Shejkh Rabi Ibn Hadi el-Medkhali hafidhehullah
Refuzon Falih el-Harbi në çështjen e taklid
Për t’ja mundësuar lexuesve
Shqiptar të njihen me disa nga parimet e gabuara te Falih el-Harbi, këtu është
një përkthim i shkurtër i një pjese të rëndësishme të këtij artikulli, i cili
Insha-All-llah do t'i japë lexuesit një pasqyrë në këtë çështje. Lus
Allahun Xhel-le ue'Ala, që Ai të na lejojë
të shohim të vërtetën si të vërtetë dhe ta ndjekim atë, dhe Ai të na lejojë ne
të shohim të pavërtetën si të pavërtetë, në mënyrë që ne mund të qëndrojmë larg
nga ajo.
Shejkh Rabia hafidhehullah tha:
Ai dhe grupi i tij i fshehur kanë hyrë në bodrumet e errësirës, atje poshtë të ndrydhur lotojnë dhe mbrojtja e tyre është me gënjeshtra dhe falsifikime, dhe ata sulmojnë ose shprehimisht ose tërthorazi çdo individ që flet të vërtetën, në atë masë saqë abuzimi i tyre ka arritur për të nënvleftësuar (përçmuar) Imamët e El-xherh uet Ta’dil dhe parimet e tyre themelore. Kjo është e detyrueshme në këtë pikë që unë të shtjelloj disa çështje që kam diskutuar me të në dy pjesë të këshillave, që unë i anashkalova më parë për t’i treguar atij mirësi.
Kjo ndodhi se Falih kishte nxituar për
të bërë Tabdi (deklarimi i dikujt si një bitadçi) dhe Texhdi, kështu që
disa prej të rinjve kërkuan prej tij provat (dëshminë) që mbështesin këtë
tabdi, dhe ata nuk gjetën provat (dëshminë) e nevojshme. Pastaj ai përdori
për të shpikur një parim, i cili ishte për të hequr tabdin prej bazava të
Imamëve të El-xherh uet Ta’dil, dhe ai ndërtoi mbi këtë diferencimin midis
tabdi dhe Riuajah.
Prandaj ai beson se është e nevojshme
për të pyetur për arsyet pse Ru’uat (transmetuesit e hadithit) janë kritikuar,
por kur është fjala për ata, që ai mban qëndrim ndaj tyre si bitadçi, atëherë
kjo nuk është kusht (apo e nevojshme) për të pyetur rreth arsyeve për këtë
tabdi dhe kritikim, edhe nëse ata (që ishin kundërshtuar) ishin prej më të
mirëve të Selefive.
Atëherë ai ende nuk duhet të pyetet për
arsyet pse ata kanë qenë të deklaruar bitadçi, në vend të kësaj ai i deklaron
ata që i kërkojnë arsyet për këtë tabdi të jenë bitadçi.
Ai e themeloi këtë parim si një bazë të
tij, duke thënë se është obligim për t’i ndjekur verbërisht dijetarët, dhe ata
të mos pyeten për dëshmi.
Kush ishin ata të cilët ishin pyetur për
të ndjekur verbërisht dijetarët? Vërtet ata ishin studentë inteligjent të
dijes, madje dhe disa prej mësuesve në mesin e tyre ishin mjekë (nga
universitetet Islame) dhe jo njerëz të thjeshtë. Ai gjithashtu i përshkroi
ata, që nuk i ndjekin verbërisht dijetarët si shkatërrues të mesazhit të
Dërguarit të Allahut (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem), ose si mohues të Kuranit,
Sunnetit dhe Islamit. Ai dhe pasuesit e tij mendojnë, se ai është imami i
vetëm që e mbron Fenë, kështu që ai i mbështet ata dhe ata e mbështesin atë për
të sulmuar krerët e Ummetit të Sunnetit dhe Xhematit. Të fortin dhe të dobëtin
nga ata, ata i deklarojnë bitadçi dhe shpallin gjykime tiranike mbi
ta.
Përshtati dhe
përktheu: Ebu Jusuf (Arbrit Kraja)
Shkodër 2012
No comments:
Post a Comment
Note: Only a member of this blog may post a comment.