Sunday, September 20, 2015

Ndikimi i turpit në gjetjen e një burri të mirë për motrën Muslimane! - Shejkh Salih el-Feuzan Allahu e ruajte

Ndikimi i turpit në gjetjen e një burri të mirë për motrën Muslimane!

بِسْمِ اللَّهِ الرَّحْمَنِ الرَّحِيمِ

Shejkh Salih el-Feuzan Allahu e ruajte


Të gjitha falënderimet i përkasin Allahut, paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi Pejgamberin tonë, Muhammed (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem), mbi familjen e tij, shokët e tij, dhe te gjithë ata që e ndjekin udhëzimin e tij deri ne Ditën e Gjykimit.


Në përpjekje për të gjetur një bashkëshort të përshtatshëm disa nga motrat tona Muslimane shpesh mbështeten në metoda të palejueshme dhe të ulta të tilla si, të lira në përzierjen me burrat, nëpërmjet internetit, si chat dhoma, faqe martese në 
internet, rrjetet sociale, dërgimin e fotografive dhe të tilla si këto etj.



Fatkeqësisht disa prej motrave tona kanë qenë të mashtruara për të besuar që kjo teknikë është më efektive për marrjen (apo gjetjen) e një bashkëshorti, duke hequr kështu prej vetes perden e turpit, modestisë, dhe dinjitetit.

O motra ime në Islam! Beso në Allahun dhe ndiq metodologjinë e bekuar të Islamit, kur ti të zgjedhësh një burrë.

Shejkh Salih Feuzan (Allahu e ruajtë) shpjegon se si Allahu e shpërblen një grua të turpshme dhe modeste me një burrë të mirë.

Shejkhu (Allahu e ruajtë) ka thënë ...


Allahu i Lartësuar thotë në lidhje me ngjarjen e Musës ,عليه الصلاة والسلام:

وَلَمَّا وَرَدَ مَاءَ مَدْيَنَ وَجَدَ عَلَيْهِ أُمَّةً مِنْ النَّاسِ يَسْقُونَ وَوَجَدَ مِنْ دُونِهِمْ امْرَأتَيْنِ تَذُودَانِ قَالَ مَا خَطْبُكُمَا قَالَتَا لا نَسْقِي حَتَّى يُصْدِرَ الرِّعَاءُ
وَأَبُونَا شَيْخٌ كَبِيرٌ * فَسَقَى لَهُمَا

“Dhe kur arriti tek uji i Medjenit, gjeti aty disa burra qe po u jepnin ujë (bagëtive) dhe aty pranë pa dy gra te cilat po i ndalonin mbrapa (tufën e tyre). Ai u tha:” Si është puna me ju?" Ata i thane: “ Ne nuk mund t’u japim ujë (tufës tone), derisa barinjtë te heqin (tufat e tyre). Dhe babai ynë është burrë tepër i thyer ne moshe.” (El-Kasas: 23)


Deri në thënien e te Lartësuarit:

فَجَاءَتْهُ إِحْدَاهُمَا تَمْشِي عَلَى اسْتِحْيَاءٍ قَالَتْ إِنَّ أَبِي يَدْعُوكَ لِيَجْزِيَكَ أَجْرَ مَا سَقَيْتَ لَنَا

“Pastaj shkoi tek ai njëra nga dy (gratë) duke ecur e turpëruar. Ajo i tha:” Me te vërtete qe te kërkon babai im qe te mund te te shpërbleje ty për atë qe u dhe ujë për ne (tufës sonë).” Kështu kur shkoi tek ai dhe i tregoi ndodhinë, ai tha :” Mos u frikëso. Ti ke shpëtuar prej një populli Dhalimun (politeist, mosbesimtar, keqbërës)." (El-Kasas: 25)


Kështu që turpi i këtyre dy grave i ndaloi ata nga përzierja me burrat në gropën e ujit, kështu që ata priten derisa një bari u shfaq, deri atëherë ata nuk ishin në gjendje për t'i dhenë ujë kopesë së tyre pa u përzier me burrat.

Dhe kur babai i tyre e dërgoi njërën prej tyre për te Musa alejhi sel-lam, për ta kërkuar atë që të takohet me babain e tyre, ajo erdhi tek Musa عليه الصلاة والسلام, me turp (dmth, e turpshme).

Rezultati ishte se Allahu i Lartësuar, e zgjodhi atë (gruan e turpshme) si një bashkëshorte për të Dërguarin e Tij, për Musen عليه الصلاة والسلام, për atë që 
Ai i ka folur direkt. Ky pra ishte rezultati i saj (shpërblimi) si shkak i qëndrueshmërisë së saj në mbartjen e turpit dhe të druajtjes, dhe duke u larguar prej përzierjes me burrat.



Ashtu si Allahu i Lartësuar thotë:

الطَّيِّبَاتُ لِلطَّيِّبِينَ وَالطَّيِّبُونَ لِلطَّيِّبَاتِ

"Gratë e pastërta janë për burrat e pastër, dhe burrat e pastër janë për gratë e pastërta". (En-Nur :26)


Kjo ndodhi (ngjarje) paraqitet në Kuranin Fisnik për t'u marrë nga ana e besimtareve si një shembull i drejtë deri në Ditën e Gjykimit.


Fjalimi i Shejkh Salih el-Feuzan ( hafidhahullaah) është nxjerrë nga faqja e tij zyrtare.

http://www.alfawzan.ws/node/2310

Përshtati: Abu Yusuf al-Albani (Arbrit Kraja)

A'Shkodera, Shkurt 27, 2012

No comments:

Post a Comment

Note: Only a member of this blog may post a comment.