Allâmeh esh-Shejkh Sâlih ibn Feuzân el-Feuzân HafidhehUllah
Burimi:
http://alfawzan.ws/node/13518
Date:
1432-11-09/2011-10-06
Referimi:
Darulhadith.com
Kini
kujdes! Se çfarë bëjnë mëkatet në Akiden tuaj !
Pyetje:
A ndikohet Imani (Besimi /
Akidja) nga mëkatet dhe mosbindja? Si mund të largohet besimtari nga mëkatet
dhe mosbindja?
Shejkh: Salih el-Feuzân
Allahu e ruajtë:
Po. Mëkatet dhe mosbindja
e ulin - dobësojnë Imanin (Besimin /Akiden) e njërit. Qofshin ata të vogla ose të mëdha Imani ulet, përveç
shirkut (politeizmit, idhujtarisë).
All-llahu i Lartësuar thotë:
“Jo, kurrë nuk është
kështu! Por në zemrat e tyre është Raan (mbulese, njollosje prej gjynaheve e
poshtërsive) të cilën ata e patën fituar (duke e punuar me duart e tyre)” [El –
Mutaffifin :14]
---------------------------------------------------------------------
(1) Ebu Hurejra
radija_Allahu anhu, transmeton se i Dërguari i All-llahut sal-lAllahu alejhi ue
sel-lem, ka thënë:
"Kur një rob (njeri)
bën një gjynah (vepër të keqe), i vihet një pikë e zeze në zemrën e tij.
Pastaj, nëse ai njeri e lë atë punë të keqe (nuk e bën më atë gjynah), i lutet
All-llaut që ta falë atë dhe pendohet, atëherë zemra e tij pastrohet (nga ajo
njollë e zezë që kishte në zemër), por nëse ai e përsërit veprën e keqe
(gjynahin), atëherë ajo mbulese zgjerohet derisa zemra e tij mbulohet
plotësisht me të dhe kjo është Er-Raan që All-llahu përmend në Kuran: "Jo,
kurrë nuk është kështu! Por në zemrat e tyre është Raan-i " (83:14)" (Sunneh
Et-Tirmidhi, nr 3334)
Hasan
el-Basri rahimehUllah, ka thënë:
“Keto
janë mëkatet e bëra njëra pas tjetrës, derisa ata verbojnë zemrën.”
(ed-Du
ued-Daue, fq,72)
Shënim;
(1) Hadithi është shtesë i përkthyesit (Arbrit Kraja - Ebu
Jusuf )
Përshtati
dhe përktheu: Arbrit Kraja (Ebu Jusuf )
Shkodër Mars 4 2012
No comments:
Post a Comment
Note: Only a member of this blog may post a comment.