Shënim: Kjo Fetva ripostohet më qëllim për ti kundërshtuar dhe refuzuar zërat e të gjithë atyre që i akuzojnë Selefitë Shqiptar (Kosovë & Maqedoni) për pjesmarrje Xhihad në Siri & Irak apo kudo qoftë.
A shkojnë Selefitë Shqiptarë Xhihad në Siri & Irak etj
Më poshtë është Fetaua e Dijetarit tonë Fisnik dhe Selefij Al-Allahem Shejkh Saalih Ibn Feuzan el-Feuzan HafidhehUllah
që është pyetur rreth të shkuarit Xhihad në Siri.
Çdo Selefi Shqiptar mund ta kuptojë qartë prej kësaj fetvaje se nuk ka Xhihad në Siri & Irak etj, sikurse e paskan pretenduar disa ... .
Dhe kemi plot fjalime dhe Fetava të tjera që Dijetarët tanë Selefij Etherij kanë folur për Xhihadin në Siri dhe në të gjitha vendet Arabe - Muslimane - para dhe mbasi atje të fillojnë trazirat.
El-Hamdulil'laah Dijetarët tanë Selefij kanë qenë të qartë dhe i kanë sqaruar dhe detajuar udhëzimet që Selefitë duhet të ndjekin në këto situata.
El-Hamdulil'laah Dijetarët tanë Selefij kanë qenë të qartë dhe i kanë sqaruar dhe detajuar udhëzimet që Selefitë duhet të ndjekin në këto situata.
El-Hamdulil’laah
Të shkuarit në Xhihad në Siri? | Shejkh Saalih el-Feuzan Hafidhehullaah
Publikuar me 26 Maj 2012
Madje edhe në rastin ekstrem të një Prijësi, kur Kufri i tij është i qartë, ka mënyra - kushte dhe rregulla që duhen të ndiqen për të dalë kundër tij; Kundërshtimi i këtyre kushteve dhe rregullave të shpie në derdhjen e gjakut, fatkeqësive dhe sprovave ...etj:
Shejkh Saalih el-Feuzan hafidhehUllaah, përgjigjet:
Xhihadi bëhet i obligueshëm (vetëm) nëse Prijësi bën thirrje në të. Nëse Prijësi Musliman thërret për të dhe e mobilizon ushtrinë për Xhihad, atëherë kjo (Xhihadi) është obligim për ata që janë të aftë të shkojnë në qoftë se ata i urdhëron Prijësi për të bërë atë.
Ka thënë i Dërguari i All-llahut Sal-Allahu alejhi ue sel-lem:
"Kur ju TË UDHËROHENI PËR TË DALË [në betejë], DILNI [në betejë]."
ما لكم إذا قيل لكم انفروا في سبيل الله اثاقلتم إلى الأرض
"O ju që keni besuar ! Si është me ju, pasi kur ju kërkohet të marshoni në Çështjen e All-llahut (pra Xhihad) ju nuk shkuleni nga vendi?" (Teube 9:38)
Shpjegimi i kuptimit
Xhihadi duhet të jetë nën udhëheqjen e Prijësit Musliman.
Përsa i përket individëve dhe ajo që gjithësecili prej tyre e merr armën, kjo nuk sjellë asnjë dobi. Kjo vetëm të shpie në derdhjen e gjakut. Kjo nuk sjell as bashkim e as ndonjë të mirë tjetër. Kjo është përjetuar dhe është fakt-argument i qartë. Ne jemi të obliguar të lutemi për vëllezërit tanë Muslimanë në mënyrë që ata të bëhen fitimtarë dhe të arrijnë fitore ndaj atyre që i trajtojnë ata padrejtësisht.
Përshtati: Abu Yusuf al-Albani (Arbrit Kraja)
Shkodër 27 Muharrem 1434
No comments:
Post a Comment
Note: Only a member of this blog may post a comment.