Sunday, April 15, 2012

Marrja e nënshtetësisë së mosbesimtarëve


Shejkh: Muham-med Ali Ferkus Allahu e ruajtë



Fetava në Akide dhe Teuhid

Fetava nr: 29


Marrja e Nënshtetësisë së Mosbesimtarëve


Pyetje:

Unë jam një i ri Algjerian, i udhëzuar dhe fetar insha-Allah. Unë jetoj në Kanada për një kohë të gjatë dhe jam duke u përpjekur për ta lënë ketë vend sa më shpejt të jetë e mundur.  Unë nuk kam shtëpi për të qendruar / banuar në vendin tim.

Pra, a është e lejueshme për mua të marrë pasaportën Kanadeze (me disa kushte qe unë do ti përmend më poshtë) që ma mundëson mua ta lë këtë vend dhe të hyj në Shtetet e Gjirit dhe të përpiqem për të jetuar atje?

Dhe këtu janë kushtet:


Së pari: Duke marrë pasaportën kanadeze nuk do ta zhvlerësojë kombësinë time Algjeriane, por kjo (kombësia-Algjeriane) do të jetë origjinalja, kjo është e konfirmuar nga ligjet e tyre dhe shteti Algjerian e pranon pluralizmin e kombësive.

Së dyti: Unë jam në gjendje ta heq (ose ta lë) këtë pasaportë kurdoherë që unë dua, pa pasur probleme. Kjo është e konfirmuar edhe nga ligjet e tyre.


Së treti: Unë mund ta shmang betimin e respektimit të Mbretëreshës, fëmijëve të saj dhe të mbretit për sa kohë që unë ulem në pjesën e prapme të dhomës ku bëhet ceremonia e betimeve, pa thënë asnjë fjalë.

Mund të na ndihmosh me përgjigjen tënde,  Allahu të bekoftë.




Përgjigjje:


Falënderimi i takon All-llahut, Zotit të Botëve. Paqja dhe bekimi qofshin mbi atë (Muhammedin sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) të cilin Allahu e dërgoi si mëshirë të botëve, mbi familjen e tij, shokët e tij dhe vëllezërit e tij deri në Ditën e Ringjalljes.



Nuk është e lejuar për të marrë nënshtetësinë e mosbesimtarëve edhe me mbajtjen e një origjinali, kjo për shkak të aspekteve negative që ndikojnë në besimin dhe Fenë Muslimane.

Eshtë e mjaftueshme të dini se çfarë rezulton nga kënaqësia e nënkuptuar nga zbatimi i zakoneve të mosbesimtarëve dhe ligjet e atij vendi, duke iu referuar atyre si gjyqtarë dhe duke ju treguar krenari duke qenë një qytetar kanadez dhe të gjitha çfarë sjell; në kuptimin e besnikërisë dhe miqësisë ndaj tyre, dhe në imitimin e tyre në fjalë dhe vepra. Kjo bie në kundërshtim me plotësimin e besimit (Imanit), ose e anulon atë sipas situatës.


All-llahu i Lartësuar, thotë:


"Ti (O Muhammed) nuk do të gjesh popull i cili beson në All-llahun dhe në Ditën e Fundit, të bëjë miqësi me ata që i kundërvihen All-llahut dhe të Dërguarin të Tij (Muhammed Sal-lAllahu alejhi ue sel-lem), edhe sikur ata të ishin baballarët e tyre, apo bijtë e tyre, apo vëllezërit e tyre, apo të afërmit e tyre. ... ". [El-Muxhadilah: 22].


Pra, Muslimani është i thirrur për të plotësuar Fenë e tij dhe të forcojë besimin e tij në thirrjen e Allahut dhe duke shfaqur Islamin.


Dhe ndër kushtet e udhëtimit në vendet e mosbesimit është për të manifestuar (zbatuar) Fenë dhe të shfaqë (tregojë) ritet e saj në një mënyrë të plotë pa asnjë kundërshtim të ndonjërit prej tyre; me mundësinë për të qenë besnikë ndaj Muslimanëve dhe të refuzojë mosbesimtarët. Dhe ata që nuk janë në gjendje ta bëjnë këtë, janë të detyruar të kthehen në vendin nga kanë ardhur dhe të përpiqen shumë për të kërkuar një punë dhe për të qenë të kënaqur me të paktën, dhe të kërkojnë prej All-llahut sukses. Ai është Ndihmuesi dhe Furnizuesi më i mirë.


Dija e përsosur i takon All-llahut. Lutja jonë e fundit është gjithë lavdërimi i takon Allahut, Zotit të botëve. Paqja dhe bekimi qofshin mbi Pejgamberin tonë, familjen e tij, shokët e tij dhe vëllezërit e deri në Ditën e Ringjalljes.





Algjeri. Muharrem 24, 1424H
Mars 27, 2003


Përshtati dhe përktheu: Ebu Jusuf (Arbrit Kraja)

Shkodër,Prill 2012.

No comments:

Post a Comment

Note: Only a member of this blog may post a comment.