Sunday, April 1, 2012

Shejh Muhammed ibn hadi el-Medkhali i kërkon Shejh Salih el-Feuzan të mbajë një fjalim ndaj akuzave që hidhen ndaj Shejh Muhammed ibn Abdul-Uehab.


Shejh Muhammed ibn hadi el-Medkhali i kërkon Shejh Salih el-Feuzan të mbajë një fjalim ndaj akuzave që hidhen ndaj Shejh Muhammed ibn Abdul-Uehab.





Shejh el-Feuzan:
Bën me shenjë në drejtim të: Muhammed ... Shejh Muhammed.
Shejh Muhamed ibn hadi el-Medkhali:
Selamu alejkum ue rahmetullahi ue berekatuhu.

Haj’jekAllah Shejh i nderuar Salih. Për këtë ne të falenderojmë ty, si dhe Universitetin tonë Islamik, që i është dhënë sukses bashkë me rektorët e tij, si dhe dekanët e diplomuar për studime, për këto lloj takimesh të dobishme.

Ata u shpërblefshin me të mira dhe shpërblimi i tyre u dyfishoftë për këtë.
Shejh i nderuar në lidhje me atë që ka paraprirë pak kohë më parë.
Dhe këtu është fjala për fillimin e thirrjes së njerëzve për në Teuhid dhe Sunet.
Dhe se kjo "i çon" njerëzit larg.

Ketu është një pyetje që ata e paraqesin tek ne si mësues. Dhe ky është nje rast shumë i mirë dhe i bekuar për ta përmendur këtu. Ne do të dëshironim, si fëmijët tuaj për të dëgjuar udhëzimin dhe këshillën tëndë në lidhje me një pikë tjetër. 

Kjo është përhapur dhe është përmendur, dhe ka marrë përgjigje por në këtë asamble (grumbullim) të bekuar, përmendja e saj është me dobi. Dhe kjo është se Daueti i Shejh Muhammed ibn Abdul-Uehab RahmetUllahi teala alejhi, ka ardhur për të bërë tekfir mbi Muslimanët dhe shoqërinë. Pra, ne do të donim nga ti që të na shpjegosh ne këtë thënie që është duke ju atribuar këtij daueti, me të cilin Allahu ka sjellë dobi të mëdha. All-llahu ju shpërbleftë me të mira.

Shejh el-Feuzan:
Allahu ju bekoftë.
Unë e kam theksuar këtë më parë. Unë e kam theksuar këtë në një kohë të shkurtër.
Atyre që e thonë këtë në lidhje me Shejhun, që ai solli një mënyrë të re (daueti) unë ju thashë:
Unë ju sfidoj ju, që ju të me tregoni se çfarë është kjo metodologji e re, me të cilen Shejhu e ka lënë rrugën e njerëzve të dijes dhe Selef us-Salih.Na e tregoni këtë. Sa për të gjitha ato gjëra, që janë thënë në lidhje me Shejhun, kjo nuk është diçka e çuditshme.


Këto akuza janë bërë kundër Profetëve alejhi salatu ue sel-lem. Ata u përshkruan si të çmendur, magjistarë dhe gënjeshtarë. Ata u përshkruan dhe më me shumë atribute (false).

Imamët (Dijetarët tanë) janë përshkruar me disa prej këtyre akuzave. Dhe prej tyre është dhe Shejh Muhammed ibn Abdul-Uehab.Dhe kjo nuk është e çuditshme dhe nuk e dëmton Shejhun, përkundrazi ai do të ngritet nga All-llahu për shkak të kesaj.
All-llahu do ta rrisë gradën e tij për shkak të kësaj. Dhe ai që thotë se ai bën tekfir mbi Muslimanët dhe se ai e bëri "këtë apo atë"... etj, ne i themi se këto janë librat e Shejhut, ata janë të pranishëm në mesin tonë. Librat e tij janë të disponueshem dhe i gjithë falënderimi i takon All-llahut.

Të na sjellin dëshmi nga librat e tij, se ku ai e bën këtë tekfir mbi Muslimanët. Ai vetëm bën tekfir ndaj atyre që All-llahu dhe i Dërguari i Tij sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, i shpallën si kufarë. 
Dhe në atë, mbi të cilën Muslimanët kanë rënë dakord se ata janë kufarë.

Sa për atë që ai është i pavarur në një çështje dhe se ai bën tekfir për shkak të saj, pa u paraprirë nga njerëzit e dijes dhe pa asnjë provë prej Librit të Allahut dhe Sunetit të Dërguarit të Tij Sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, atëherë kjo është një akuzë false. Kësaj ne nuk duhet t’i hedhim asnjë vështrim. Dhe se ajo nuk duhet të tërheqë ndonjë vëmendje.
Na sillni ne një fragment nga fjala e Shejhut që e konfirmon atë që ju thoni. Dhe këto janë librat e tij RahmetUllahi teala alejhi, të cilat janë prezent me ne tani.

Dhe se ju nuk duhet ti dëgjoni gjërat, që janë duke u thënë në lidhje me një person prej Dijetareve, pa u kthyer përsëri fjalimit dhe shkrimit te tij.


Përshtati dhe përktheu: Arbrit Kraja / Ebu Jusuf
Shkodër 2012

No comments:

Post a Comment

Note: Only a member of this blog may post a comment.