Monday, November 26, 2012

Gjykimi për hipjen në një autobus që përmban përzierje të lirë


Gjykimi për hipjen në një autobus që përmban përzierje të lirë | Shejkh Zejd el-Medkhali hafidhehullah





Pyetja: Në Marok ne kemi autobusë, në të cilët meshkujt dhe femrat përzihen bashkë kur ulen pranë njëri-tjetrit në të njëjtën ndenjëse, po ashtu kur është i mbushur plot me njerëz, ndodh përzierje kur ata (njerëzit) janë duke zbritur nga ai. Kështu që, a lejohet të hipim në këto autobusë?

Përgjigje :Shejkh Zejd el-Medkhali hafidhehullah.

Nëse Muslimanët gjejnë një alternativë - sidomos nxënësit e dijes, nëse ata gjejnë ndonjë alternativë (mjet transportit), atëherë kjo është më e mirë për ta, pasi meshkujt janë të dobët përsa i përket shikimit të femrës.

Mirëpo, në qoftë se ju nuk mund të gjeni një alternativë dhe ju jeni të detyruar të hipni në këto autobusë, atëherë këtu nuk ka gjynah ndaj jush që ju të hipni në ta, edhe nëse në ta ka femra pasagjere. Sidoqoftë, mbi ju është që të ulni shikimin tuaj dhe të mos uleni direkt pranë një femre. Dhe gjithashtu është obligim që tu jepni këshilla aq sa të jetë mundësia.Po.


Përshtati dhe përktheu: Arbrit Kraja (Ebu Jusuf)
Shkodër, 13 Muharrem 1434.

No comments:

Post a Comment

Note: Only a member of this blog may post a comment.