Thursday, December 10, 2015

ISIS XHIHAD NË RRUGË TË SHEJTANIT

ISIS XHIHAD NË RRUGË TË SHEJTANIT

Të gjitha falenderimet i takojnë Allahut, Zotit të Gjithësisë, Zoti i Nuhut, Ibrahimit, Musait, Isait (Jezusit) dhe Muhammedit. Paqja dhe bekimet e Allahut qoftë mbi të gjithë ata.

Aspekti më i rëndësishëm i Islamit dhe baza e tij më madhështore është thirrja për në adhurimin e Allahut, Zotit të Madhërishëm, Një të vetëm pa i bërë Atij shok në çdo aspekt të adhurimit. Kjo ishte pika e fillimit të thirrjes së të Dërguarve nga Nuhu te Musai, Isai (Jezusi) dhe në fund Muhammedi –sal-Allahu ‘alejhi ue sel-lem-.
Thotë Allahu i Madhërishëm:"Ne kemi çuar te çdo Ummet (popull, komb) të Dërguar (duke shpallur): “Adhuroni vetëm Allahun dhe shmanguni dhe i rrini larg Tagutit (gjithçka që adhurohet përveç e përkrah Allahut)" (Ku’rani. 16:36)

Në vijim: Dijetari Musliman, Shejkh Salih el-Feuzan –Allahu e ruajtë-  ka thënë: Falënderimet i takojnë Allahut, paqja dhe lavdërimet e Tij qofshin mbi Profetin tonë, mbi familjen dhe shokët e tij.

Domosdoshmëria e Sigurisë Publike
Nuk ka dyshim se përhapja e sigurisë (qetësisë në shoqëri) është një domosdoshmëri e nevojshme, jetike dhe se njerëzimi është më në nevojë për të sesa për ushqim dhe pije. Për këtë arsye, Profeti Ibrahim (alejhi selam) në lutjen e tij i dha përparësi kërkimit të sigurisë para furnizimit, ku ai tha:
"Zoti im, bëje këte qytet (Mekën) vend sigurie (të sigurt) dhe furnizoji banorët e tij me fruta (ushqim)." (2: 126)
Kjo sepse në prani të frikës njerëzit nuk shijojnë as ushqimin dhe as pijen. Rrugët përmes të cilave transportohet furnizimi nga një vend në tjetrin janë prerë për shkak të frikës dhe për këtë arsye, Allahu vendosi dënim prej dënimeve më të rënda (nëpërmjet pushtetarëve) për ata (terroristë, kriminelë dhe rebelë), të cilët i presin rrugët (me anë të cilave furnizohen dhe varen jetesat e njerëzve) duke thënë:
"Shpërblimi për ata që bëjnë luftë kundër Allahut dhe të Dërguari të Tij dhe kryejnë mizori (shkatërrime) në tokë është vetëm që ata të vriten, ose të kryqëzohen, ose t’u pritet njëra dorë dhe këmba tjetër (dora e djathtë dhe këmba e majtë), ose të dëbohen nga vendi i tyre: Ky është turpi i tyre në këtë botë dhe për ata në Jetën e Fundit ka ndëshkim të madh. "(05:33).

Pesë Gjërat e Mbrojtura nga Islami
Islami erdhi për të mbrojtur pesë gjëra dhe ata janë: feja, jeta, mendja, nderi dhe pasuria. Për ruajtjen e tyre janë vënë masa të rrepta kundrejt atyre që i shkelin apo i nëpërkëmbin, të kujtdo qofshin ato, si të Muslimanëve, ashtu edhe të jo-muslimanëve që qëndrojnë në vendet Islame në bazë të marrveshjeve që kanë bërë me Muslimanët. Të tillët kanë të drejta të njëjta me Muslimanët. Profeti (sal-Allahu ‘alejhi ue sel-lem) ka thënë:
"Ai që vret një nga (jo-muslimanët) me të cilët kemi marrëveshje, s'do ta ndjejë erën e Xhennetit."
Dhe Allahu i Lartësuar, thotë:
"Dhe në qoftë se ndonjë prej mushrikëve kërkon mbrojtjen tënde , atëherë siguroi atij strehim, me qëllim që ai të dëgjojë Fjalën e All-llahut. (Kur’anin) dhe pastaj përcilleni në vend të sigurt"(9:6).

Të Drejtë edhe me Armiqtë e Pabesë!
Kur Muslimanët vërejnë shenja tradhtie prej atyre me të cilët kanë marrëveshje dhe kanë arsye që të frikësohen, nuk u lejohet t’i luftojnë ata derisa t’u bëjnë të ditur që marrëveshja mes tyre ka mbaruar, prandaj nuk duhet t’i befasojnë ata me luftë pa i lajmëruar. Allahu i Madhëruar thotë: 
"Në qoftë se ti (Muhammed a.s) ke frikë nga tradhtia e çfarëdo populli, kthejua prapa (marrëveshjen) atyre që të jeni të barabartë (që të mos ketë më marrëveshje mes teje dhe atyre). Vërtetë që All-llahu nuk i do tradhtarët. "(8:58).

Mbrojtja e Gjakut, Pasurisë dhe Nderit të Qytetarëve jo-Muslimanë
Ata që hyjnë nën besën e Muslimanëve prej jo-muslimanëve janë:
 a)Ai që futet në vendet Islame pasi i është dhënë atij siguri për të kryer misionin e posaçëm që ka marrë përsipër dhe pastaj të kthehet i sigurtë në vendin e vet pasi ta ketë kryer atë.
b) Ai që hyn pas ndonjë pakti, apo marrëveshjeje mes Muslimanëve dhe jo-muslimanëve. Ky person është në sigurinë e Muslimanëve derisa të mbarojë marrëveshja që është vendosur mes dy palëve. Nuk i lejohet askujt që ta dëmtojë atë ashtu siç atij nuk i lejohet të dëmtojë ndonjë prej Muslimanëve.
c) Ai që hyn nën sundimin e Muslimanëve duke paguar taksën e tyre (kjo e përjashton atë nga shërbimi ushtarak dhe Muslimanët janë të obliguar t’i ofrojnë atij mbrojtje të plotë për të drejtën e tij që të praktikojë fenë e tij pa u dëmtuar dhe të mbrojnë gjakun, pasurinë dhe nderin e tij).

Shkelja e Mbrojtjes të jo-Muslimanëve është Tradhëti
Islami, u siguron qetësinë, gjakun, pasurinë dhe nderin të gjitha këtyre kategori jo-muslimanësh. Kushdo prej Muslimanëve që i armiqëson apo i dëmton ata, atëherë ai ka tradhëtuar Islamin dhe për këtë ai meriton të dënohet me ashpërsi, sepse drejtësia është obligim si kundrejt Muslimanëve ashtu edhe kundrejt jo-muslimanëve, edhe nëse ata nuk janë prej atyre që hyjnë në marrëveshje me ne apo nën mbrojtjen dhe sundimin tonë.  Allahu i Madhëruar thotë:
"…dhe urrejtje ndaj disa njerëzve të cilët ju ndaluan ju njëherë nga vizita e El-Mesxhid el-Haram (e Xhamisë së Shenjtë në Mekë) të mos bëhet shkak që t'ju çojë ju në tejkalime (armiqësi)." (5:2)
 Allahu i Madhëruar, thotë:
"O ju që keni besuar! Jini të fortë për Allahun si dëshmitarë të drejtë e mos lejoni që armiku dhe urrejtje ndaj të tjerëve (që ishin të padrejtë për ju) t’ju bëjë që ti shmangeni drejtësisë. Jini të drejtë: kjo është më afër përkushtimit (drejtësisë). "(5: 8).

Për Ata që Terrorizojnë Shoqërinë
Sa për ata që e dëmtojnë rendin dhe qetësinë (e shoqërisë dhe sjellin çrregullime nëpër tokë), ata janë Hauarixhë (renegatë ekstremistë), hajdutë ose plaçkitës rrugësh, rebelë. Sidoqofshin dhe çfarëdoqofshin, me ta (dhe me ata që mendojnë krime të ngjashme me ta) për secilën prej këtyre kategori duhen ndjekur një sërë ndëshkimesh të ashpëra për t’i ndaluar dhe për t’u treguar kufirin, në mënyrë që qyterarët Muslimanë dhe ata jo-muslimanëve…(prej tre grupeve që përmendëm më lartë) të mbrohen nga e keqja e tyre. Ata të cilët bëjnë shpërthime në çdo vend, duke marrë jetë njerëzish të pafajshëm –jeta dhe pasuria e të cilëve duhet mbrojtur dhe respektuar- duke lënë gratë e tyre të veja dhe fëmijët jetimë, këta janë ata për të cilët Allahu ka thënë:
 "Dhe nga njerëzit është edhe ai, fjala e të cilit mund edhe të të kënaq Ty në jetën e kësaj bote dhe i cili e lut në Allahun të dëshmojë për çfarë ai ka në zemër, megjithatë ai është më grindaveci nga kundërshtarët.” (2:204)
“Ndërsa kur largohet prej teje, përpjekja e tij në tokë është të bëjë Fesad (dëme, shkatërrime djallëzi) në të dhe të shkatërrojë prodhimet (drithërat) dhe bagëtitë; Allahu nuk e do Fesadin (shkatërrimin).” (2:205)
“Dhe kur i thuhet atij: “Kije frikë Allahun”, ai udhëhiqet nga arroganca (krenarija, mospërfillja) në krime të mëtejshme. Kështu, për të është i mjaftueshëm Xhehennemi, dhe vërtet ai është vendi më i keq për të ndenjur!" (2:206)

Tradhtia dhe Padrejtësia nuk është Xhihad
Dhe është e habitshme sesi këta njerëz mëkatarë- të cilët braktisën dhe kanë dalë kundër rregullave të Islamit -i quajnë këto vepra të tyre si “Xhihad në rrugë të Allahut”. Kjo është prej shpifjeve më të mëdha ndaj Allahut, sepse ‘Allahu’ e ka quajtur këtë padrejtësi (fesad) dhe jo “Xhihad” Megjithëatë, ne nuk duhet të habitemi që (ideologjikisht) me veprat e tyre na kujtojnë paraardhësit e tyre prej Hauarixhëve (renegatë) të cilët gjykuan ndaj shokëve të Profetit (sal-Allahu ‘alejhi ue sel-lem) se ishin të pa fe, dhe vranë Uthmanin dhe Aliun (Allahu qoftë i kënaqur prej tyre), edhe pse ata ishin dy prej prijësave të drejtë dhe prej dhjetë të përgëzuarve me Xhennet. I vranë ata dhe (jolegjitimisht) këtë vepër të tyren e quajtën “Xhihad në rrugë të Allahut”. Por në të vërtetë ai ishte Xhihad në rrugën e Shejtanit (djallit). Allahu i Madhëruar thotë:  "Ata që besojnë, (ata) luftojnë për çështjen e Allahut, ndërsa ata që nuk besojnë, (këta) luftojnë për çështjen e Taghutit (të Shejtanit)." (4:76).

Islami është i Pastër nga Veprat e Terroristëve:
Profeti Muhammed Urdhëroi Vrasjen e Tyre
Islami nuk duhet të bëhet përgjegjës për veprat e tyre siç thojnë armiqtë e Islamit nga radhët e mosbesimtarëve dhe hipokritëve të cilët thonë:  feja Islame është fe e terrorizmit. Ata argumentohen me veprimet e këtyre kriminelëve. Por në të vërtetë veprimet e tyre nuk i përkasin Islamit. Ato nuk i pranon as Islami e as ndonjë fe tjetër. Përkundrazi, këto veprime (ideologji) rrjedhin nga mendimet e Hauarixhëve që për vrasjen e tyre Profeti (sal-Allahu ‘alejhi ue sel-lem), i urdhëroi shokët e tij duke u thënë: ''Kudo që t’i gjeni, vritini ata (renegatë Hauarixhë)." Ai gjithashtu premtoi shpërblim të madh për atë që i vret ata, por nuk lejohet t’i vrasë ata veçse prijësi i Muslimanëve, ashtu siç vepruan Sahabët nën udhëheqjen e prijësit të tyre Ali Ibn Ebi Talib (Allahu qoftë i kënaqur me të).

Terroristët i Mësuan Ideologjitë e Tyre nga Njerëzit Politizues dhe Radikalë, Institucione jo-Muslimane
Disa hipokritë apo injorantë pretendojnë se këto mendime (ideologji) të devijuara serviren në shkollat Islame nga ku edhe diplomohen njerëzit e tillë, sepse gjoja programet e këtyre shkollave përfshijnë edhe këto mendime, prandaj ata kërkojnë me ngulm ndryshimin e këtyre programeve shkollore. Por (si përgjigje) ne u themi: Vërtetë, se poseduesit e këtyre ideologjive (të terrorizmit) nuk janë diplomuar nga shkollat e Muslimanëve e as nuk kanë marrë dije nga dijetarët Muslimanë. Kjo për shkak se ata (vetë) me gjuhët e tyre deklarojnë se studimi në këto shkolla, institute dhe universitete Islame nuk lejohen, (sepse ata e konsiderojnë të gjithë shoqërinë Muslimane të dalë nga Islami, të kthyer në (kufër) mosbesim).

Terroristët i Nënçmojnë Dijetarët Muslimanë për ta bërë sa më të lehtë Devijimin e rinisë të papjekur
Ata i nënçmojnë dijetarët Muslimanë duke i cilësuar ata si injorantë dhe i akuzojnë për servilizëm ndaj qeveritarëve si "sherbëtorë të paguar prej Sulltanëve". Përkundrazi, ata e marrin dijen prej njerëzve (ideologë) me ideologji të devijuara, të rinj në moshë dhe të papjekur (budallenj) në intelekt dhe të papërvojë, e për këtë shkak akuzojnë dijetarët ashtu siç bënë edhe paraardhësit e tyre me dijetarët e Sahabëve, që madje i quajtën ata jobesimtarë.

Detyra mbi Dijetarët Muslimanë dhe Prindërit
Ajo që ne sot shpresojmë është që pas këtij çasti, prindërit të tregohen të vëmendshëm për fëmijët e tyre dhe të mos i lejojnë ata të shoqërohen me thirrësit që posedojnë këto ideologji të devijuara dhe shkatërruese, sepse ata i drejtojnë të rinjtë në përqafimin e mendimeve të gabuara nga metodologjitë e devijuara. Pra, ata nuk duhet t’i lënë fëmitë të marrin pjesë në tubime të dyshimta, apo të shkojnë në udhëtime të panjohura, si në "kampet e pushimit" të cilat nuk janë asgjë tjetër përveçse vende “gjuetie” për ata që duan ti devijojnë të tjerët! Gjithashtu edhe dijetarët e kanë obligim të udhëzojnë njerëzit ashtu siç duhet, t’u mësojnë atyre akiden [Islamin] e pastër me çdo mjet dhe mënyrë, në shkolla, xhami, apo nëpërmjet mjeteve të medias, në mënyrë që të mos u lënë shkas njerëzve të devijuar të cilët lëvizin në errësirë, atëherë kur ne jemi të pavëmendshëm!. Allahu u dhëntë të gjithëve sukses për marrjen e dijes së dobishme dhe veprimin e punëve të mira.Paqja dhe lavdërimet e Allahut qofshin mbi Profetin tonë Muhammedin dhe mbi familjen dhe shokët e tij.
Publikuar në gazetën al-Riyadh 2003.


Përmblodhi: Abu Iyaad Amjad Rafiq   Salafi Publication Birmingham Uk
Twitter @abuiyaadsp - Safar 1437 / nëntor 2015

Përshtati nga Anglishtja me lejen e autorit: 

Abu Yusuf al-Albani -Arbrit Kraja-  www.esselefussalih.com
Twitter @Arbrit_Kraja @Qendra_Selefije
A’Shkodera Albania 27 Safar 1437 AH/ dhjetor 2015  

—Terroristët luftojnë  në rrugë të Shejtanit (Djallit):
Shejkh Saalih el-Feuzan: Dijetar Musliman Sunni shpjegon obligueshmërinë e ruajtjes së sigurisë dhe qëtësisë publike për Muslimanët dhe jo-muslimanët; se terroristët të cilët përhapin frikë në shoqëri luftojnë në rrugë të Shejtanit - prandaj është obligim për dijetarët Muslimanë dhe prindërit për ti mbrojtur të rinjtë e tyre nga ideologjitë e ekstremistëve dhe terroristëve barbarë dhe ta shfajësojnë Islamin prej poshtërsive të këtyre terroristë me anë të themeleve të Fesë Islame.

Për më shumë informacion në anglisht dhe shqip vizitoni: IslamAgainstExtremism.Com AbuKhadeejah.com SalafiBookstore.com  - Salaf.com - Troid.ca – www.Esselefussalih.com  www.shariah.ws

Donacionet tuaja janë të mirëpritura për të ndihmuar në botimin dhe shpërndarjen e më shumë fletushkave falas; në PayPal: QendraEdukimi@gmail.com

©Salafi Publications, 472  Coventry Road, Birmingham
United Kingdom, B10 0UG
tel:  0121 773  0033
url: Salafibookstore.com

Ky material u printua dhe u shpërnda nga vëllezërit e Mesxhid 'UTHMAN IBN AF-FAN' radijAll-llahu anhu Shkodër. Nuk lejohet botimi apo printimi i këtij materiali pa lejen paraprake të përkthyesit.Kontakt: QendraEdukimi@gmail.com

No comments:

Post a Comment

Note: Only a member of this blog may post a comment.