Wednesday, December 19, 2012

Ebu Jusuf - Arbrit Kraja: A do te ndodhe Dita e Gjykimit ne 2012


Shejkh: Al-lâmeh Sâlih bin Feuzân el-Feuzân hafidhehUllah
Burimi: http://alfawzan.ws/node/12876
Referimi: Darulhadith.com
http://aFatwa.com




Pyetje:

Është përhapur në mesin e shumë njerëzve në botë që Dita e Gjykimit do të ndodhë në vitin 2012. Ata thonë se kjo është ajo çfarë studimet e bazuara biologjike tregojnë.


Shejkh Salih el-Feuzân hafidhehullah: 


Ata nuk kanë asgjë tjetër për të bërë. Ata nuk kanë asgjë tjetër për të bërë [përveçse këtyre spekulimeve]. Ata kanë lënë dijen e dobishme që u bën dobi atyre për hamendjet e tyre. 

Është e sigurt që nuk është e mundur të dihet kur do të ndodhë Dita e Gjykimit. Vetëm All-llahu (Aze ua Xhel) e di atë. Ai është I Vetmi që e di se kur do te ndodhë Dita e Gjykimit. Ai nuk ua ka sqaruar atë as engjëjve te Tij, të Dërguarve apo ndonjë krijese tjetër . Xhibrili e pyeti të Dërguarin e All-llahut (sal-Allahu alejhi ue sel-lem) për ti treguar atij për kohën e Ditës se Gjykimit.

Ai i tha se:


"I pyeturi nuk posedon njohuri më shumë nga ai qe pyet."


Kjo do të thotë, se unë dhe ju nuk e dimë se kur do të ndodhë Dita e Gjykimit.
Ne nuk kemi asnjë përfitim duke e ditur se kur do të ndodhë Dita e Gjykimit.Vërtetë ajo çfarë ne na bën dobi dhe të përfitojmë janë veprat e mira dhe përgatitja për të. 
Kjo na bën dobi ne.Po.


Përshtati dhe përktheu: Arbrit Kraja  (Ebu Jusuf)

Shkodër Shkurt 2012

No comments:

Post a Comment

Note: Only a member of this blog may post a comment.