Myftiu i Arabisë Saudite paralajmëron kundër
Vëllazërisë Muslimane, ISIS, dhe Jabhat el-Nusrah
Pyetje:
Në ditët e sotme, ka nga ata që i thërrasin të rinjtë Musliman dhe Muslimanët
në përgjithësi në një metodologji të re, një metodologji partiake, duke
shkaktuar që ata të ndahen në grupe dhe parti. Ata thonë se kjo është
metodologjia e saktë, dmth t’i bashkohen Jabhat un-Nusrah, ISIS (Dā'esh), El-Kā'idah dhe Vëllazërisë
Muslimane (Ikhuan ul-Muflisin).
Përgjigjet
Myftiu i Nderuar Shejkh ‘Abdul-Aziz al us-Shejkh -Allahu e ruajtë-:
O vëllezërit e mi, të gjitha këto grupe bashkëkohore
janë në humbje (nga rruga e drejtë). Nëse ju do t’i kishit ekzaminuar (ata), me
kujdes ju do të gjenit se ata nuk kanë as lidhjen më të vogël me Islamin.
Ata e
interpretojnë Islamin në përputhje me mendimet dhe dëshirat (epshet) e tyre,
duke e mashtruar popullin. Me të vërtetë ata janë të devijuar, ata e bëjnë të
ligjshme derdhjen e gjakut, ata shkelin nderet, pasuritë (gjërat e shtrenjta) dhe
shkaktojnë shkatërrime në tokë.
O vëllezërit e mi të gjitha këto metodologji janë të
rreme, prapa tyre është kush është. Nuk ka asnjë të mirë në ta e as në ata (njerëz)
që ndjekin këto metodologji.
Kushdo që i thërret të rinjtë tanë për t’ju
bashkuar këtyre grupeve të devijuara, ai është në gabim dhe ka devijuar nga
rruga e drejtë (dmth nga kuptimi i saktë i Islamit sipas Esselefussalih -të
parëve tanë të mirë-).
Përshtati: Abu
Yusuf al-Albani (Arbrit Kraja)
Mesxhid 'UTHMAN IBN AF-FAN' radijAll-llahu anhu Shkodër
Mesxhid 'UTHMAN IBN AF-FAN' radijAll-llahu anhu Shkodër
A’Shkodera 9 Muharrem 1436 H.
No comments:
Post a Comment
Note: Only a member of this blog may post a comment.