Është transmetuar nën autoritetin e El-Uaki ibn El-Xherrah
- Allahu e mëshiroftë - se ka thënë:
Ne shkuam jashtë një Bajram me Sufjan el-Theurin dhe ai
tha:
"Gjëja e parë që ne do të bëjmë në këtë ditë, është që të ulim shikimin tonë."
Ibid. Nr 66.
Është transmetuar se Hassan ibn Ebu Sinan - Allahu e
mëshiroftë - doli një Bajram dhe kur ai u kthye në shtëpi gruaja e tij i tha:
"Sa gra të bukura ke shikuar sot?" Pasi ajo
mbeti duke kërkuar nga ai, ai i tha:
"Mjerë për ty! Unë nuk kam shikuar në asgjë tjetër
përveç gishtin e këmbës prej kur dola jashtë derisa u ktheva tek ti. "
Ibid. Nr 68
Është transmetuar se Enes ibn Malik - Allahu qoftë i kënaqur me të- ka thënë:
Nëse një grua kalon (para / pranë) jush, ulni sytë / shikimin tuaj derisa ajo të ketë kaluar.
Ibid. Nr 72.
Është transmetuar se El-Ela ibn Zijad - Allahu e mëshiroftë - ka thënë:
Mos e lejoni shikimin tuaj të ndjekin mbrapa një grua te bukur [teksa kaloi], se vërtet shikimi shkakton dëshirë në zemër.
Ibid. Nr 77.

Përshtati dhe përktheu: Ebu Jusuf (Arbrit Kraja)
Shkodër 2012
No comments:
Post a Comment
Note: Only a member of this blog may post a comment.