Wednesday, February 15, 2012

A i lejohet nje Selefiu të përzihet me Hizbit - Shejh Rabi ibn Hadi el-Madkhali




A i lejohet nje Selefiu të përzihet me Hizbit- Shejkh Rabi ibn Hadi el-Medk'halij


A i lejohet një thirrësi Selefi të përzihet me Hizbit me qëllim që t’i ndreqin ata?

Autor: Bartësi i Flamurit të Xherh uet Ta'dil
El'Allame esh-Shejkh Dr Rabi 'ibn Hadi 'ibn Umer El Medk'halij hafidhehUllaahu Tea'la.



Pyetja: 

A është e lejuar për një thirrës (Selefi), që thërret tek All-llahu, i cili është në Menhexhin (metodologjinë) Selefije për tu përzier herë pas here me një grup individësh prej Hizbive me qëllimin për të mësuar gabimet e tyre, marrëdhëniet, dhe çështjet e tyre sekrete, si dhe idetë e prishura, në mënyrë që më pas të largojë veten prej tyre dhe t'ia bëjë të qartë Umetit Mysliman gabimet (e këtyre Hizbive ), në mënyrë që ata mund të jenë të paralajmëruar prej tyre?




Përgjigje:



Pasha All-llahun, o vëllai im, unë them se është e mjaftueshme për ty se këto grupe Hizbish, me të cilët ju tashmë përziheni i kanë përhapur ideologjitë e tyre të gabuara dhe se Ulemat tashmë i kanë refuzuar ato; mos e ekspozo (vendos) veten për në humbje! Me të vërtetë shumë njerëz kanë hyrë në to, ekzakt për të njëjtin qëllim dhe pas disa kohësh rezultoi tek ata, duke u përfshirë dhe rrëshqitën më tutje në këtë çështje dhe më pas mbaruan (humbën). Pra, besimtari duhet të ruhet dhe të jetë i kujdesshëm. Selefët nuk u përzien me Xhehmitë dhe Mutazilitë, dhe as me Havarixhët, me qëllim që t’i ndreqin ato! Për këtë arsye është që ti të ndjekësh rrugën e Selefëve, Allahu të bekoftë!

Qëndrimi dhe ulja me të keqen, dhe mbajtja e shoqërisë së keqe do të dëmtojë ty. Shembulli, që rri i ulur me të mirin dhe i ulur me të keqin është si shembulli i tregtarit të parfumeve dhe të farkëtarit (kovaçit). Tregtari i parfumeve mund të të japë ty një dhuratë, ose ju do të merrni prej tij erën e mirë, ose ju mund të blini një parfum prej tij. Sa për farkëtarin, ai ose do të djege rrobën tënde ose ju do të merrni prej tij një erë të rëndë (të neveritshme).

Kështu që, për ju o vëllezërit e mi, është që ju të uleni me ata, që janë të udhëzuar në rrugën e drejtë, me njerëzit e devotshmërisë, me ata që heqin dorë prej gjërave, duke marrë parasysh frikën prej rënies në atë që është e ndaluar, me ata që janë te përmbajtur prej sprovave të kësaj dynjaje, dhe / ose prej asaj që nuk ka përfitim (intereson) në të, dhe me ata që kanë respekt për Sunetin (dmth ata që janë në Sunet). Këto janë ata, që qëndrimi apo ulja me ta dhe tubimet me ta janë të bekuara. Pra bëni kujdes! dhe qëndroni larg nga të ulurit me njerëzit e dëshirave (epsheve), se me të vërtetë ata kanë me vete shume keqkuptime. Është e mundur, që ata ty gradualisht të të tërheqin pas vetes së tyre dhe të të bindin. Dikush mund të të thotë "Hyr në mesin e tyre dhe ndreqi (sqaroi) ata nga brenda", por ata pothuajse kurrë nuk e ndreqin veten e tyre me përjashtim të atij, që Allahu dëshiron.

A mendon se ti do të mësosh rreth tyre duke vepruar atë që ju keni përmendur?! Kjo nuk është mënyra e Islamit; Islami nuk e mbështet apo përkrahë këtë, Allahu të bekoftë! Unë ju këshilloj që të mos përziheni me ta pa marrë parasysh justifikimin. Kjo, është për shkak se e keqja e tyre tashmë është e përhapur, e publikuar dhe e njohur, përderisa ka arritur nivelin e shpërthimit, shkatërrimit dhe prishjes. Unë me kohë kam shkruar dhe refuzuar ideologjitë e Seid Kutubit dhe të Ikhuanul muslimun. Faktikisht, ata vetë tashmë i kanë shkruar dhe bërë të qarta dhe të ilustruara idetë e tyre të prishura në librat e tyre, ndërkohë ata nuk e kuptojnë këtë.

Juve ju mjafton kjo, o vëllai im. Pasha All-llahun, (në këtë rast) përveç nëse ka një dijetar Selefi, i cili merr përsipër për t'i dhënë davet atij që ai shpreson se do ta pranojë të vërtetën, atëherë kjo është për të, dhe në rregull për të (Dijetarin Selefi). Përkundrazi, ajo është detyrë e tij (Dijetarit Selefi) për t'i dhënë atij davet dhe për t'ia qartësuar atij të vërtetën. Për sa i përket një Selefiu, që është i dobët në dijen dhe në personalitetin e tij , atëherë ajo që është më e mirë për të, është që ai të qëndroje larg prej tyre në mënyrë që ai mund të mbrojë dhe të mbajë të sigurt atë, që ai ka me vete nga e vërteta, dhe nuk ka asgjë të krahasueshme me sigurinë.




Përshtati: Abu Yusuf al-Albani (Arbrit Kraja)
A'Shkodera Shkurt 2012

No comments:

Post a Comment

Note: Only a member of this blog may post a comment.