Tuesday, May 21, 2013

Salafi Conference

Selamu alejkum ue rahmetullah ue berekatuhu.

I lajmeroj gjithe vellezerit selefi te londres dhe te qyteteve tjera te UK se kete te diel qe vjen ne Qendren Selefije te Birminghamit (Salafi Publications) kemi konference insha-Allah.
Le te perfitojme gjithe se bashku prej miresive dhe dobive te fjaleve dhe keshillave te dijetareve tane Selefi Allahu I ruajt dhe I Meshirofte te gjithe.
E lus Allahun e Lartesuar, qe tua mundesoj qe te merrni pjese. Allaahu ju shperblefte me Xhennet Firdeus.

Vellai juaj Selefi Arbrit Kraja- Ebu jusuf
Londer

Sunday, May 19, 2013

“Vërtet, Allahu e krijoi Ademin në imazhin e tij.” - Imam Albani



“Vërtet, Allahu e krijoi Ademin në imazhin e tij”
-Shejkh Muhammed Nasirud-din el-Albani-
 
Pyetësi: Kam një pyetje në lidhje me një hadith që transmetohet se Resuli –sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem- ka thënë: “Vërtet, Allahu e krijoi njeriun në imazhin e të Gjithëmëshirshmit (er-Rrahman).”
Shejkh Albani: (Këtë hadith që përmende është) Baatil (nuk është i saktë, është i pavërtetë).
Pyetësi: Baatil, eh?
Shejkh Albani: Po.
Pyetësi: Allahu ta shpërbleftë me të mira, dhe i mëshiroftë prindërit e tu!
Shejkh Albani: Allahu të ruajtë!
Pyetësi: Po ata që e konsiderojnë këtë (hadith) të saktë?
Shejkh Albani: Ata që e saktësojnë këtë  (hadith) nuk e dinë saktësimin (si saktësohen hadithet).
Pyetësi: Allahu ta shpërbleftë me të mira!
Shejkh Albani: Allahu të ruajtë! Hadithi i saktë është me tekstin: “Vërtet Allahu e krijoi Ademin në imazhin e tij (Ademit)” , jo (nuk është):“……në imazhin e të Gjithëmëshirëshmit.”
Pyetësi: “….në imazhin e tij”, është për qëllim Ademi?
Shejkh Albani: Dëgjo! Ky është teksti (i hadithit) i mirënjohur në të dy Sahihat (Bukhariu dhe Muslimi), dhe në një transmetim që gjindet tek Bukhariu, e sqaron transmetimin e parë (që përmendëm), (që është) “Allahu e krijoi Ademin në imazhin e tij, gjatësia e tij ishte gjashtëdhjetë dhira’a (krahë)”, kështu që bëhet fjalë për Ademin (imazhin e Ademit).
Pyetësi: Po, po. Allahu ta shpërbleftë me të mira!
Shejkh Albani: Allahu të ruajtë!
Pyetësi: Mos na harroni në lutjet (du’atë) tuaja, o Shejkh, Allahu ta shpërbleftë me të mira!
Shejkh Albani: Po ashtu edhe ju, mos na harroni në lutjet tuaja të mira.
Pyetësi: Fij emenil-lah! (Qofsh) në mbrojten e Allahut!
Shejkh Albani: Ues-Selamu ‘alejkum!
Përktheu nga anglishjta: Emin shkodrani
3 Rexhep 1434 (13/05/2013)
Kontrolloi nga arabishtja: Astrit Hoxha
www.esselefussalih.com 
Burimi në anglisht: http://shaikhalbaani.wordpress.com/2012/08/15/indeed-allaah-created-the-son-of-aadam-in-the-image-of-the-most-merciful-ar-rahmaan/

Wednesday, May 15, 2013

A ka dallim midis thënies: ky është mendimi i Selefëve … apo ky është mendimi i Ehli Sunnetit? – Shejkh ‘Abdul-’Aziz ibn Baz

 


A ka dallim midis asaj që themi: ky është mendimi i Selefëve … apo ky është mendimi i Ehli Sunnetit?
-Shejkh ‘Abdul-’Aziz ibn ‘Abdullah ibn Baz-

Një pyetës thotë: A ka dallim midis asaj që themi: ky është mendimi i Selefëve … apo ky është mendimi i Ehli Sunnetit?

Përgjigja: Kuptimi është i njëjtë. Selefët janë Ehli Sunneti dhe ata janë Sahabët -Allahu qoftë i kënaqur me ta- dhe ndjekësit e tyre me mirësi. Atyre u thuhet: Es-Selefus-Salih (Selefët e mirë), dhe Ehlu Sunneti dhe Xhemati, nëse dëshiron atë (shprehje) nuk ka asgjë. Shprehja është një: Ehlu Sunneti dhe Xhemati, Es-Selefus-Salih. Ehlu Sunneti ka për qëllim me këtë (këto dy shprehje): shokët e Pejgamberit sal-lAll-llahu alejhi we sel-lem dhe atë që i ndjek ata me mirësi, në akideh, në fjalë dhe në vepra.

Përktheu dhe përshtati: Astrit Hoxha
Burimi në arabisht: http://www.sahab.net/home/?p=291

Friday, May 3, 2013

Ndaloni ashpërsinë shkatërruese që po shkatërron Davetin Selefij - Shejkh Rabi' el-Medkhalij




Ndaloni ashpërsinë shkatërruese që po shkatërron Davetin Selefij!

-Shejkh Rabi’ ibn Hadi el-Medkhalij-

Në këto ditë shohim se Daveti Selefij po ecën prapa dhe po tkurret.
Allahu ju begatoftë!
Sepse ai (Daveti) e ka humbur urtësinë e tyre (që merren me këtë Da’vet).
Para së gjithash (ky Da’vet) ka humbur urtësinë e të Dërguarit صلى الله عليه و سلم , durimin dhe tolerancën e tij, mëshirën e tij, moralin e tij dhe butësinë e tij.
Pasha Allahun, ‘Aishja رضي الله عنها shau një çifut dhe i Dërguari i Allahut i tha asaj:
 “O ‘Aishe! Allahu e don butësinë në çdo gjë.” (Hadith Muttfekun ‘alejhi)
 Këtë hadith, nëse një dijetar ia përmend rinisë, në mënyrë që t’i orientojë ata në pasimin e Menhexhit të saktë gjatë thirrjes për në Fenë e Allahut, ata do të thonë se kjo është Temji’ (personi që nuk lufton haptas për të vërtetën, dhe që në të vërtetë nuk është me Selefijtë).
Po ashtu, edhe nëse përmend: urtësinë, butësinë, tolerancën dhe durimin; gjëra të cilat janë të domosdoshme në thirrjen për në Fenë e Allahut تبرك و تعالى , dhe janë prej faktorëve që tërheqin  njerëzit për tek Da’veti i saktë, (në mënyrë) që të hyjnë njerëzit në Fenë e Allahut grupe-grupe.........vazhdo me leximin>>>>>>


Tuesday, April 30, 2013

Kush ka të drejtë të bëjë Tefsik dhe Tekfir mbi njerëzit? - Shejkh Salih el-Feuzan



 Kush ka të drejtë të bëjë Tefsik dhe Tekfir mbi njerëzit?
-Shejkh Salih el-Feuzan-

Shejkh Feuzan:
 Kjo është e drejtë dhe kompetencë e dijetarëve,  e dijetarëve me mprehtësi,
të cilët e dinë se kush e meriton të emërtohet me kufër, fisk (mëkat) dhe bidat.
Kjo çështje është në kompetencën e dijetarëve.


Përktheu: Astrit Hoxha
Burimi: http://www.esselefussalih.com/2013/04/30/kush-ka-te-drejte-te-beje-tefsik-dhe-tekfir-mbi-njerezit/  

Monday, April 29, 2013

Këshillë për fillestarët që preokupohen me gabimet e të tjerëve – Shejkh Salih el-Feuzan


Këshillë për fillestarët që preokupohen me gabimet e të tjerëve
-Shejkh Salih el-Feuzan-

Pyetje: Dëshirojmë nga shkëlqësia juaj një këshillë (orientim) për  disa nxënës të vegjël të dijes, të cilët gjëja e parë që fillojnë nga kërkimi i diturisë është se ata: fillojnë e flasin në këto gjëra (në gabimet dhe në të metat e të tjerëve) dhe se: a ka ky filan person këtë( të metë, mangësi) a ka filani tjetër atë?
 Përgjigja: Kjo (që bëjnë këta) është Fitneh, (e cila është) të folurit për njerëz dhe zënia e kohës(preokupimi) me mangësitë e njerëzve dhe gabimet e tyre. Sidomos nëse (ky veprim) bëhet nga një fillestar (në kërkimin e diturisë). Kjo e pengon atë nga kërkimi i diturisë dhe ndoshta edhe e ndalon atë nga këkimi i saj. Si rrjedhojë (e këtij veprimi ), ai urren filan person e filan person  dhe heq dorë nga kërkimi i diturisë.  Kështu që, kjo (që bëjnë këta) është fitneh që duhet të largohen prej saj.
Është obligim për të riun që të ketë për synim kërkimin e diturisë  dhe mos të dëgjojnë atë çfarë thonë njerëzit  për filanin e al-lanin(për këtë e për atë).
Së pari, kjo gjë e bën atë që të ketë urrejtje për nxënësit e dijes dhe ia largon dëshirën dhe interesin për kërkimin e diturisë.
E dyta,.......vazhdo me leximin>>>>>

Thënia: “Besimi është në zemër” - Shejkh Salih el-Feuzan

Thënia: “Besimi është në zemër”
-fjalë e drejtë me të cilën është për qëllim e kota dhe e pavërteta-
-Shejkh Salih ibën Feuzan el Feuzan-

Pyetja: Çfarë mund të na thoni rreth atij personi që kur i thuhet “frikësohu Allahut” lidhur me disa gjynahe – sikur rruajtja e mjekrës, pirja e duhanit, zgjatja e rrobës nën nyjen e këmbës -, ai thotë: besimi është në zemër dhe nuk është besimi tek lëshimi i mjekrës, braktisja e duhanit apo tek zgjatja e rrobës. Poashtu ai të thotë: vërtetë Allahu nuk shikon trupat tuaj – ka për qëllim mjekrën, duhanin apo rrobën – , por shikon zemrat tuaja?
Shpresoj tek një përgjigje e juaja o shejh i nderuar, në mënyrë që të mësojë ai që thotë se besimi është në zemër?
Përgjigja: Këtë fjalë e thonë shpesh disa njerëz të paditur ose sofizta. Kjo është fjalë e drejtë, mirëpo me të është për qëllim e kota dhe e pavërteta, sepse ai që e thotë këtë fjalë, dëshiron të justifikojë gjynahun e tij; sepse ky person pretendon se mjafton besimi që është ne zemër nga veprimi i adhurimeve dhe braktisja e gjynaheve. Padyshim që ky është një mashtrim i qartë, sepse besimi nuk është vetëm në zemër, përkundrazi besimi –sikurse e ka përkufizuar Ehlus-Sunneh uel Xhema’ah – , është fjalë e gjuhës, besim i zemrës dhe punë e gjymtyrëve.
Ka thënë imam el Hasen el Basri – Allahu e mëshiroftë – :...vazhdo me leximin>>>>>>

Wednesday, April 24, 2013

Gjykimi i shpërthimeve në Boston – Shejkh Salih el-Feuzan

Gjykimi i shpërthimeve në Boston

-Shejkh Salih el-Feuzan-


Ne e duam Xhihadin dhe nxisim në të, por ky nuk është Xhihad!
Ne e kemi thënë se ky nuk është Xhihad.
Ky është Shkatërrim!
Ky veprim është vrasje  e njerëzve pa të drejtë. Ky është Xhihad?!
Ai edhe veten e tij e vret pa të drejtë. A është ky Xhihad?
Ky nuk është Xhihad.
Xhihadi ka dispozita, kushte dhe rregulla. Atë e merr përsipër, e drejton prijësi (udhëqësi, sundimtari) i muslimanëve dhe thërret në të......vazhdo me leximin>>>>>

Monday, April 22, 2013

Si e realizon muslimani Teuhidin?

Si e realizon muslimani Teuhidin?
-Shejkh Muhammed ibn Salih el-Uthejmin- 


Pyetja: Allahu ju dhëntë mirësi! Si e realizon muslimani Teuhidin o shejh i nderuar?

Përgjigja: Ai e realizon duke qënë i sinqertë në dëshminë La ilahe il-lAllah; dmth nuk ka të adhuruar me të drejtë përveç Allahut. Çdo gjë që adhurohet përpos Allahut është e kotë (baatil),.......vazhdo me leximin>>>>>

Tuesday, April 16, 2013

Faqja e re selefijeh ne gjuhen shqipe.

Kjo eshte faqja e re selefijeh ne gjuhen shqipe. Mund te rregjistroheni ne menyre qe te merrni vazhdimisht emaile me artikujt me te fundit.

Ndersa per audio nga dijetare te perkthyera ne gjuhen shqipe, ketu:

Rëndësia e Namazit – Shejkh Muhammed ibn Salih el-’Uthejmin

Rëndësia e namazit
-Shejkh Muham-med ibn Salih el-Uthejmin-


Namazi është shtylla e dytë prej shtyllave të Fesë Islame dhe është shtylla më e fortë e saj pas dy Dëshmive.
Namazi është lidhje midis robit dhe Zotit të Tij. Ka tënë Pejgamberi –sal-lAll-llahu alejhi we sel-lem-:

“إن أحدكم إذا صلى يناجي ربه”
“Me të vërtetë kur falet ndonjëri prej jush komunikon në fshehtësi me  Zotin e tij” Transm. Bukhariu. ..............vazhdo me leximin >>>>>