Shejkh Feuzan -
Preokupimi i vetes me dije apo punë?
Shejkh Saalih El-Feuzaan hafidhehUllaah, është pyetur me pyetjen e mëposhtme:
A është më mirë ta përkushtojmë veten me kërkimin e
dijes, apo ta zëmë atë me tregti (kërkimin e pasurisë)?
Përgjigje:
S'ka (pikë) dyshimi se nuk ka asgjë të barabartë me kërkimin e
dijes, mirëpo kërkimi i dijes nuk të pengon ty për ta angazhuar veten me tregti
(kërkimin e pasurisë), në mënyrë të qartë ai e kërkon dijen në kohën e saj dhe
preokupohet me tregtinë (kërkimin e pasurisë) në kohën e saj.
http://www.alfawzan.af.org.sa/node/12870
"Ne nuk kemi asnjë justifikim për të qenë dembelë në kërkimin Dijes. Allaahu e ka bërë të lehtë çdo mënyrë për ta kërkuar atë." (Edeeb Talib ul 'Ilm fq.21)
Përshtati: Arbrit Kraja (Abu Yusuf al-Albani)
A’Shkodera 24 Muharrem 1434.
No comments:
Post a Comment
Note: Only a member of this blog may post a comment.