A është e lejuar qe gruaja me menstruacione të prekin Kuranin?
"Shejh Al-lameh Mukbil ibn Hadij el-Wadi'ee (rahmetUllahi alejhi)
"Shejh Al-lameh Mukbil ibn Hadij el-Wadi'ee (rahmetUllahi alejhi)
Pyetje:
A lejohet që një grua me menstruacione ta prekë Kuranin?
Përgjigje:
Nuk ka asnjë të keqe në këtë, kjo për shkak të mungesës së provave në lidhje me ndalimin e saj.
Sa i përket hadithit:
"Askush se prekë Kuranin përveç të pastrit"
Esh-Sheukani (rahimehUllah) ka thënë:
"Ajo që është për qëllim këtu, se askush së prekë Kuranin përveç ai që është i pastër, do të thotë: Besimtari "
Ai (Esh-Sheukani) përdore si dëshmi (argument) faktin se i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) ka thënë:
"Me të vërtetë Besimtari nuk bëhet i papastër"
Gjithashtu: i Dërguari i Allahut (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) ka ndaluar që të udhëtohet me Kuranin për në territoret e armikut.
Burimi: http://www.muqbil.net/fatwa.php?fatwa_id=16
Përshtati dhe përktheu: Ebu Jusuf (Arbrit Kraja)
Shkodër 2011
No comments:
Post a Comment
Note: Only a member of this blog may post a comment.