PARALAJMËRIM
KUNDËR
GRUPEVE TERRORISTE
ISIS
& EL-KAIDA
DHE QËNDRIMI
I SAKTË I ISLAMIT
(Sipas Kuptimit Të Selefëve)
(Sipas Kuptimit Të Selefëve)
NË LIDHJE ME TA
“Terroristët e ISIS
Dhe
Al-Kaida janë Armiqtë Nr 1 të Islamit”
-Myftiu I Arabise Saudite, Shejkh ‘Abd Al-Aziz Aal-Shejkh-
20/08/2014
Të gjitha falenderimet i takojnë Allahut,
Zotit të Gjithësisë, Zoti i Nuhut, Ibrahimit, Musait, Isait (Jezusit) dhe
Muhammedit. Paqja dhe bekimet e Allahut qoftë mbi të gjithë ata. Në vijim:
Profeti Muhammed –sal-lAllahu
‘alejhi ue sel-lem- ka njoftuar për shfaqjen e afërme dhe periodike
(do vazhdojnë të rishfaqen) - pas vdekjes së tij - e një grupi të njohur
si Khauarixhë (renegatë ekstremista). Ai tha se ata do ta
braktisin shoqërinë Muslimane, do të largohen nga Islami, do t’i nxjerrin nga
feja Muslimanët në llogari të disa gjynaheve të tyre dhe do të luftojnë kundër
tyre. Dhe me të vërtetë, ata u shfaqën ashtu siç paralajmëroi Profeti –sal-lAllahu
‘alejhi ue sel-lem-, në më pak se 30 vjet pas vdekjes së
tij dhe ata janë paraardhësit ideologjik të terroristave të El-Ka’ides dhe
ISIS.
1: KHAUARIXHËT DHE PËRSHKRIMI I TYRE1
Nga thëniet e mirënjohura dhe autentike të
Profetit –sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem- në lidhje me këtë
grup, është edhe thënia e tij: “Ata largohen nga Feja (Islame) sikurse
shigjeta kalon përmes gjahut” dhe “Besimi i tyre nuk i
tejkalon grykat e fytit të tyre” dhe “Ata e lexojnë Kur’anin
por ai nuk i tejkalon gërmazet e tyre,” duke treguar injorancën (e
tyre) dhe pretendimin e kotë për dituri. Ai po ashtu ka thënë: “Ata
flasin me fjalimin më të mirë nga krijesat,” do të thotë bukur, mënyrë
tërheqëse (joshëse) e të shprehurit dhe “Namazi dhe agjërimi juaj
(d.m.th Shokëve të Profetit) është asgjë në krahasim me të tyrin
(Khauarixhëve),” d.m.th ata nga pamja e jashtme shfaqin devotshmëri
dhe “(Ata janë) të rinj në moshë, budallenj në intelekt” dhe “Të
shprehurit e tyre është e bukur, tërheqëse, megjithatë veprat e tyre janë të
këqija” dhe “Ata janë më të këqijtë ndër krijesat” dhe “Ata
thërrasin për tek Libri i All-llahut, ama ata nuk kanë asgjë të bëjnë me
të.” Profeti –sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem- vazhdoi
më tej dhe gjithashtu tha “Ata janë më të këqijtë e të gjithë të
vrarëve nën kupën e qiellit” dhe “Nëse do t’i arrija, do t’i
vrisja sikur të vrarit e ‘Adit [popull i hershëm i shkatërruar (nga Allahu)]” që
do të thotë, (do t’i vrisja) secilin prej tyre derisa mos të mbesë as edhe një
prej tyre, siç e ka shpjeguar dijetari i hershëm, Ibën Haxher. Ai
(Profeti –sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem-) po ashtu ka thënë për
ta, “Ata janë qenjtë e Xhehennemit.”
2: PRIJËSIT MUSLIMANË KANË URDHËRUAR QË TË
LUFTOHEN KHAUARIXHËT
Profeti -sal-Allahu
‘alejhi ue sel-lem- i ka nxitur prijësit Muslimanë që t’i luftojnë ata
sa herë që të shfaqen me trazirat dhe gjakderdhjen e tyre. Ai ka thënë: “Kudo
që t’i hasni, vritini ata, sepse ka shpërblim në Ditën e Gjykimit për atë që i
vret ata.”2 Për këtë arsye, prijësit Muslimanë që nga koha
e Khalifes së katërt të drejtë ‘Ali ibn Ebi ‘Talib –Allahu qoftë i
kënaqur me të-, kurrë nuk kanë ndaluar prej të luftuarit kundër
Khauarixhëve sa herë që ata shfaqeshin dhe trazonin Muslimanët. Ky funksion
zbatohet nën drejtimin e prijësve dhe nuk është detyrë që ndërmerret nga
nënshtetasit. Sidoqoftë, nëse sulmohen nga Khauarixhët, individët nënshtetas
mund të luftojnë për të mbrojtur jetën, pronën dhe pasurinë e vet.
1Këto transmetime gjinden në
koleksionet e haditheve të el-Bukharit, Muslimit, Ebu Davudit,
Ibn Maxhah dhe të tjerë.
2Transmetuar nga Ibn Maxhah
(nr. 176)
3: DEXH-XHALI (ANTI-KRISHTI) DO TË SHFAQET NË
MESIN E USHTRIVE TË TYRE
Profeti Muhammed –sal-Allahu
‘alejhi ue sel-lem- gjithashtu ka thënë: “Ata nuk do pushojnë
së shfaquri, duke u bllokuar sa herë që të dalin, deri atëherë kur në mesin e
ushtrive të tyre të shfaqet Dexh-xhali (Anti-Krishti).” Kjo tregon se
Khauarixhët do të luftojnë përkrah Dexh-xhalit kundër prijësve Muslimanë dhe
nënshtetasve të tyre, të cilët do të pasojnë Isain (Jezusin) –alejhis-selam- kur
ai të kthehet për ta përfunduar misionin e vet.
4: DOKTRINA DHE VEPRAT E KHAUARIXHËVE NUK I
PËRKASIN ISLAMIT
Është mëse e qartë nga këto tekste
profetike se Khauarixhët, mësimet dhe veprat e tyre janë vlerësuar të jenë
absolutisht të kundërta (reciprokisht të papajtueshme) me Islamin. Në fakt,
mendimi i disa dijetarëve muslimanë -të hershëm dhe të sotëm- është se
Khauarixhët janë femohues, jobesimtarë, të cilët nuk i përkasin Islamit. Kjo ngaqë
Profeti Muhammed –sal-Allahu ‘alejhi ue sel-lem- ka thënë
se ata dalin nga Islami sikurse shigjeta përshkon përmes gjahut.
Sahabiu (shok i Profetit –sal-Allahu ‘alejhi ue sel-lem-)
Ebu-Umemeh el-Bahili –Allahu qoftë i kënaqur me të- ka
thënë: “Qenjtë e Xhehennemit, ata dikur ishin Muslimanë por u kthyen
në mosbesimtarë.”3 Gjithashtu, ngaqë ata e bënë të
lejuar atë që është e ndaluar sipas Sheriatit Islamik, e cila është vrasja e
njeriut pa të drejtë. Ata e shpallën këtë krim si të lejuar dhe ia mveshën
Islamit, gjë e cila konsiderohet si Kufr i madh (mosbesim që të nxjerr nga
Islami).
5: DIJETARËT E ISLAMIT PËR KHAUARIXHËT
Imam el-‘Axhurri (vd. 360 Hixhrij) thotë
në librin e tij të titulluar esh-Sheri’ah (Sheriati): “Nuk i
lejohet atij që e shikon kryengritjen e një Kharixhiu që është revoltuar kundër
prijësit, qoftë ky (prijës) i drejtë apo shtypës, kështu që ky person është
revoltuar dhe ka mbledhur një grup pas vetes, ka nxjerrë shpatën dhe e ka bërë
të lejuar vrasjen e Muslimanëve, nuk është e përshtatshme për atë që e sheh
këtë, që të mashtrohet nga recitimi i Kur’anit të këtij personi (kharixhij),
apo zgjatja e qëndrimit të tij në namaz, as agjërimi i tij i vazhdueshëm, as
fjalët e tij të mira dhe të mrekullueshme në dituri, kur t’i qartësohet atij se
metodologjia dhe rruga e këtij personi është ajo e Khauarixhëve.”4 Ibn
Hazëm el-Endelusi (vd. 456 Hixhrij) ka thënë: “Ata nuk pushojnë në përpjekjen
për ta përmbysur gjendjen normale të Muslimanëve (duke e shndërruar në kaos)
dhe të përçajnë fjalën e besimtarëve. Ata e drejtojnë shpatën kundër njerëzve
të fesë dhe përkushtohen nëpër tokë si njerëz të prishur. Përsa i përket
Khauarixhëve dhe Shi’ave (fraksion tjetër i devijuar, sh.p), çështja e tyre në
këtë aspekt është aq shumë e mirënjohur saqë personi do të rëndohej në
përmendjen e saj.”5
3Transmetuar nga Ibn Maxhah (nr. 176)
4 Esh-Sheri’ah (fq.28)
5 El-Fasl fil-Milal el-Ehua
uel-Nihal (5/98)
Shejkhul-Islam Ibn Tejmijeh (vd. 728
Hixhrij) ka thënë: “Dhe zakoni i Muslimanëve kurrë nuk ka pushuar të jetë në
këtë (metodologji) [në luftimin kundër Khauarixhëve], ... në hadithin e Ebu
Umames, përmbledhur nga Tirmidhiu dhe të tjerët se ata (khauarixhët) janë “Ata
janë më të këqinjtë prej të vrarëve nën këtë qiell dhe sa i shkëlqyer është ai
që vritet nga dora e tyre.” Që do të thotë se ata janë më të dëmshëm
për Muslimanët se çdokush tjetër, ngaqë nuk gjinden më të dëmshëm për
Muslimanët sesa ata, as Çifutët e as të Krishterët. Për shkak se ata u
përkushtonin (përpiqeshin) të vrasin çdo Musliman që nuk pajtohej me mendimet e
tyre, duke e konsideruar gjakun e Muslimanëve, pasurinë e tyre, dhe vrasjen e
fëmijëve të tyre si të lejueshme, ndërsa bënin tekfir mbi to (i quanin
mosbesimtarë). Dhe ata e konsideronin të gjithë këtë të jetë adhurim, për shkak
të injorancës së tyre dhe shpikjeve të tyre që i shkaktoi ata të devijojnë ...”6
Ibn Tejmijeh gjithashtu ka thënë: “Ehlis-Sunneti (Muslimanët Sunni
që pasojnë Islamin e origjinës) janë të një mendimi se ata (khauarixhët) janë
bidatçinj të devijuar, të cilët është obligim t’i luftosh ata, duke u bazuar në
tekstet autentike (hadithet e sakta profetike) dhe në atë se nga veprat më të
virtytshme të Prijësit të Muslimanëve, Aliut –Allahu qoftë i kënaqur me
të- ishte luftimi i tij kundër Khauarixhëve, po ashtu Sahabët (shokët
e Profetit –sal-Allahu ‘alejhi ue sel-lem-) u pajtuan me të, që të luftojnë kundër tyre.”7
6: DIJETARËT E SOTËM SELEFIJ8 PËR
KHAUARIXHËT
Nipërit e Dijetarit të Islamit Muhammed
ibn ‘Abdul-Uehhab (vd. 1205 Hixhrij) i refuzuan fraksionet e Khauarixhëve që u
shfaqën me doktrina ekstremiste në kohën e tyre. Dijetarët e atyre vendeve nuk
kanë pushuar duke folur dhe duke shkruajtur kundër Khauarixhëve që prej 200
viteve të fundit, derisa arritëm epokën bashkëkohore të Dijetarëve Selefij si
psh Shejkh Ibën Baz, Shejkh el-Albani, Shejkh Ibën el-‘Uthejmin, Shejkh
Rab’i bin Hadi, Shejkh Mukbil bin Hadi, Shejkh Ahmed en-Nexhmij, Shejkh Zejd
el-Medkhalij, Shejkh ‘Abdul-Mu’hsin el-‘Abbad, Shejkh ‘Abdullah el-Gudejan,
Shejkh Salih el-Feuzan, Shejkh ‘Ubejd el-Xhabirij, Shejkh Muhammed bin Hadi dhe
të tjerë.
Askush nga Muslimanët nuk ka folur me
koherencë (lidhje logjike) dhe fuqishëm kundër ekstremistave Khauarixhë dhe
doktrinave të tyre në mënyrë të qëndrueshme dhe të pandërprerë ashtu siç kanë
folur Dijetarët Selefij, Institutet Selefije, xhamitë, qendrat dhe Selefijtë në
përgjthësi. T’i bashkëngjitësh këto Khauarixhë me Islamin, lëre pastaj me
Selefizmin është një krim dhe padrejtësi e madhe.
6Minhaxh es-Sunnah (5/248)
7Minhaxh es-Sunnah (6/116)
8Selefij: Shqip do të thotë
“Pasues të të parëve”. Janë Muslimanët Sunnij që pasojnë Islamin e origjinës
(Kur’anin dhe Sunnetin Profetik) sipas metodologjisë dhe të kuptuarit të
Shokëve të Profetit Muhammed –sal-Allahu ‘alejhi ue
sel-lem- dhe të gjithë atyre që i pasuan ata
më përpikshmëri. (shënim i përkthyesit)
7: ORIGJINA E KHAUARIXHËVE BASHKËKOHORË
Khauarixhët që u shfaqën në tokat e ndryshme Muslimane gjatë
fundit të shekullit të 20, burojnë nga shkrimet dhe doktrinat e Sejjid Kutub,
një Egjiptian ku në ditët e tij para-Islame ishte i ndikuar nga filozofitë
materialiste europiane (marksizëm, komunizëm) për pesëmbëdhjetë vite të jetës
së tij siç, thuhet nga vetë biografi i tij Salah el-Khalidi në librin Sejjid
Kutub Min el-Milad ila el-Istishhad. Ai gjithashtu për një kohë ishte i
përfshirë edhe me partinë laike Uafd.
Në fillim të viteve 1940, ai gjithashtu ishte redaktor për Kurorën
Egjiptiane, një gazetë zëdhënëse për Freemasonic Grand Lodge (Institucion
Masonik) në Egjipt, në të cilin ai tregonte mbështetje të fortë për forcat
Amerikane dhe Britanike kundër Hitlerit. Kur ai filloi të shkruante për Islamin
nga fundi i 1940, Sejjid Kutubi ndërthuri të kaluarën e tij komuniste e
socialiste me atë pak njohuri Islame, dhe duke u bazuar mbi vlerësimet e tij të
deformuara mbi historinë Islame, ai përgënjeshtroi Islamin e disa prej shokëve
të Profetit –sal-Allahu ‘alejhi ue sel-lem-. Pasi u bë anëtar i
Vëllazërisë Muslimane në vitin 1953, ai filloi t’i zhvillonte më të plota
doktrinat e tij ekstremiste dhe zemërimi i stilolapsit të tij arriti të bie
përtej dinastisë së parë Islame në pushtet, Khalifati i Fisit Umejjeh, dhe mbi
të gjitha shoqëritë e sotme Muslimane. Ai duke u shprehur qartë i shpalli të
gjitha shoqëritë Islame të jenë shoqëri femohuese, në të cilat asgjë nga Islami
nuk gjindej në to. Ai pohoi se ata ishin rikthyer në injorancën e tyre para-Islamike
(Xhahilijeh). Duke u bazuar në këtë gjykim të turpshëm dhe tiranik, ai hartoi
shkrime të stilit Leninist, që bënin thirrje për revolucione mbarëbotërore në
të gjitha tokat Muslimane pa dallim. Duke përmbajtur urrejtje kundrejt
shoqërisë Muslimane, mbi këto shkrime lindën grupet ekstremiste të tekfirit (që
i nxjerrin njerëzit nga Islami), të cilët u përhapën nëpër vende të ndryshme
Muslimane gjatë dekadave të ardhshme.
Ata shtrembëruan konceptin e Xhihadit -një luftë e drejtë
konvencionale për të parandaluar apo larguar shtypjen- dhe aspektet e tjera të
Islamit për të justifikuar këto doktrina ekstremiste. Pastaj ata filluan të
nxisin për kryengritje dhe rebelime nëpër vendet Muslimane. Bazuar në parimet e
kësaj ideologjie anti-Islamike, Khauarixhët janë përfshirë në atentate,
vendosje bombash dhe vrasjen e burrave, grave dhe fëmijëve të pafajshëm në
tokat Muslimane gjatë viteve 70, 80 dhe 90 përpara se ata ta eksportojnë
terrorizmin në Perëndim. Në të vërtetë, Khauarixhët kanë kryer terrorizëm
kundër shoqërive Muslimane pothuajse për 1400 vjet.
8: El-KAIDA DHE ISIS
Udhëheqësit e El-Kaidës dhe ISIS janë pasues të doktrinave të
Sejjid Kutub. Kohëve të fundit, fraksione të Khauarixhëve prej vendeve të tjera
hynë në Siri atëherë kur tashmë ishte nxitur revolucioni kundër
udhëheqësit Nusajri, Beshar el-Asad. Këtyre ekstremistëve u është dhënë
përkrahje taktike nga fuqitë Perëndimore ngaqë përmbysja e Beshar el-Asad
është një objektiv strategjik rajonal. Në ‘Irak, pjesërisht për shkak të
mungesës së presionit të krijuar nga një ushtri e dobët, e pamotivuar dhe e
demoralizuar, ata që njëkohë ishin të lidhur me el-Kaidën morën kontroll mbi pjesët e tij
veriore dhe shpallën atë që pretendojnë "Shtetin Islamik." Sikurse i
përshkroi Profeti Muhammed –sal-Allahu ‘alejhi ue
sel-lem-, ata që i bashkohen të pretenduarit "Khalifati Islamik"
dhe “Khalifit” mashtrues Ebu Bekr el-Bagdadi, janë të rinj, injorantë dhe
budallenjë, që udhëhiqen nga epshet, emocionet dhe mungesa e dijes së Sheriatit
Islam. Është gabim pretendimi që gjoja qeveritë Muslimane mbështesin ISIS, e
veçanërisht ato të Gadishullit Arabik sepse Khauarixhët e ISIS i konsiderojnë
qeveritarët e atyre vendeve dhe nënshtetasit e tyre që tregojnë besnikëri për
qeveritarët e vet, të jenë tradhëtarë, femohues, të cilët konsiderohen më të
këqinj se Jomuslimanët dhe më të denjë për t’u vrarë. Nuk ka kuptim që qeveritë
Muslimane t’i mbështesin këta njerëz.
9: VEPRAT BARBARE TË ISIS
Sa i përket akteve barbare të kryera nga këta njerëz, të tilla si
lavdërimi i prerjes së kokave përmes mediave, për më tepër Imam Ibn Shihab
ez-Zuhri (V. 124 Hixhrij) -Allahu e Mëshiroftë- ka
thënë: “Kurrë nuk është sjellur ndonjë kokë e prerë tek Pejgamberi –sal-Allahu ‘alejhi ue sel-lem-, madje as në Ditën e
(Betejës së) Bedrit. Një kokë e prerë është sjellur tek Ebu Bekri –Allahu
qoftë i kënaqur me të-, dhe ai e ndaloi këtë (veprim) .”9 Prerja
e kokave të armikut në luftë nuk është një praktikë e sjellur nga Islami dhe as
nuk ka qenë një praktikë e Profetit ose shokëve të tij. ISIS, el-Nusrah dhe
fraksione të tjera, tani janë duke luftuar njëri-tjetrin në disa pjesë të
Sirisë dhe Irakut, kjo një tregues për devijimin e tyre të rëndë. Kjo në
realitet dëshmon se ata nuk janë të motivuar nga Islami, por nga pasuria,
pushteti dhe dëshira për udhëheqje. Ata rekrutojnë të dobëtit dhe të rinjtë
vetëm për të ndihmuar në përmbushjen e objektivave të tyre personale dhe
përdorën Islamin si mjet për arritjen e këtij qëllimi.
Ne u bëjmë thirrje të gjithë analistëve, personaliteteve të
medias, shkrimtarë, gazetarë, autorë dhe akademikë të shfaqin drejtësi dhe ta
shfajësojnë Islamin dhe Muslimanët nga këta Khauarixhë të këqinj, ideologjia e
të cilëve është totalisht e papajtueshme me Islamin, siç parapriu më lart.
Për më shumë informacion në anglisht
vizitoni: Takfiris.Com, IslamAgainstExtremism.Com & Shariah.Ws
Përmbledhur nga Abu Iyaad -Allahu e ruajtë-
(Salafi Publications. 26/08 / 2014CE). v4.0
(Salafi Publications. 26/08 / 2014CE). v4.0
Përktheu në shqip: Emin Shkodrani & Abu-Yusuf al-Albani (Arbrit Kraja)
www.esselefussalih.com
9. El-Sunen el-Kubra të el-Bejhakiut, (9/132).
No comments:
Post a Comment
Note: Only a member of this blog may post a comment.