (të gjallë) as foshnje (djalë e vajzë), as burrë e as gru, sepse njerëzit në pikëpamjen e tyre janë prishur deri në atë shkallë sa nuk bën dobi tek ata vetëm se vrasja e të gjithëve…"(El-Bidajeh, 10 / 584-585).

Kjo është një kujtesë e zymtë e asaj që mund t'u bien vendeve në qoftë se në këto vende lejohen ekstremistët që të lulëzojnë pa i zaptuar. Dhe sot, ne po dëshmojmë përmbushjen e këtyre fjalëve të Ibn Kethirit në duart e ISIS dhe rebelëve të tjerë xhihadistë në Irak, Siri dhe vende të tjera. Këto vrasës të cilët, në emër të Islamit kanë ndërmarrë vrasjen masive të njerëzve mbi bazën që ndreqja nuk mund të bëhet përveçse nëpërmjet vrasjes së të gjithëve. Vrasjet e kryera nga ISIS, Al-Kaeda dhe grupe të tjera ekstremiste janë më të këqija sesa vrasjet e kryera nga gjynahqarët, sepse gjynahqarët nuk pretendojnë se ata kanë të drejtën për të vrarë nga Perëndia, ndërsa ekstremistët pohojnë se Zoti i Plotfuqishëm i ka urdhëruar Vetë ata me këtë therje, dhe për këtë arsye ata besojnë se ata janë duke bërë Punën e Perëndisë! Për këtë arsye, përgjigjja ndaj këtyre Ideologjive ekstremiste duhet të jetë menduar mirë, e fortë dhe me bazë në doktrina Islame. Në nivelin teologjik, ekstremistët duhet të luftohen me transmetime Kur'anore dhe Profetike të mbështetura nga thëniet dhe shkrimet e hershme të brezave të dijetarëve Muslimanë. Kjo ka një efekt të dyfishtë. 

Së pari: Kjo ndihmon për të mbyllur propagandën Xhihadiste, metodë që e pretendojnë të jetë sipas Kur'anit dhe mësimeve të Profetit Muhammed (që natyrisht, është e pavërtetë). 

Së dyti: Kur të rinjtë Muslimanë dyshojnë, sidomos në Perëndim, t’i dëgjojnë dhe t’i lexojnë këto refuzime, ata do t’i dëgjojnë përmes argumenteve të rreme të ekstremistëve.

6. Njohja e një ekstremisti apo e një personi që është  duke u kthyer në ekstremist të dhunshëm
Ka disa shenja dhe cilësi që janë të dukshme në një Ekstremist që janë të njohura për atë që e di çfarë është duke kërkuar. Njohja e këtyre shenjave është thelbësore në luftën kundër radikalizimit të rinisë Islame në Perëndim. Po rendisim vetëm disa prej këtyre tipare:

1-Ata i fokusojnë të rinjtë vazhdimisht mbi situatën politike të regjimeve Islame dhe Lindjen e Mesme, dhe duke e bërë atë epiqendër, pikë kryesore të diskutimit fetar.

2- Duke qortuar haptazi prijësit Muslimanë të cilët ata i konsiderojnë të jenë tiranë, dhe duke bërë thirrje për rebelim në vendet Muslimane, nën flamurin "gjykimi është për Allahun" - një frazë e përvetësuar prej ekstremistëve, dhe e keqpërdorur.

3- Duke lavdëruar krerët e ideologjive ekstremiste të tillë si Sej’jid Kutub (v 1966). Kutub nderohet nga xhihadistët e gjithë botës nga Bin Laden, Eimen ​​Ez-Zewahiri, Anwar El-Awlaki dhe Ebu Katada. Ai ishte një lider i spikatur i grupit Egjiptian "Vëllazëria Muslimane". Shkrimet e tij janë të përhapura dhe të përkthyera në dhjetëra gjuhë, duke përfshirë gjuhën Shqipe dhe Anglisht. Amerikani i lindur Jemenas, terroristi Anwar El-Awlaki dikur mburrej se ai ishte aq i zhytur në shkrimet e Sej’jid Kutub aq sa ai ndjeu praninë e Kutubit me vete në qelinë e tij të burgut!

4- Ekstremistët (Khavarixhë) dhe ata që janë nën ndikimin e tyre dallohen me veçorinë e deklarimit të Muslimanëve, të cilët e kundërshtojnë pikëpamjen e tyre politike si jo-Besimtarë. Ata i shohin prijësit Muslimanë që kryejnë mëkate apo vepër tiranie të jenë jo-Besimtarë. Deklarimi i Muslimanëve si jo-Besimtarë referohet në terminologjinë Islame si Tekfir. Për këtë arsye, ekstremistët referohen shpesh si Tekfīrsa.

5- Ekstremistët në Perëndim shpeshherë i lavdërojnë aktet e dhunës së kryera nga grupet "xhihadiste", qoftë kjo e shpërthimeve vetëvrasëse, prerjen e kokës së pengjeve, vrasjen e jo-Muslimanëve etj etj, Dikush nuk e sheh në fjalimin e tyre dënimin e ekstremizmit të dhunshëm apo figurat e tij.

7. Të mos mashtrohet njeri nga ekstremistët për shkak të pamjes së tyre të jashtme apo devotshmërisë
Mbi një mijë vjet më parë, dijetari i madh Selefi El-Āxhurrī -Allahu e Mëshiroftë- (V.360 Hixhrij) ka thënë në lidhje me kryengritësit ekstremistë: 

"As dijetarët e lashtë e as të këtyre kohëve, kurrë nuk ndryshuan ndaj Khavarixhëve. Ata i konsideruan ata si njerëz të këqinj e që ishin të pabindur ndaj Allahut dhe të Dërguarit të Tij, edhe pse ata faleshin, agjëronin dhe e sforconin veten në adhurim. Por e gjithë kjo nuk kishte asnjë përfitim (dobi) për ta." (Esh- Sheri’eh 1/135).

Një tjetër dijetar i madh Selefij, Ibn el-Xhewzī -Allahu e Mëshiroftë- (v.1200CE) ka thënë: 

"Ata lejuan vrasjen e foshnjeve, por ata nuk e lejojnë ngrënien e çdo fruti të pemëve pa paguar për të! Ata e lodhën veten me adhurim, dhe shpeshherë qëndrojnë të zgjuar, por ata ngritën shpatat e tyre kundër Muslimanëve. Madje edhe vetë Shejtani nuk mund ta kishte imagjinuar shtrirjen e ligësisë së tyre! " ( Telbīs Iblis, fq. 91)

8. Çfarë mund të bëj nëse unë i njoh ekstremistët që janë nxitës apo thurjen e një sulmi terrorist?
Qëndrimi i një Selefiu kundrejt atyre që nxisin ose planifikojnë akte terroriste si shpërthimet vetëvrasëse, rrëmbimet apo vrasjet është se Muslimanët duhet të njoftojnë autoritetet. Kjo pavarësisht nga fakti nëse këto akte kryen në vendet Muslimane apo jo-Muslimane. Komunitetet Muslimane duhet të jenë në ballë të vulosjes se këtyre akteve jo-Islamike, që në mënyrë të rreme janë bërë në emër të Islamit. Pejgamberi –sal-Allahu ‘alejhi ue sel-lem- ka thënë:

"Çdo popull në mesin e të cilit kryhen mëkate, dhe kanë mundësi për t’i ndryshuar dhe nuk i ndryshojnë, atëherë Allahu dërgon dënimin e Tij mbi të gjithë ata."

I Dërguari –sal-Allahu ‘alejhi ue sel-lem-  i përshkroi këta Khavarixhë, duke shpjeguar se ata nuk kanë kuptim të Islamit, ai tha:

“Ata e lexojnë Kur’anin por ai nuk i tejkalon gërmazet e tyre. Ata largohen nga Feja (Islame) sikurse shigjeta kalon përmes gjahut.”

Prindërit gjithashtu kanë një përgjegjësi të madhe për të edukuar fëmijët e tyre në kuptimin e vërtetë dhe të saktë të Islamit sipas Selefëve, në mënyrë që ata të mos mashtrohen nga këta mashtrues.

Ne u bëjmë thirrje të gjithë analistëve, personaliteteve të medias, shkrimtarë, gazetarë, autorë dhe akademikë të shfaqin drejtësi dhe ta shfajësojnë Islamin dhe Muslimanët nga këta Khavarixhë të këqinj, ideologjia e të cilëve është totalisht e papajtueshme me Islamin, siç parapriu më lart.

Për më shumë informacion në anglisht vizitoni: IslamAgainstExtremism.Com  AbuKhadeejah.com SalafiBookstore.com Salaf.com Troid.ca

Përmblodhi materialin: SalafiPublications.com

Përshtati në Shqip me lejen e Autorit: Abu Yusuf al-Albani (Arbrit Kraja)
A’Shkodera Albania 3 Al-Muharram 1436 AH.
www.esselefussalih.com
 

Ky material u printua dhe u shpërnda nga vëllezërit e Mesxhid 'UTHMAN IBN AF-FAN' radijAll-llahu anhu Shkodër. Nuk lejohet botimi apo printimi i këtij materiali pa lejen paraprake të përkthyesit. Kontakt: QendraEdukimi@gmail.com

No comments:

Post a Comment

Note: Only a member of this blog may post a comment.