Friday, February 27, 2015

Një grua të martohet me një burrë që ka një grua është 1000 herë më mirë sesa të mbetet e vetme / pa u martuar


Gjykimi mbi një grua që refuzon të bëhet grua e dytë

Esh-Shejkh A'llaamah Saalih el-Feuzan, Allahu e ruajtë,
është pyetur:


A i lejohet një gruaje të qëndrojë e pamartuar, dhe nëse një burrë i cili ndërkohë ka një grua dhe fëmijë, e kërkon dorën e saj për martesë, ajo e rrefuzon për shkak të arsyetimit se ajo dëshiron të martohet me një burrë që është beqar?


Përgjigje:

Nuk i lejohet një gruaje të qëndrojë e pamartuar, kjo është e ndaluar për atë, përveç nëse ajo ka një justifikim të ligjëruar. Sepse ky veprim, mos martesa i shkakton asaj rrëziqet e mëposhtme:


1Kjo bën që ajo të humbasë një prej mundësive më të mëdha të jetës (Martesën).

2Kjo e pengon atë nga të pasurit pasardhës (fëmijë).

3Ky veprim është një prej veprimeve më të këqija e të dëmshme, i cili bëhet sebep / shkaktar për ta vendosur atë në një rrezik të madh për fitne dhe rrezikon atë që të bie në Fahis’hah (Zina). Për shkak se një grua ka nevojë për një burrë pa marrë parasysh se kush mund të jetë ajo, dhe nuk ka rëndësi se sa e ruan ajo veten e saj nga zinaja. Pra, ajo ka nevojë për një burrë për shkak të asaj që Allahu Aze ue Xhel, i ka dhënë asaj për shevah (dëshirat seksuale), kështu që ky veprim mund ta rrezikojë atë për të rënë në fitne.


Kështu që, nëse është e lehtë për të që të martohen me atë që ajo pëlqen / dëshiron! dmth me një burrë që nuk ka grua tjetër atëherë kjo në rregull.


Por nëse kjo nuk është e lehtë për të, atëherë që ajo të martohet me një burrë që ka një grua është një mijë herë më mirë sesa të mbetet e vetme / pa u martuar.

Kjo sepse ajo po e ndalon veten e saj nga një martesë me nje burrë, që ndërkohë nuk dihet se ndoshta në ketë burrë ajo ka mirësi, edhe pse ai mund të jetë një burrë që i ka tri bashkëshorte, ajo mund të jetë e katërta për atë.


Kështu që ajo jeton bashkë me gratë tjera nën kujdesin e një burri që ja ruan nderin dhe fenë e saj, dhe prej tij ajo të lind fëmijë, prandaj prania e tij pranë saj për ndihmë është shumë më mirë për të, sesa ajo të qëndrojë e vetme dhe pa u martuar.

Burimi: Ahkam takhusul Marah, fq /41:42.

Përshtati : Abu Yusuf  al-Albani (Arbrit Kraja)
A'Shkodera Albania 2011



BaarakAllaahuFeekum.

No comments:

Post a Comment

Note: Only a member of this blog may post a comment.