Sunday, April 8, 2012

Çfarë duhet të themi kur ta marrim përsëri një grua pasi që divorci të jetë theksuar mbi të


Çfarë duhet të themi kur ta marrim përsëri një grua pasi që divorci të jetë theksuar mbi të

Pyetje:
Në çfarë forme bëhet deklarata kur nje burrë e merr përsëri gruan e tij pasi më parë ai e ka theksuar divorcin mbi të?

Përgjigje:
Çdo fjalë që e tregon atë që është duke e marrë atë përsëri,  është e mjaftueshme.

Pra nëse ai thotë:

"Unë po marr gruan time përsëri"

 ose:

"unë mora gruan time përsëri"

 ose:

"e mora përseëri gruan time"

ose:

"Kam marrë gruan time përsëri nën mbikqyrjen time".

Pra, të gjitha këto fjalë janë indikative ose (të njëjta) në kuptim.

Dhe nëse ai e thotë atë që është e ngjashme me këto fjalë, në prani të dy dëshmitarëve të ndershëm, atëherë kjo është edhe më e mirë, dhe ai e thotë këtë te të dy dëshmitarët:

"Unë dëshmoj se e kam marrë përsëri gruan time", ose:

"unë e mora përsëri gruan time"

 ose:

"e mora përsëri gruan time"

 ose:

"unë e mora gruan time përsëri nën mbrojtjen time" 

ose të ngjashme me këto fjalë.


Shejkh: Abdul aziz Ibn Baz (rahmetUllahi alejhi)

Fetaua: El-Talak - Pyetja 125, fq 196.


Përshtati dhe përktheu: Arbrit Kraja / Ebu Jusuf
Shkodër 2011

No comments:

Post a Comment

Note: Only a member of this blog may post a comment.