Menstruacionet dhe namazi
Esh-Shejkh, Imam Muham-med bin Salih El-Uthejmin (RahmetUllaahi alejh)
Të gjitha llojet e namazit, obligim apo Synnet, janë të ndaluara për gratë në kohën e menstruacioneve. Nuk është obligim për gruan për ta falur namazin përveç nëse ajo mund të falë një rekat të plotë "brenda kohës së parashikuar të namazit. Për të ilustruar këtë po marrim parasysh këto dy shembuj:
Shembull i
parë:
Një gruaje i vijnë menstruacionet e saj menjëherë pas perëndimit të diellit. Mirëpo, ajo
ishte e pastër
për një periudhë kohore të mjaftueshme sa për të falur një "rekat të vetëm nga
namazi akshamit. Por pasi ajo të jetë plotësisht e pastër, pas përfundimit te ciklit ajo duhet
të plotësojë namazin e akshamit të saj. (këtë aksham që i erdhën
menstruacionet asaj, por pas një periudhe kohore të mjaftueshme sa për të falur
një rekat të vetëm nga hyrja e akshamit deri në momentin qe kësaj i erdhën
menstruacionet).
Shembulli
dytë:
Menstruacionet
e një gruaje u ndaluan para lindjes së diellit dhe brenda një
kohë të
mjaftueshme për të,sa për të falur një 'rekat te vetëm nga namazi i sabahut
(Agimi). Por pasi ajo te jete pastruar plotësisht , atëherë ajo duhet të falë namazin e sabahut.
Në të dy
shembujt, nëse koha nuk është e mjaftueshme për të sa për të falur një
rekat të vetëm, atëherë nuk është obligim mbi të për të falur namazin sepse
Pejgamberi (Sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) ka thënë:
"Kushdo që mund të kapë një rekat (namaz) 'të vetëm (në kohën e duhur) ai ka marrë namazin’’ 26 .
Ky hadith nënkupton se kushdo që nuk mund të falë një rekat namaz në kohën e
duhur, atëherë ai nuk e ka kapur dhe nuk ka namaz .
Rasti:
Supozojmë që një grua mund të falë një rekat namaz 'nga namazi i Ikindisë në
kohën e saj të duhur. Atëherë a është obligim mbi të për të falur namazin e
drekës me namazin e Ikindisë? ose në qoftë se një grua
mund të falë një rekat namaz 'të Jacisë në kohën e duhur të saj, atëherë a
është obligim për të që ajo të falin namazin e akshamit me të jacisë?
Ka
mosmarrëveshje në mesin e dijetarëve në lidhje me këto çështje. Megjithatë mendimi më i drejtë (i saktë) është se ajo duhet vetëm të falë atë që ajo është
në gjendje të kapë në kohën e vet, (d.m.th. në kohën e namazit të ikendisë dhe jacisë). Kjo bazuar në hadithin e Profetit
(Sal-lAllahu alejhi ue sel-lem):
"Kushdo që mund të kapë një rekat (namaz)
'nga namazi ikendisë para perëndimit të diellit, atëherë ai ka kapur Ikendinë ". (rënë dakord) 27.
Ai (Sal
lAllahu alejhi ue selem) nuk tha "pastaj ai / ajo ka marrë (kapur) drekën
dhe namazin e Ikindisë!"
Ai nuk e
përmend se është obligim për të falur namazin e drekës.
Kjo është
pozita e shkollave të mendimit të Imam Malikut dhe Imam Ebu Hanifes. 28
Burimi nga
libri:
Gjakderdhja
e natyrshme e gruas
English :
NATURAL
BLOOD
OF WOMEN
By Shaykh: Muham-mad bin Salih Al-Utheimeen (RahmatUllaahi alayh)
26: Sahih
el-Buhari (arabisht-anglisht), V.1, F. 322, Hadith # 554.
27: Sahih
Muslim (anglisht: përkthyer nga Abdul Hamid Sidiki dhe botuar nga Dar Al-Arabi,
Bejrut-Liban) V.
1, F. 298, Hadith # 1266.
28: Ebu
Hanife el-Nu'man Ibin Thabit Ibin Zouta rahimehUllaah (80-150 Hj/700-770 CE), një nga
dijetarët e mëdhenj të Fesë Islame.
Ai ka lindur në Kufah dhe vdiq në Bagdad. Ai e ka parë, Sahabiun e nderuar Enes Bin Malik radija_Allahu anhu, kur
ky i fundit erdhi në
Kufah. Ai ishte një dijetar i devotshëm i cili respektonte hadithin e Profetit
(Sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) deri në atë shkallë saqë ai nuk transmetonte asnjë hadith përveç nëse ai e dinte nga zemra. Ai e
konsideronte hadithin më lart se fjalën e tij.
Ai nuk i
ka thirrur njerëzit që ta ndjekin atë verbërisht.
Përshtati: Arbrit Kraja (Ebu Jusuf el-Albani)
Shkodër
2011.
No comments:
Post a Comment
Note: Only a member of this blog may post a comment.