Ehl us-Sunneh uel Xhemat – Selefizmi – Grupi i shpëtuar
Shejh: Salih ibn Abdul-Aziz Aal us-Shejh
Pra, Ehlus-Sunneh uel Xhemat, kjo fjalë u vendos në fund
të gjeneratës së dytë pas Hixhrit nga
ndjekësit e transmetimeve [Ether], dhe
kundërshtarët e sekteve të
ndryshme që e lanë rrugën e Sahabëve dhe nxënësve të tyre (Tabi'inët).
Dhe të parët që e përdoren ketë [terminologji] ishin disa
prej mësuesve të Buharit (rahimehUllah) dhe ata i bashkuan dy fjalët Sunet dhe
Xhemat sepse kishte prej atyre që thërrisnin për të ndjekur Sunetin, por ata
mund të mos ishin me Xhematin. Dhe kishte nga ata që thërrisnin për në Xhemat pa
e ndjekur Sunetin.
Kështu që mënyra e diferencimit të njerëzve të Hadithit
dhe transmetimeve [Ether] dhe ndjekësve të paraardhësve të devotshëm
[Selef-us-Salih] është e bazuar mbi dy gjëra:
"
Ndjekja Sunetit dhe Xhematit"
Dhe
secila prej këtyre dyjave është obligim për njëra tjetrën.
Kështu që të ndjekësh Sunetin është të ndjekësh Xhematin
dhe të ndjekësh Xhematin është të ndjekësh Sunetin, sepse është transmetuar autentikisht nga i Dërguarit i Allahut ( sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) transmetimi që është në
'Sunen', ku thotë:
"Dhe
ky Umet do të ndahet në shtatëdhjetë e tri sekte, të gjitha ato do të jenë në
Zjarr përveç njërit, dhe ky është xhemati. "
Dhe [fjalim i paqartë] sektet në zjarr (që do të thotë:
sektet) që janë të premtuar me hyrjen në Zjarr, dhe fitimtar është vetëm një
sekt dhe ky është Xhemati. Dhe ata janë pasuesit e Sunetit, duke dhënë argument thënien e të Dërguarit të Allahut (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) ku
thote:
“Kapuni
pas Sunetit tim dhe Sunetit të Prijësave të Udhëzuar pas meje, kapuni fort pas
tyre me dhëmballët tuaja”
Shënim: (1) Hadithi i më poshtëm është shtesë i përkthyesit (Ebu Jusuf)
Transmetohet nga Irbad Ibn Sarije i cili ka thënë se: “I
Dërguari i Allahut (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) na dha një këshillë e cila
na i bëri sytë të derdhnin lotë dhe zemrat të frikësoheshin, kështu që ne i
thamë: “O i Dërguari i Allahut, kjo sikur është një hytbe lamtumire, kështu që
çfarë na këshillon?” Ai tha:
“Ju
kam lënë mbi një dëshmi të qartë, nata e saj është sikurse dita e saj, askush
nuk devijon prej saj përveç atij që është i devijuar, dhe kushdo mes jush që do
të jetojë gjatë ka për të parë shumë polemika, kështu që kapuni pas asaj që
dini nga Suneti im dhe Suneti i Prijësave të Udhëzuar (Khulefai-Rashidin)
kapuni pas tyre me dhëmballët tuaja, dhe vazhdoni të bindeni edhe nëse ajo
(bindja) është për një rob Abisinian
(Etiopian) sepse besimtari është si ajo deveja e nënshtruar, kudo që e
drejtojnë, ajo ndjek nga pas.”
Trs: Ahmedi
4/126, Ibn Maxheh nr.43, Hakimi 1/96 dhe të tjerë, Hadith Hasen.
Shënim: (2) Hadithi i më poshtëm është shtesë i përkthyesit (Ebu Jusuf)
Nga Enes bin Malik transmetohet se i Dërguari i Allahut
sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, ka thënë:
“Ky
Umet do të ndahet në shtatëdhjetë e tri sekte, të gjitha ato do të jenë në
Zjarr përveç njërit.”
Ata (Sahabët) pyetën:
“Kush
është ky sekt o i Dërguari i Allahut ?”
Ai iu përgjigj:
“Janë
ata që janë në atë që jam unë sot dhe shokët e mi.”
Trs: Taberani
në Mu’xhemus-Sagijr nr.724, Tirmidhi 2641, Hakimi 1/125.
Burimi:
Përshtati
dhe përktheu: Ebu Jusuf
(Arbrit Kraja)
(Arbrit Kraja)
Shkodër 2012
Albania
Albania
No comments:
Post a Comment
Note: Only a member of this blog may post a comment.