Saturday, December 8, 2012

Nëse Imami gabon në lexim dhe askush nuk e korrigjon


Nëse Imami gabon në lexim dhe askush nuk e korrigjon
Shejkh ‘Abdul-‘Aziz ibn ‘Abdullah ibn Baaz –rahimehullah-
(Fatawa Islamiyah, Islamic Verdicts, Darussalam, vëllimi 2, fq.420)


Pyetje: Nëse Imami rreciton në namaz çfarë është më e lehtë për të dhe pastaj harron fjalët e një Ajeti…dhe askush nga namazlitë nuk mund ta korrigjojë, a duhet të japë Tekbir dhe ta mbarojë rekatin, apo të lexojë një Sure tjetër?

Përgjigje: Ai është i lirë të zgjedhi, nëse dëshiron, ai mund të japë Tekbir dhe ta mbarojë Rekatin, ose, nëse preferon, mund të rrecitojë një Ajet apo Ajete nga një Sure tjetër sipas asaj çfarë kërkon Sunneti i pastër në namazin në të cilin po falet – nëse (d.m.th gabimi) nuk është në Suren el-Fatihah.
Sa për el-Fatihanë, duhet ta lexojë të tërën, sepse leximi i saj është një nga shtyllat e namazit. Dhe Allahu është Dhuruesi i suksesit.

Përktheu dhe përshtati: Emin shkodrani (Ebu ‘Abdullah Duraj)
Kanada, Montreal, 24 Muharrem 1434

No comments:

Post a Comment

Note: Only a member of this blog may post a comment.