Këshillë e Imam Ibn el-’Uthejmin ndërsa përmend thënien e Imam AhmeditAllahu i mëshiroftë të dy!:(Nëse Selefët bien në mosmarrëveshje në një diçka dhe në të nuk ka argument të prerë, atëherë çështja është e gjërë, të gjitha (mendimet) lejohen.)
Shejkh Muhammed ibën Saalih el-’Uthejmin:
…Nuk ka dyshim se këtë drejtim të cilin ka ndjekur Imam Ahmedi është prej drejtimeve më të preferuara që mund të jenë për bashkimin e Ummetit dhe unitetin e tij; sepse ka prej njerëzve që e bëjnë mosmarrëveshjen në mendim,- në të cilin lejohet ixhtihadi- shkak për përçarje, derisa ai mund ta konsiderojë vëllain e tij: të humbur (daal) në një çështje, në të cilën ai vetë mund të jetë i humbur (daal).Kjo është prej sprovave që janë përhapur në këtë kohë, edhe pse kjo kohë përmban prej optimizmit të mirë në këtë Zgjim nga rinia në veçanti, (kjo dukuri) mund ta prishë këtë Zgjim dhe të kthehet në gjumë të thellë për shkak të kësaj përçarjeje e cila është se: çdo njëri prej tyre nëse nuk është dakord me vëllain e tij në një mes’ele ixhtihadije për të cilën nuk ka argument të prerë arrin sa që ta emërtojë me emra të papëlqyeshëm (largon njerëzit prej tij), e shan dhe flet për atë. Kjo sprovë më tepër që gëzon me të, gëzon armiqtë e këtij Zgjimi; sepse ata thonë: kemi pirë (jemi ushqyer) me anë të Davetit të të tjerëve, të cilët All-llahu i ka armiqësuar midis tyre.
Ka arritur deri aty sa disa njerëz të urrejnë vëllain e tij në Fe më tepër se urren fasikun (gjynahqarin), Allahut i kërkojmë mbrotje!; dhe kjo padyshim që është e dëmshme.
Është detyrë për nxënësit e dijes që të kuptojnë dëmin e kësaj për të gjithë ne.
A të ka ardhur ty shpallja nga All-llahu se mendimi yt është i saktë?E nëse atij nuk i ka ardhur shpallja që mendimi i tij është i sakti, atëherë çfarë i bën atij me dijeni (që mendimi i tij është i sakti)? Kushedi mendimi i shokut të tij (me të cilin është në debat) është i sakti dhe se ai vetë është në humbje (dalal).Ky është realiteti.Tani, sot nuk ka njeri që i vjen shpallja, Kur’ani dhe Sunneti janë midis nesh, nëse çështja e pranon ixhtihadin , atëherë ta justifikojnë ndonjëri prej nesh vëllain e tij në atë që ka bërë ixhtihad.Nuk ka problem nga diskutimi i dobishëm dhe i qetë midis vëllezërve, dhe preferoj që të jetë diskutimi midis atyre që kanë mosmarrëveshje, pa prezencen e të tjerëve; sepse të tjerët mund të mbartin në vetvetet e tyre nga ky diskutim atë që nuk e mbartin dy personat që diskutojnë. Kushedi përfundon diskutimi midis tyre në marrëveshje (unitet, dakortësi), ndërsa të tjerët që kanë prezantuar këtë diskutim mund të kenë në zemrat e tyre një diçka që mund ta mbartin edhe pas marrëveshjes së këtyre, dhe shejtani lëviz midis tyre me armiqësi, dhe atëherë (vazhdojmë) e mbesim në fatkeqësinë (belanë: e cila është mosmarrëveshja duke akuzuar njëri tjetrin të humbur në një mes’ele ixhtihadije) tonë.Atëherë (nisur nga kjo) them: All-llahu e shpërbleftë me të mira Imam Ahmedin për këtë metodë të mirë: [se Selefët nëse bien në mosmarrëveshje në një diçka dhe në të nuk ka argument të prerë, atëherë çështja është e gjërë, të gjitha (mendimet) lejohen].
Burimi: esh-Sherh el-Mumti’ ala Zadil-Mustekni’; 5/137-138; Botimi i Daru Ibnu el-Xhewzij nën përkujdesjen e Organizatës Bamirëse: “Muhammed ibn Salih el-’Uthejmin”.
Përktheu: Astrit Hoxha Shkodër: e Xhuma 08/ Shew-wal/1434 – (16/08/2013). (8)

No comments:
Post a Comment
Note: Only a member of this blog may post a comment.