Tuesday, April 24, 2012

Pasuria, fëmijët dhe bashkëshortja janë të gjitha sprova


Pasuria, fëmijët dhe bashkëshortja janë të gjitha sprova
Burimi : shkëputur nga libri:
 “Understanding Islam, the solution for the trials of life”
Të kuptuarit e Islamit, zgjidhja për sprovat e jetës fq 21-25
Autor : Al'lame esh-Shejh Salih ibn Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajtë e ja shtoftë jetën)



Sprovat dhe mundimet (vuajtjet) janë shumë dhe ato do të shtohen dhe do të përsëriten më shpesh gjatë fundit të jetës. Një person kalon nëpër sprova gjatë jetës së tij , por disa i përjetojnë ato më shumë se të tjerët . Allahu ka thënë që pasuria dhe fëmijët janë një sprovë:

“Pasuria juaj dhe fëmijët tuaj janë vetëm sprovë, ndërsa Allahu ! Tek Ai është shpërblimi i madh (Xhenneti).”  Sure Et-Tagabun, 15

Ai, Subhanehu ue Teala, gjithashtu ka thënë :

“O ju që keni besuar ! Mos t’jua largojnë  vëmendjen nga kujtimi i  Allahut as pasuritë tuaja dhe as fëmijët tuaj . Dhe kushdo që e bën këtë , atëherë ata janë të humburit.” Sure El- Munafikunë,  9

Kështu që pasuria dhe fëmijët janë një sprovë.  Çdokush që dëshiron pasurinë, fëmijët, vendin e vet, familjen, biznesin dhe pronat e tij mbi dashurinë ndaj Allahut dhe të Dërguarit të Tij (Sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ), le të presë ai përfundimin më të keq, siç ka thënë Allahu i Lartësuar :

“Thuaju O Muhammed (Sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ): “Në qoftë se baballarët tuaj, bijtë tuaj, vëllezërit tuaj, pasuria që ju keni fituar, tregtia tek e cila keni frikë humbjen dhe vendbanimet tuaja ku ju gjeni kënaqësi , janë më të dashura për ju se Allahu dhe i Dërguari i Tij (Sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ). (më të dashura) se përpjekja dhe lufta për çështjen e Allahut, atëherë prisni derisa Allahu të sjellë vendimin (dënimin) e Tij. Dhe  Allahu nuk e udhëzon popullin fasik (kryeneç, të pabindur e të panënshtruar ndaj Allahut).”  Sure Et-Teube, 24

Kështu që pasuria dhe fëmijët janë një sprovë dhe bashkëshortja është gjithashtu një sprovë për një person , siç ka thënë Allahu i Lartësuar:

“O ju që keni besuar ! Vërtet që ndër gratë tuaja dhe ndër fëmijët tuaj ka armiq për ju (mund t’ju largojnë e t’ju ndalojnë nga bindja e nënshtrimi ndaj Allahut) atëherë pra, jini të vetëdijshëm për ta!” Sure Et-Tagabun , 14

Mos preferoni dashurinë e tyre mbi dashurinë për Allahun dhe të Dërguarin e Tij (Sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ). Mos i jepni përparësi bindjes ndaj tyre kundrejt bindjes ndaj Allahut dhe të Dërguarit të Tij (Sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ). Mos e kaloni kohën të zënë me ta në një shkallë (masë) që ju shpërqëndron ju nga ajo që ju sjell më afër Allahut.

Ruaju (bëj kujdes), siç ka thënë Allahu i Lartësuar :

“O ju që keni besuar ! Vërtet që ndër gratë tuaja dhe ndër fëmijët tuaj ka armiq për ju (mund t’ju largojnë e t’ju ndalojnë nga bindja e nënshtrimi ndaj Allahut) atëherë pra, jini të vetëdijshëm për ta!”  Sure Et-Tagabun , 14

“Ruaju nga ata”
Nuk do të thotë që të bëhesh armik me ta, saqë ju të qëndroni larg nga ta dhe të shkëputni lidhjet me ta. Më saktë do të thotë që të ruhesh nga të sprovuarit nga ata dhe ruaju që të mos marrësh rrugën e tyre nëse dashuria e tyre bie në kundërshtim me dashurinë për Allahun dhe të Dërguarin e Tij (Sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ).

Më saktë ju duhet të vendosni në përparësi dashurinë ndaj Allahut dhe të Dërguarit të Tij (Sal-lAllahu alejhi ue sel-lem), mbi dashurinë ndaj pasurisë dhe fëmijëve. Si rezultat i bërjes së këtij veprimi, Allahu do t’ju mbrojë pasurinë dhe fëmijët tuaj, siç ka thënë Allahu i Lartësuar:

“O ju që keni besuar ! Vërtet që ndër gratë tuaja dhe ndër fëmijët tuaj ka armiq për ju (mund t’ju largojnë e t’ju ndalojnë nga bindja e nënshtrimi ndaj Allahut) atëherë pra, jini të vetëdijshëm për ta!”  Sure Et-Tagabun 14

“Pasuria juaj dhe fëmijët tuaj janë vetëm sprovë, ndërsa Allahu ! Tek Ai është shpërblimi i madh (Xhenneti).” Sure Et-Tagabun, 15

Çfarë është obligim për një Musliman në këtë situatë? Është që ai apo ajo t’i frikësohet Allahut Aze ue Xhel, sa më shumë dhe që ai apo ajo të mos preferojë dashurinë e bashkëshortes, fëmijës dhe pasurisë ndaj (mbi) dashurisë për Allahun, dhe nëse ajo nuk bie në kundërshtim me dashurinë ndaj AllahutDhe ai është i drejtë në këtë çështje, Allahu do t'ia mbrojë pasurinë - bashkëshorten dhe fëmijët e tij.


Fund.

Përktheu: Arbrit Kraja (Ebu Jusuf )
Shkodër Qeshor 2011

No comments:

Post a Comment

Note: Only a member of this blog may post a comment.