Friday, January 4, 2013
Shejkh Saalih El-Feuzan | Fjalë që Meritojnë të jenë të Shkruara në Ar
بِسْمِ اللَّهِ الرَّحْمَٰنِ الرَّحِيمِ
تَبَارَكَ الَّذِي نَزَّلَ الْفُرْقَانَ عَلَىٰ عَبْدِهِ لِيَكُونَ
لِلْعَالَمِينَ نَذِيرًا
I Lartësuar me Madhështi qoftë Ai i Cili zbriti Kriterin e së
Vërtetës (Kur’anin, Kriterin e qartësimit të së drejtës dhe të gabuarës) te
robi i Tij (Muhammedi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem), që të jetë këshillues për
gjithë Aleminim (për njerëzit dhe xhindet). [El-Furkan 25:1]
Fjalë që meritojnë të
jenë të shkruara në Ar
Të gjitha
Lavdërimet janë për Allahun, Zotin e të gjitha botëve (gjithsisë), I Cili na
urdhëroi për ta ndjekur të Dërguarin e Tij (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) dhe
për të thirrur në rrugën e Tij, Salavatet dhe
selamet qofshin për Profetin tonë Muhamed Sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, për
familjen e tij shokët e tij dhe gjithë ata që ndjekin ata në mirësi deri në
Ditën e Ringjalljes!
E në vijim:
Imaam Ebu
Muhammed el-Berbehari (v. 329 H rahimehUllah), ka thënë në Sherh us-Sunetit e
tij:
Allahu pastë mëshirë mbi ju! Shqyrtojeni me kujdes fjalën e
çdokujt që ju dëgjoni, e në veçanti atë të kohës tuaj. Mos nxitoni të veproni
me të shpejtë dhe mos nxitoni të merrni pjesë (përziheni) në asgjë prej saj
derisa ju të pyesni dhe të merrni vesh se: A ka folur ndonjë prej shokëve të
Profetit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, për të, ose ndonjë prej dijetarëve?
Atëherë, nëse ju gjeni një transmetim prej tyre në lidhje me të, kapuni për të,
por mos shkoni përtej saj në asgjë dhe mos i jepni përparësi asgjëje mbi ta, se
të tillët kështu bien në Zjarr.
Në shpjegimin e
mësipërm Shejkh Saalih el-Feuzan (hafidhahUllah) përmend:
Mos nxito për ta pranuar si të saktë çdo gjë që ti mund të
dëgjosh prej njerëzve, e veçanërisht këto të kohës së vonshme (sotme). Se
tashmë ka shumë prej atyre që flasin lidhur me shumë çështje të ndryshme,
nxjerrin vendime Fetare dhe e përshkruajnë veten e tyre me të dyja, i ditur dhe
fjalë drejtë. Kjo është për rastin e kohës tonë e veçanërisht pas shfaqjes së
mediave dhe përhapjes së teknologjive të reja moderne në kohën tonë. Të tilla
sa tashmë gjithkush mund të flasin lirshëm dhe ta nxjerrin atë që është e
vërtetë të pavlefshme; nga kjo kuptojmë se këto janë fjalë pa vlerë të vërtetë
- të folurit për çfarëdo që ata dëshirojnë në emër të dijes dhe në emër të Fesë
Islame.
Kjo tashmë ka arritur deri në atë pikë saqë ju i gjeni njerëzit
e devijimit dhe anëtarët e grupeve të ndryshme të devijuara dhe të humbura nga
Feja Islame, të flasin gjithashtu për Islamin.
Tashmë të tillë individë janë bërë ata të cilët flasin në emër
të Fesë Islame nëpërmjet mjeteve të teknologjive të reja moderne dhe nëpër
mediat e kohës tonë të tilla si radijo dhe kanale të ndryshme televizive e
satelitore. Prandaj (ju O Musliman) duhet të jeni shumë të kujdesshëm ndaj
këtyre rreziqeve!
Ajo që është mbi ju O Musliman, dhe mbi ju O nxënës dije
(individualisht), për ti verifikuar çështjet dhe për të mos nxituar për të
përqafuar çdo gjë dhe gjithçka që ju dëgjoni.
Ajo që është mbi ju, është për ta verifikuar të vërtetën
(saktësinë) e asaj që ju dëgjoni, duke e kërkuar se: "Kush tjetër e
pretendon apo e bën (thotë) të njëjtën deklaratë me këtë? ',' Këto mendime dhe
koncepte prej nga ku (dhe kush) vijnë apo nga e kanë origjinën ? ',' Ku dhe
kush është referenca e saj opo autorizusi i burimit? '
Pyetni se ku (çfarë - apo nga kush i kanë) janë dëshmitë
(argumentet) që e mbështesin atë (që e thonë) nga Kurani dhe Suneti? Dhe të
jeni vigjilent (kureshtar për Fenë dhe Dijen tuaj) përpara se ta merrni atë
(dmth; Dijen tuaj prej çdokujt) duke kërkuar dhe pyetur, se ku dhe nga
kush ky individ i cili po e prezanton (shfaqë) veten e tij dhe po e
vëndosë atë (veten e tij përpara) në radhët e të diturve) ku ka studiuar ky
dhe nga kush i ka marrë njohuritë e tij Fetare për (Dijen e Fesë Islame)? Sepse
është me shumë rëndësi (obligim) e sidoemos në kohën tonë të dihet se ku - nga
– dhe tek kush e mori Dijen që i studijoj njohuritë e Fesë Ilsmame çdo person
që flet për Fenë e Allahut Azze ue Xhel ?.
Secila nga këto çështje kërkon kujdes dhe verifikim përmes kërkimit
dhe të pyeturit, sidomos në kohët e sotme. Se nuk është e drejtë (e saktë -
normale) që çdokush që flet duhet të konsiderohet si i ditur apo burim dije,
edhe nëse ai është i shprehur apo gojëtar (dmth; që flet bukur – orator etj),
ai mund ti manipulojnë fjalët për ti joshur (kënaqur dhe tërhequr) dëgjuesit e
tij dhe të tjerët përrreth.
Mos merrni dhe pranoni prej askujt derisa ju të jeni të
vetëdijshëm për qëllimin dhe nivelin e asaj që ai posedon prej njohurive (dijes
Fetare) dhe të kuptuarit të saj (dmth; a e ka kuptuar ai këtë dije Fetare sipas
të kuptuarit e të parëve (Selefëve) tanë të mirë Radija_Allahu anhum ue
raduan). Se ndoshta fjalët e dikujt mund të jenë të pakta, por ama ata
posedojnë kuptim të vërtetë (saktë - plotë), dhe në të kundërt e saj, një
tjetër mund të ketë fjalë të bukura (dmth; flet bukur është orator etj),
por në fakt ai është injorant për atë shkallë (dmth; dije Fetare për të cilen
flet) dhe aktualisht ai nuk zotëron asgjë nga të kuptuarit e vërtetë prej Fesë
Islame.
Përkundrazi ai vetëm ka aftësinë për ti kënaqur njerëzit me
fjalët dhe fjalimin e tij e kështu që njerëzit janë të mashtruar prej tij.
Megjithatë përveç këtij, ka dhe të tillë prej atyre që e vendosin veten përpara
me perceptimin se ai është i mençur – ditur ose dijetar, dhe se ai është
një prej atyre që e kupton të vërtetën dhe mendon se ai është një
mendimtar i aftë etj… e kështu me radhë. Pra nëpërmjet këtyre mënyrave si dhe
mjeteve të tilla moderne, ai është në gjendje ti mashtrojë dhe ti gënjejnë
njerëzit, duke i marrë ata me vete (në humbje) prej rrugës së vërtetë.
Prandaj vërtetë që ajo çfarë meriton që t'i jepet konsideratë
është, se nuk është sasia e fjalëve të rrallitura bukur e me radhë, opo që
dikush mund të diskutojë (debatojë) gjerësisht një temë. Përkundrazi kriteri që
është për t'u konsideruar është se çfarë përmban fjalimi brenda tij nga dija e
vërtetë, dhe çfarë përmban nga parimet e përcaktuara dhe të transmetuara të
Islamit.
Se ndoshta një fjalë apo fjalim i shkurtër që lidhet me - ose ka
një bazë në parimet e përcaktuara në të ka dobi më të madha sesa në një shumicë
e madhe fjalësh që thjesht shëtisin (pa kuptim), dhe faktikisht me anë të
dëgjimit ju nuk mund të merrni shumë përfitim prej tyre.
Ky pra! është realiteti që është i pranishëm në kohën
tonë, një person dëgjon një sasi të madhe fjalësh të cilat brenda tyre posedojnë
shumë pak prej dijes së vërtetë. Dhe ne shohim praninë e shumë folësve (që
flasin dhe thërrasin) dhe akoma ka shumë pak njerëz (prej atyre që flasin) të
posedojnë kuptim të vërtetë Fetar ".
Shkëputur nga: "Një dhuratë me vlerë për lexuesin, prej
komentimit mbi Librin Sherh Us-Sunneh", fq 102-103 | nga Shejkh Saalih Ibn
Feuzan el-Feuzan (hafidhahUllah)
Përshtati: Arbrit Kraja (Abu Yusuf al-Albani)
A'Shkodera 23 Sheuual 1433.
Kur bojkotohet Bidatçiu dhe ndjekësit e tij fanatikë
Kur
bojkotohet Bidatçiu dhe ndjekësit e tij fanatikë
Shejkh
Salih ibn Feuzan el-Feuzan –All-llahu e
ruajtë-
Pyetje:
A lejohet dhënia e selamit ndjekësve fanatikë të një bidatçiu dhe a lejohet bojkotimi i tyre?
A lejohet dhënia e selamit ndjekësve fanatikë të një bidatçiu dhe a lejohet bojkotimi i tyre?
Përgjigje:
“Gjëja e parë që duhet të bëjmë është të përcaktojmë se çfarë është el-bid’ah
(shpikje ne Fe), sepse njerëzit, shumë nga ata sot që i abtibuohen kërkimit të
dijes , kurdo që dikush nuk pajtohet me to në diçka, ai thotë “ti je bidatçi”,
ngaqë ata nuk e dijnë se çfarë është bidati. Ne duhet të përcaktojmë se çfarë është
bidati (së pari). Kjo sepse, shumë
nga ato që ia atribuojnë vetvehtes si nxënës dije i klasifikojnë gjërat si
bidate dhe në fakt nuk janë bidate, për këtë arsye çdoherë kur dikush i kundërshton
ata, ai thotë “ti je bidatçi”, dhe kjo nuk është e saktë e nuk lejohet.
Bidat
është të shpikësh diçka në Fe që nuk është prej saj, të shpikësh diçka ne Fe që
nuk është prej saj. Siç ka thënë (Profeti) sal-lAllahu alejhi ue sel-lem:
(dhe në një transmetim tjetër thuhet)
“Kushdo që shpik në çështjen tonë
(d.m.th Fenë tonë) diçka që nuk është prej saj, do t’i refuzohet.”
(dhe në një transmetim tjetër thuhet)
“Kushdo që punon një vepër që nuk përputhet me çështjen tonë (Islamin),
do t’i refuzohet.”
Pra, el-bid’ah
është shpikja e një vepre adhurimi ne Fe që nuk mbështetet nga asnjë argument
prej Ku’ranit dhe Sunnetit të Resulit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem. Ky është bidati. Kështu që kushdo që është në këtë
mënyrë, atëherë ai konsiderohet bidatçi.
Dhe bidatçiu është obligim të këshillohet, obligim të
këshillohet, ta thirrësh për tek All-llahu, ta bësh të ketë frikë All-llahun, dhe nëse
ai ka gabuar ose ka ndonjë paqartësi, atëherë i sqarohet e vërteta, nëse disa çështje
nuk janë të qarta për të, atëherë i sqarohet e vërteta dhe i ngriten atij
argumentet. Pas gjithë kësaj, nëse ai insiston (në rrugët e tija), atëherë ai bëhet
bidatçi, të bojkotuarit e
tij bëhet detyrë, po ashtu refuzimi i tij dhe të qëndruarit larg tij.
Dhe kushdo që pajtohet me bidatin e tij dhe e ndjek atë dhe nuk e pranon
këshillën ose nuk i largohet atij (vazhdon ta ndjeki atë pasi që t’i sqarohet
atij ajo që ai është në të), atëherë edhe ky bojkotohet sikurse ai.
Sepse, cilido që pajtohet me bidatçiun
dhe kënaqet me bidatin e tij, atëherë bëhet bidatçi sikurse ai dhe
bojtokohet gjithashtu siç bojkotohet bidatçiu. Po.”
Përktheu:
Emin shkodrani (Ebu Abdullah Duraj)
Kanada,
Montreal, 22 Sefer 1434
Përdorja e shprehjes “Alejhis-Selam” dhe “Kerram Allahu Uexh-hahu” për Ali ibn Ebi Talib
Përdorja
e shprehjes “Alejhis-Selam” dhe “Kerram All-llahu Uexh-hahu” për Ali ibn Ebi Talib Radija_Allahu anhu.
Shejkh
‘Abdul‘Aziz ibn ‘Abdullah ibn Baaz –All-llahu e mëshiroftë-
(Fetaua Islamijeh, Darussalem, vëll 1,
fq.114-115)
Imam AbdulAziz Bin Baz rahimehUllah, është pyetur për gjykimin e thënies “alejhis-selam” kur përmendim Sahabiun ‘Ali ibn Ebi Talib All-llahu qoftë i kënaqur me të, dhe
Shejkhu është përgjigjur:
Nuk është e përshtatshme
ta dallosh Aliun me këtë thënie. Më saktë, ajo çfarë është ligjëruar, është që
të thuhet për të dhe Sahabët e tjerë: Radija_Allahu
‘anhu (Allahu qoftë i kënaqur me të),
Radija_Allahu
‘anhum (All-llahu qoftë i kënaqur më ta)
ose: RahimehUllah (All-llahu e mëshiroftë).
Kjo ngaqë nuk ka argument me e
dallu atë me këtë (thënie). Po ashtu është edhe shprehja që përdoret nga disa: Kerram-Allahu Uexh-hahu (Allahu ia
begatoftë fytyrën), nuk ka argument për përdorimin e saj, as nuk ka asnjë arsye
ta dallosh atë më këtë. Është më mirë ta trajtosh atë njësoj si të tjerët nga
Khalifët e Drejtë-Udhëzuar (Khulafa Er-Rrashidijn) dhe të mos zbatojmë asnjë
fjalë për të që nuk zbatohen për të tjerët, kur nuk ka argument që e mbështet
këtë.
Përktheu
nga anglishja: Emin Shkodrani (Ebu Abdullah Duraj)
Kanada,
Montreal, 22 Sefer 1434
Gjykimi për të pështyerit në drejtim të Kibles - Shejkh Muham-med Nasirudin el-Albani rahimehullah
Shejkh Muham-med Nasirudin el-Albani rahimehullah
Ajo që është transmetuar autentikisht prej Profetit
sal-lAllahu alejhi ue sel- lem, është se ai ka thënë:
"Kushdo që pështyn në drejtim të
Kibles, Ditën e Ringjalljes - Gjykimit - ai do të vijë me gëlbazën apo pështymën e tij
mes syve të tij"
All-llahu t'ë faltë - dëgjoje Hadithin, “Kushdo
që pështyn në drejtim të Kibles”, taman sikurse në drejtimin që ju
përballeni apo drejtoheni në namaz,
"Kushdo që pështyn në drejtim të Kibles, Ditën e Ringjalljes - Gjykimit- ai do të vijë me gëlbazën apo pështymën e tij mes syve të tij"
Dhe kjo njihet mirë mes të gjithëve se pështyma
është e pastër ndryshe nga gëlbaza dhe jashtëqitja të cilat janë të papastra.
Çdo gjë prej tyre është e neveritshme.
Me këtë (Hadith) i Dërguari i All-llahut sal-lAllahu alejhi
ue sel-lem, e ka ndaluar atë me një ndalim të përgjithshëm që Muslimani të
pështyj në drejtim të Kibles.
Përktheu: Arbrit Kraja (Ebu Jusuf)
Shkodër 23 Sefer 1434.
Thursday, January 3, 2013
A lejohet t’i heqim vetullat (ose me i pre) ?
A lejohet t’i heqim vetullat (ose me i pre) ?
Përgjigje:
Nuk lejohet dhe për këtë gjë duhet të jeni të
kënaqur me krijesën dhe zgjedhjen e All-llahut Aze ue Xhel.
(Shejkh Muham-med Nasirudin el-Albani rahimehUllah - kaseta nr 1)
(Shejkh AbdulAziz Ibn Abdullah Ibn Baz rahimehUllah – revista thirrje, nr 1469)
Përktheu: Arbrit Kraja (Abu Yusuf al-Albani)
Shkodër 22 Sefer 1434.
gjykimi i të punuarit në dyqanet e parukerive dhe të ushqyerit nga fitesa e tyre?
Shejkh Muham-med Nasirudin el-Albani
rahimehullah
Cili është gjykimi i të punuarit në dyqanet e
parukerive dhe të ushqyerit nga fitesa e tyre?
Përgjigje:
Nuk lejohet të punuarit në dyqanet e parukerive dhe
nuk lejohet të ushqyerit nga fitimi i këtyre dyqaneve për shkak të fitnes që
ka kjo punë dhe për shkak se në këtë punë ka (Terwixh) reklamim, përhapje të
zakoneve të Qafirave dhe për shkak se në këtë punë mësohen gratë me paturpësinë dhe
këtë punë mund ta marrin përsipër (dmth, punësohen) në këto dyqane burrat …
Këto dyqane mund të përdoren për fesad dhe udhëzim
për të bërë vepra të ndaluara. Kështu që duhet (është Obligim) që Udhëheqësit e
Muslimanëve të ndalojnë hapjen e këtyre dyqaneve në vendet e Muslimanëve.
(Kaseta 480)
Përktheu: Arbrit Kraja (Abu Yusuf al-Albani)
Shkodër 22 Sefer 1434.
A është gusha e femrës prej fytyrës së saj ?
Shejkh
Muham-med Nasirudin el-Albani rahimehUllaah
A
është
gusha
e femrës prej fytyrës së saj ?
Përgjigje:
Ajo
pjesë që është përballë (që shihet) nuk mbulohet ndërsa ajo pjesë e gushës që
është poshtë mbulohet.
(Kaseta
323)
Përshtati:
Arbrit Kraja (Abu Yusuf al-Albani)
Shkodër
22 Sefer 1434.
A lejohet ngrënja në restorante që kanë pije alkolike?
Shejkh Muham-med Nasirudin el-Albani rahimehUllah
A lejohet ngrënja në restorante që kanë pije
alkolike?
Përgjigje:
Nuk i lejohet Muslimanit që të hajë në këto vende
vetëm si kalimtarë sepse në këto vende Zemërohet All-llahu.
(Silsilat uel Huda
uen Nu’ur, kaseta 62)
Përktheu Arbrit Kraja (Ebu Jusuf)
Shkodër 21 Sefer 1434
Wednesday, January 2, 2013
Shejkh Salih el-Uthejmin rahimehUllah | Gjykimi për mishin e importuar
Gjykimi
për mishin e importuar
Imam
Muhammed ibn Salih el-Uthejmin –Allahu
e mëshiroftë-
(Fatawa Islamiyah, Darussalam, vëllimi 6, fq.276-278)
Pyetje:
Cili është gjykimi për ngrënien e mishit të ngrirë që vjen nga jashtë vendit,
veçanërisht mishi i pulës?
Përgjigje:
Parimi bazë në lidhje me mishërat që vijnë nga Ehli-Kitabët –dhe ata janë Çifutët
dhe të Krishterët-, është lejimi. Ashtu si parimi bazë në lidhje me mishërat që
vijnë nga vendet Muslimane është gjithashtu lejimi. Kështu është çështja, edhe
nëse nuk e dijmë se si i kanë therur, apo nëse e kanë përmendur emrin e All-llahut
për to apo jo. Kjo sepse parimi bazë në lidhje me veprën e atij që ka përvojë
në të është se ajo është kryer mirë dhe saktësisht, përveç nëse bëhet e qartë
se nuk është kryer mirë dhe saktësisht.
Argumenti për këtë parim bazë është transmetimi i
konfirmuar në Sahih Buhari nga Hadithi i ‘Aishes radija_Allahu anha, ku thotë: “Disa
thanë:
“O i Dërguar i All-llahut! Disa njerëz vijnë tek ne me mish dhe ne nuk e
dijmë nëse Emri i All-llahut është përmendur në to apo jo.”
I Dërguari i Allahut
sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem tha:
“Përmendeni
Emrin e Tij dhe pastaj hani atë.”
(Buhariu nr.5507)
(Buhariu nr.5507)
Ajo
(‘Aishja) tha:
“Dhe ata sapo e kishin lënë kufrin (mosbesimin)”
Pra, në këtë hadith ka argument se kur një vepër bëhet
nga dikush me përvojë, nuk na obligohet që të pyesim: A e ka bërë saktësisht
apo jo?
Bazuar në këtë parim, këto mishëra që na vijnë nga
Ehlil-Kitab janë të lejuara. Nuk kemi nevojë të pyesim rreth tyre, e as të hulumtojmë.
Sidoqoftë, nëse në bëhet e qartë se posaçërisht këto mishëra të importuar janë
therur në mënyrë të gabuar, atëherë nuk i hamë, bazuar në fjalët e Profetit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem:
“Hani
atë në të cilin ka rrjedhur gjaku, dhe atë në të cilin është përmendur Emri i
Allahut, përveç (atë që është therur duke përdorur) dhëmbët dhe thonjtë
(el-dhufuri). Sa për dhëmbët, ata janë kockë, dhe sa për thunin, ajo është
thika e Etiopianve.”
(Buhari nr.5544 dhe Muslimi nr.1968)
Dhe nuk i takon njeriut të jetë kokëfortë në Fenë e
tij dhe të hulumtojë për gjëra që nuk kërkojnë asnjë hulumtim. Megjithatë, nëse
i bëhet e qartë se është i pavlefshëm dhe është i sigurtë për këtë, atëherë
është e detyrueshme për të që t’i shmanget. Por nëse ai është në dyshim dhe
heziton mbi të se a është therur në mënyrë të saktë apo jo, atëherë kemi dy
parime:
Parimi i parë:
Se është e saktë.
Parimi i dytë:
Të hezitoni: nëse një person është në mëdyshje për të dhe e lë atë, nuk ka
gjynah mbi të, edhe nëse e han, nuk ka gjynah mbi të.
Në përputhje me
rrethanat, situata bie në tre raste: Ose ne e dimë se ky person ther sipas mënyrës
së saktë, ose e dimë se ai nuk ther sipas mënyrës së saktë, dhe në këto dy
raste gjykimi është i njohur. Rasti i tretë është se ne jemi në dyshim dhe nuk
e dimë nëse ai e ka therur sipas mënyrës së saktë apo jo. Gjykimi në këtë rast është
se kafsha e therur është e lejuar dhe nuk nevojitet të pyesësh ose hetosh se si
e ka therur, dhe nëse e ka përmendur Emrin e All-llahut apo jo. Më saktë, ajo që është
e qartë prej Sunnetit, vërteton se është më mirë të mos pyesësh dhe të mos
hulumtosh. Për këtë arsye, kur ata thanë:
“Ne nuk e dimë nëse Emri i All-llahut është
përmendur mbi to apo jo,”
Ai nuk i tha atyre:
“Pyeti ata nëse e kanë përmendur
emrin e All-llahut apo jo.”
Përkundrazi, ai tha:
“Përmendeni Emrin e
Tij dhe pastaj hani atë.”
Tesmijah
(përmendja e Emrit të All-llahut) që urdhëroi Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem nuk është Tesmijah e therjes, e cila tashmë është kryer dhe përfunduar, (por)
është Tesmijah e ngrënies. Sepse është
ligjëruar për atë që po han, të përmend para ngrënies Emrin e All-llahut ‘Azze ue Xhel.
Në të vërtetë, mendimi më i sigurtë është se përmendja
e Emrit të All-llahut, gjatë ngrënies është detyrim, bazuar në urdhërimin nga Profeti
sal-lAllahu alejhi ue sel-lem për të
bërë kështu, sepse kur një person nuk e përmend Emrin e All-llahut, shejtani merr pjesë në ushqimin dhe pijen e tij.
Përktheu
nga anglishtja: Emin Shkodrani (Ebu Abdullah Duraj)
Kanada,
Montreal, 20 Sefer 1434
Subscribe to:
Posts (Atom)