Sunday, February 5, 2012

Porosi rinisë që t’i përkushtohen diturisë dhe ta marrin atë nga dijetarët Salih el Feuzan


Porosi rinisë që t’i përkushtohen diturisë dhe ta marrin atë nga dijetarët
Salih el Feuzan


Pyetja: Shejkh i nderuar! Kërkoj prej jush disa fjalë udhëzuese, vëçanërisht për rininë, rreth përhapjes së menhexhit tekfiri, grupacioneve dhe xhemateve të devijuara si xhemati i ikhuanve dhe tablighëve.

Përgjigja: E porosisim rininë që t’i drejtohen kërkimit të dijes dhe marrjen e dijes nga ulematë, ose në tubimet e dijes, në shkolla, institute dhe fakultete. I porosis që t’i drejtohen kërkimit të dijes dhe ta marrin atë nga ulematë. Mos të mjaftohen me atë që mund të mësojnë vetë apo nga të paditurit, e mos të merren me thashetheme sepse këto nuk janë prej virtytetve të nxënësit të dijes.

I porosis që t’i drejtohen kërkimit të diturisë, e kur ata të mësojnë do të kenë njohuri, kur rinia të mësojë diturinë e saktë, atëherë do ta njohin të vërtetën, të drejtën, do të njohin çështjet të cilat e nxjerrin njeriun nga Islami dhe cilat jo. Këto çështje nuk njihen vetëm se përmes diturisë së saktë e cila merret përmes dijetarëve, nga librat burimorë, nga librat e Ehlus-Sunneh uel Xhemeah. Po!


Burimi: http://www.sahab.net/forums/index.php?showtopic=125415
Përshtati: Besmir Cacani

No comments:

Post a Comment

Note: Only a member of this blog may post a comment.