Gjykimi
i Fesë Islame mbi mbartjen e nuskave, hajmalive dhe yshjeve (varseve dhe bylyzykëve)
Të gjitha
falenderimet i takojnë vetem Allahut, Zotit të Gjithësisë, Zoti i Nuhut, Ibrahimit,
Musait, Isait dhe Muhammedit. Paqja dhe bekimet e Allahut qoftë mbi të gjithë
ata.
Në vijim: Mesazhi i Fesë Islame:
Aspekti më i
rëndësishëm i Fesë Islame dhe baza e tij më madhështore është thirrja për në
adhurimin e Allahut, Zotin e Gjithësisë, Një të vetëm pa i bërë Atij shok në
çdo aspekt të adhurimit. Kjo ishte pika e fillimit të thirrjes së të Dërguarve nga
Nuhu te Musai, Isai dhe në fund Muhammedi (صلى الله عليه و سلم). Thotë Allahu i Madhërishëm: "Ne kemi çuar te çdo Ummet
(popull, komb) të Dërguar (duke shpallur): “Adhuroni vetëm Allahun dhe
shmanguni dhe i rrini larg Tagutit (gjithçka që adhurohet përveç e përkrah
Allahut)" (Ku’rani. 16:36)
Gjykimi i Fesë Islame mbi mbajtjen e nuskave,
hajmalive dhe yshjeve (varseve dhe bylyzykëve)
Praktika për shkrimin e ajeteve Kur'anore, duave,
dhikrit apo emrave të Allahut në copa letre apo lecka dhe për t'i vendosur ata
në trup në formë gjerdani, bylyzyku, varseje etj, nuk është transmetuar nga
Profeti (صلى الله عليه و سلم) e as nga shokët e tij. Çdo musliman e di që
shembulli më i mirë për t'u ndjekur është vetë Profeti (صلى الله عليه و سلم). Pra, nëse Profeti dhe shokët e tij nuk i kanë
përdorur hajmalitë si një mjet për mbrojtje apo për të larguar të keqën, ose si
një mjet për të sjellë mirë, atëherë asnjë musliman pas tyre nuk ka pse duhet
t’i përdori ato. Feja Islame është plotësuar dhe përsosur nga Allahu i
Lartësuar.
Allahu i Lartësuar, thotë në Kur’an:
“Këtë ditë
Unë e përsosa fenë tuaj për ju, plotësova Mirësinë Time mbi ju dhe zgjodha për
ju Islamin si fe.” (Ku’rani 5:3)
Një fe që është e plotësuar dhe e përsosur nuk i
nevojiten risi, rituale apo adhurime të reja. Falënderimet i takojnë vetëm
Allahut që ju mjaftoi muslimanëve me atë që është shpallur në Kur'an dhe në
Sunnetin Profetik, dhe askush nuk i ka kuptuar këto dy shpallje më mirë sesa
shokët e tij, Sahabët.
Gjithashtu, Profeti (صلى الله عليه و سلم) ka thënë:
“Kush vepron një vepër që nuk është në
përputhje me Fenë tonë, atëherë ajo është e refuzuar.” (trs:
Buhari - Muslim)
Ky hadith është argument se një vepër adhurimi nuk
mund të veprohet përderisa nuk është e mbështetur me evidencë (nass) nga
Kur’ani dhe Sunneti, sipas kuptimit të Sahabëve. Shpeshherë njerëzit mundohen
t’i përdorin ajetet Kur’anore dhe hadithet profetike jashtë kontekstit për të
mbështetur risitë e tyre në fe, por është kuptimi i Sahabëve që e shfaq (e bën
të dukshëm) gabimin e tyre. Njeriu duhet që gjithmonë të pyesi: “A e kanë bërë
Sahabët atë cfarë ne jemi duke thirrur për ta bërë?” nësë përgjigjja është:
“Jo, ata nuk e kanë bërë”, atëherë as ju mos e bëni atë vepër. Në lidhje me
Sahabët RadijAll-llahu anhum, Allahu i Lartësuar thotë në Kur’an (2:137)
“Kështu
pra, nëse ata besojnë kësisoj, ashtu sic besoni ju (o shokët e Profetit),
atëherë ata janë të udhëzuar (në Rrugë të Drejtë), por nëse ata shmangen,
atëherë ata janë në kundërshti me të vërtetën e të shmangur prej saj.”
Kështu që ndjekja dhe pasimi i Sahabëve është
detyrim. Nuk ka dyshim që Profeti (صلى الله عليه و سلم) e ka lejuar rukjen që t’i recitohet një përsoni që
është i prekur me sëmundje nga syri i keq ose magjia. Kjo bëhët nëpërmjet
recitimit të Kur’anit ose (duave), por ai (صلى الله عليه و سلم) kurrë nuk ka urdhëruar vendosjen apo varjen e
hajmalive me ajete Kur’anore nëpër trup, apo në kafshën e udhëtimit, apo në
shtëpi dhe vende pune. Nuk ekziston asnjë transmetim i saktë për lejueshmërinë
e përdorimit të tyre. Profeti (صلى الله عليه و سلم) ka thënë:
“'M'i tregoni mua ato rukjet tuaja që
t'i shoh. S’ka dëm në rukje përderisa nuk përmbajnë shirk.” (trs:Muslimi,
nr.200)
Dijetarët kanë rënë dakort që rukjet janë të lejuara
për sa kohë ato i përmbahen kritereve te lartpërmendura, dhe se personi beson
që rukja është një formë që do të sjellë dobi vetëm se me lejen dhe caktimin e
Allahut. Është transmetuar se Profeti (صلى الله عليه و سلم) i është lutur Allahut që t’ia mbrojë dy nipërit e
tij, Hasanin dhe Hysejnin duke thënë:
“Unë i lutem Allahut për ju me Fjalët
e Tij më të Përkryera, që t’ju mbrojë ju nga cdo shejtan, egërsirë e keqe dhe
prej cdo syri të keq.” (trs. Et-Tirmidhi, Ebu Davud)
Prej kësaj duhet të jetë e qartë që varja e ajeteve
Kur’anore dhe duave në trup etj, është një vepër -bidat- e ndaluar, për të
cilën nuk ka asnjë argument të saktë nga Kur’ani dhe Sunneti Profetik. Nëse
dikush dëshiron që të kërkoje mbrojtje, ai duhet të recitojë nga Libri i
Allahut dhe duatë autentike. Ndërsa për atë cfarë ndodh zakonshëm në shumë
komunitete muslimane ku njerëzit varin hajmali, nuska ose varëse që nuk janë
nga Kur’ani, atëherë kjo është edhe më e rrezikshme, sepse ajo konsiderohet
Shirk (sh.p. një formë e politeizmit). Dhe në një transmetim tjetër, Profeti (صلى الله عليه و سلم) ka thënë:
“Ai që mbart hajmali, ka bërë shirk.” (Es-Sahehah”
nr. 492)
Gjithashtu Profeti (صلى الله عليه و سلم) ka thënë:
“Të mos mbetet asnjë gjerdan, qafore
prej litarit në qafën e ndonjë deveje, përvecse të këputet ajo dhe të largohet
prej aty.” (trs: Buhari Muslim)
Këtu i Dërguari i Allahut (صلى الله عليه و سلم) urdhëron që hajmalitë të largohen. Ruwejfi’ ka thënë:
se i Dërguari Allahut (صلى الله عليه و سلم) me tha
mua: “O Ruwejfi’, ndoshta do të jetosh shumë gjatë, kështu që pasi të jetosh
gjatë, lajmëroji njerëzit se ai i cili e lidh nyje mjekrën e tij, apo e lidh si
(hajmali) qafore / gjerdan litarin, apo pastrohet prej nevojave fiziologjike
përmes bajgave të kafshëve, apo me asht (kockë), atëherë njoftoi njerëzit se
kush vepron kështu, Muhammedi (صلى الله عليه و سلم) është i distancuar prej tij.” (trs: Ebu Daud, Sahih El-Xhami nr
7910)
Gjithashtu i Dërguri Allahut (صلى الله عليه و سلم) ka thënë: “Kush var dicka (si hajmali) lihet në
dorën e saj.” (trs. Ahmed dhe Et-Tirmidhi) Dhe në një
transmetim tjetër thuhet: “Ai i cili e lidh një gjë, (pavarësisht cfarë
është ajo, e lidh atë në trupin e tij dhe zemrën e tij e lidh për atë gjë),
atëherë ai lihet nën kujdesin e asaj gjëje.”
Se’id ibn Xhubeir thotë: “Ai i cili e këput një
hajmali prej një përsoni e ka shpërblimin sikur me liru një rob.” trs nga
Waki’. Kuptimi "sikur me liru një rob", është, se ajo -këputja
e hajmalisë- është e barabartë me atë në shpërblim. Shejkh Abdul-‘Aziz Ibn Baz
–Allahu e Mëshiroftë- në komentin e tij në këtë pikë ka thënë: "Kjo në
realitet është se ai do ta lirojë këtë rob nga zjarri, dhe liria nga shirku
është më e mirë sesa liria nga robëria" Shejkh Ahmed En-Nexhmi –Allahu e
Mëshiroftë- ka thënë: "Prej kësaj që parapriu ne dimë që disa njerëz varin
hajmalitë në vetet dhe fëmitë tyre - dhe zemrat e tyre janë të lidhura me këto
hajmali duke besuar që ato mund të largojnë sëmundjet dhe syrin e keq …etj prej
tyre. Sa shumë njerëz kemi parë që janë të lidhur me këto hajmali? Dhe sikur ju
ta provonit për t’ja hequr hajmaline njërit prej tyre, ai mendon se ju jeni
duke e hedhur atë drejt vdekjes se tij! Disa njerëz u varin kafshëve, mjeteve,
shtëpive, etj. të tyre hajmali duke pretenduar se ata jane shkak per të larguar
syrin e keq dhe xhindet. Të gjitha këto janë të palejueshme për një musliman që
të merret me to, sepse këto janë lidhje dhe mbështetje në dicka tjetër pos
All-llahut të Lartësuar. "Nga ky diskutim i shkurtër, duhet të jetë shumë
e qartë- për këdo që dëshiron të ndjekë argumentet- se mbajtja e hajmalive dhe
nuskave (simboleve) nuk është prej udhëzimit të fesë Islame. Vërtetë këto
hajmali vetëm që ia shtojnë personit dobësinë. I Dërguari i Allahut (صلى الله عليه و سلم) pa një burrë që mbante një bylyzyk bronxi.
Kështu që ai (صلى الله عليه و سلم) e pyeti: "çfarë është kjo?”, ai u përgjigj: "Se ai e mbante
për t’a mbrojtur atë nga një sëmundje që e dobësonte." Kështu që i
Dërguari i Allahut (صلى الله عليه و سلم) i ka
thënë: “Hiqe këtë prej trupit tënd, se kjo nuk ta shton përvecse dobësi”, dhe
i ka thënë: “Nëse ti vdes me këtë gjë në trupin tënd, ti kurrë nuk ke për të
shpëtuar” (trs. Ahmed, Ibn Hiban dhe e saktësoi El-Hakim, dhe
Edh-Dhehebiu ka rënë dakort)
Fallxhorët, Magjistarët dhe Astrologët.
Muslimanit nuk i lejohet që të shkojë te fallxhorët
–ata që lexojnë filxhanin- dhe
magjistarët, te ata që pretendojnë se kanë dije për të fshehtën dhe të ardhmen.
Profeti (صلى الله عليه و سلم) ka thënë:
"Kush shkon tek fallxhori dhe e pyet atë për ndonjë gjë, namazi i tij nuk
do të pranohet për dyzet ditë." (Muslimi 2230)
Gjithashtu
në një hadith tjetër të saktë transmetohet se Profeti (صلى الله عليه و سلم) ka thënë:
"Kush shkon tek një fallxhor ose
magjistar dhe e beson për atë që ai thotë, në të vërtetë ka mohuar atë që i
është zbritur Muhammedit (صلى الله عليه و سلم)." (Ebu
Davudi 3904)
Fallxhorët marrin frymëzim nga xhindët, pa marrë
parasysh nëse ata e perceptojnë atë apo jo. Në një hadith të saktë nga Ebu
Hurejra radijAllahu anhu, transmetohet se Profeti (صلى الله عليه و سلم) ka thënë:
“Kur
All-llahu vendos për një çështje në qiell, Melekët i rrahin krahët e tyre si
nënshtrim për Fjalën e Tij, si të jetë ai (zëri i Fjalës që dëgjohet) si një
zinxhir që tërhiqet mbi shkëmbinj të lëmuar -duke arritur ky zë tek të gjithë-
dhe duke bërë që ato të jenë të tmerruar.” “…Dhe kur u largohet Melekëve frika,
ata pyesin Xhibrilin alejhi selam: “Çfarë ka thënë Zoti ynë o Xhibril?” dhe
Xhibrili thotë: “(Zoti ynë) Ka thënë të vërtetën! Dhe Ai (All-ll ahu) është më
i Larti dhe më i Madhi.” Ndërkohë xhindët e dëgjojnë atë vjedhurazi, dhe ata
rrinë njëri mbi tjetrin kështu i pari dëgjon një fjalë dhe ja përcjell atij që
ndodhet poshtë tij, pastaj ky ia thotë tjetrit më poshtë, e kështu me rradhë,
derisa i fundit i tyre e dërgon
fjalën në gjuhën e magjistarëve ose fallxhorëve. Shpeshherë shkëndija (rënia e
yjeve) mund ta godasë Xhindin e keq para se ai të përcjellë fjalën, por
ndonjëherë ai mund ta përcjellë atë edhe para se të goditet, pastaj falltari
ose magjistari i shton asaj –fjale- njëqind gënjeshtra. Pas kësaj, njerëzit,
duke përmendur arsyen pse u besojnë fallxhorëve, thonë: “A nuk na tha një ditë
kështu e kështu?” Kështu -që njerëzit i besojnë fallxhorët- për shkak të fjalës
që u dëgjua nga qielli.”
(trs: Buhari nr 4701)
Nga ky transmetim i saktë, në mënyrë të qartë
shpjegohet se si fallxhorët e marrin informacionin e tyre, edhe pse lajmi që
ata marrin është i paqartë, dhe kryesisht i pavërtete. Megjithatë, shumë njerëz
në naivitetin e tyre mbajnë mend të vetmen thënie të vërtetë nga njëqind
gënjeshtra dhe kështu ata zhvillojnë një varësi të rrezikshme me fallxhorin, i
cili si shkëmbim merr para nga klientët e tij. Nuk është e pazakontë që në këto
kohë të shohësh fallxhorët duke e përshkruar vetveten e tyre në Islam, të cilët
e shfaqin në pamje të jashtme devotshmërinë. Ata përfitojnë nga muslimanët e
paditur, që nuk e dinë seriozitetin -rëndësinë- e kësaj cështjeje. Prandaj një
muslimanit i kërkohet të dijë për besimin Islam dhe gjithashtu të dije atë
cfarë e kundërshton atë. Është obligim për t’ju përmbajtur udhëzimit të
Profetit (صلى الله عليه و سلم) në
qëndrimin larg nga këto çështje që kundërshtojnë besimin e njeriut ndaj
All-llahut, të Madhërishmit të Lartit. Askush nuk e di të fshehtën, ose të
ardhmen, përveç All-llahut, ashtu siç Ai e ka urdhëruar të Dërguarin e Tij (صلى الله عليه و سلم) për të shpallur:
Thuaj (O Muhammed (صلى الله عليه و سلم))
. :“Unë nuk ju them se unë kam Thesaret e Allahut, as edhe që di Gajbin (të
fshehtën, të panjohurën) : nuk ju them as edhe se unë jam melek. Unë vetëm
ndjek cfarë me shpallet mua (me Frymëzim Hyjnor).” (Kur'an
6:50)
Allahu i Lartësuar, gjithashtu thotë: “Të pyesin
ty (Muhammed (صلى الله عليه و سلم)) për Kijametin, -kurë do të jetë
casti i përcaktuar për të ? Për të cilën ti nuk ke asnjë dije të thuash ndonjë
gjë. Zotit tënd i përket dija e përcaktimit të saj. Ti (Muhammed (صلى الله عليه و سلم))
je vetëm këshillues i atyre që i frikësohen asaj.” (Kur’an 79:
42.45)
Pra, nëse vetë Profeti i Allahut (صلى الله عليه و سلم) nuk e ka ditur të fshehtën, kështu që si mund ta
dije dikush tjetër përveç tij?! Çdo informacion që i Dërguari i Allahut (صلى الله عليه و سلم) përcolli për të fshehtën, si Xhehennemi, Xhenneti
dhe shenjat e Kijametit të gjitha këto ishin me anë të shpalljes nga Allahu i
Lartësuar. Askush nuk mund të pretendojë që ka marrë shpallje pas vdekjes së
tij (صلى الله عليه و سلم). Çdokush që
pretendon që ka dije për të fshehtën e ka kundërshtuar Kur'anin, Sunnetin dhe
konsensusin e Ehlus-Sunneh uel-Xhemah të gjeneratave të hershme -ata kanë
pohuar një të drejtë që është vetëm për Allahun, të Lartësuarin, sepse Ai është
i Vetmi që e di të fshehtën. Për më tepër, fallxhorët dhe magjistarët kërkojnë
ndihmën e shejtanëve nga mesi i xhindëve për të arritur qëllimet e tyre -dhe ky
është mosbesim i qartë. Kështu o Musliman qëndroni larg
këtyre njerëzve dhe metodave të tyre dhe besoni vetëm në All-llahun e Lartësuar,
kërkoni vetëm ndihmën e Tij, shpëtimin e Tij dhe kërkoni mbrojtje vetëm nga Ai,
dhe Ai (All-llahu) do t’ju japë ju lehtësim dhe rrugëdalje për vështirësitë
tuaja.
Përmblodhi: Abu
Khadeejah Abdul-Wahid hafidhahullaah
Twitter
@AbuKhadeejahSP Mesues ne Salafi Publications.
Përshtati me lejen e autorit: Abu Yusuf al-Albani kontribues ne Mesxhid ‘Uthman Ibn AF-FAN’ @Qendra_Selefije
Shkoder Twitter @Arbrit_Kraja
Shkoder 10 Dhul Hixhah 1437 AH.
www.esselefussalih.com
Për më shumë informacion në anglisht dhe shqip
vizitoni: TawhidFirst.Com | AbuKhadeejah.com | Aqidah.com | SalafiSound.com |
Barelwis.com | SalafiBookstore.com | Salaf.com | Troid.ca | Esselefussalih.com
|
Ky material u printua dhe u shpërnda nga Mesxhid 'UTHMAN
IBN AF-FAN' radijAll-llahu anhu Shkodër.
Nuk lejohet editimi, botimi apo printimi i këtij
materiali pa lejen paraprake të përkthyesit. Kontakt: jusufal-albani@hotmail.com
Donacionet tuaja janë të mirëpritura për të
ndihmuar në botimin dhe shpërndarjen e më shumë fletushkave falas. Mund të
kontriboni në PayPal; email: jusufal-albani@hotmail.com
No comments:
Post a Comment
Note: Only a member of this blog may post a comment.