Shejkh Abdullah ibn Abdul-Aziz Bin Baz rahimehUllah, është pyetur për agjërimin e ditës së Arafatit ndërkohë që personi ka akoma ditë për të plotësuar nga Ramazani.
Shejkhu rahimehUllah u përgjigj: Personi mund të agjëroj ditën e Arafatit me njetin për të plotësuar një ditë të humbur të Ramazanit.
Burimi: binbaz.org.sa/mat/662
Ndërsa Shejkh Muhammed ibn Salih el-Uthejmin rahimehUllah ka thënë, kur dikush agjëron ditën e Arafatit ndërkohë që ka akoma disa ditë për të plotësuar nga Ramazani, në këtë rast agjërimi i tij është i saktë. Por nëse ai agjëron Arafatin me njetin për të plotësuar një ditë të humbur nga Ramazani, atëherë ky person ka dy shpërblime! Shpërblimin e Arafatit dhe shpërblimin e plotësimit të Agjërimit të tij.
Mexhmu Fetawa Ibn Uthejmin 20/438.
Përshtati: Arbrit Kraja (Ebu Jusuf el-Albani) Shkodër 2 Dhul-Hixh-xhe 1434.
No comments:
Post a Comment
Note: Only a member of this blog may post a comment.