Wednesday, May 27, 2015

Sunnetet më mirë në Xhami apo në shtëpi?

Sunnetet më mirë në Xhami apo në shtëpi?

Shejkh Muhammed ibn Saalih el-Uthejmin rahimehullaah


Është më mirë që të gjitha (sunnetet) namazet nafile të kryhen në shtëpi, përveç atyre që janë ligjëruar (që të kryhen) në xhami, sikurse namazi i natës (Teravive) gjatë Ramazanit. Kështu për shembull, sunnetet para Drekës është më mirë që të falen në shtëpi, (gjithashtu) dhe sunnetet pas Drekës janë më të mirë në shtëpi. Po ashtu dhe Sunneti para Sabahut është (më i mirë), të falet në shtëpi, dhe sunneti pas akshamit është (më i mirë), në shtëpi dhe sunneti pas jacisë është më mirë të falet në shtëpi.

Të gjitha namazet Nafile, është më mirë (që të falen) në shtëpi, bazuar në thënien e Pejgamberit - salallahu alejhi ue sel-lem -: "Namazi më i mirë i një personi është ai namaz që e kryen në shtëpinë e tij, përveç namazeve farze" dhe urtësia (pas) namazeve nafile që falja e tyre në shtëpi është më e mirë, është: se shtëpia nuk kthehet si një varr, (shpjegim) ai nuk falet në të. Dhe të gjitha namazet janë bekim.

Së dyti ai bën që familja e tij të mësohen me namazin, si rrjellojë e kësaj ju gjeni fëmijë, që nëse ai sheh babain e tij duke u falur ai shkon dhe falet pranë tij, qëndron me të, bie në ruku me të, bie në sexhde me të,  dhe ai ulet me të. Edhe nëse ai (fëmija) nuk thotë asgjë, por ai ndjek (babain e tij në namaz), dhe kjo është një mirësi, që ju bëni me familjen tuaj duke iu mësuar atyre (formën) e namazit.

Fetaua Nur’ala el-Darb - Shejkh Uthejminit rahimehullaah. V 5 fq 11-12


Përshtati: Abu Yusuf al-Albani (Arbrit Kraja)
Shkodër e Mërkure, 9 Shaban, 1436

No comments:

Post a Comment

Note: Only a member of this blog may post a comment.