Gjykimi për namazin e personit1 që ka rrobën
poshtë kyçeve të këmbës
Shejkh Muhammed ibn Saalih el-Uthejmin –rahimehullaah-
(Fatawa
Islamiyah, Islamic Verdicts, Darussalam, vëllimi 2, fq 229)
Pyetje:
Nëse rroba ose pantollat janë të gjata, të lëshuara poshtë nyjeve të këmbës,
a është namazi në to i saktë.
Përgjigje:
Nëse pantollat varen poshtë nyjeve, kjo është haram,
bazuar ne Hadithin e Profetit sal-lAllahu
alejhi ue sel-lem, i cili thotë :
Çfarëdo nga Izari2
që varet poshtë nyjeve të këmbës do të jetë në Zjarr. (Buhariu, nr. 5787)
-dhe ajo çfarë
Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem
ka thënë për Izarin, është njëlloj edhe për veshjet e tjera. Bazuar në këtë,
personi duhet t’i shkurtojë pantollat e tija apo çdo lloj veshje tjetër që është
poshtë nyjeve të këmbës. Nëse ai falet me një rrobë që varet poshtë kyçeve të këmbës,
dijetarët janë në mosmarrveshje në korrektësinë e namazit të tij. Disa e
konsiderojnë namazin e tij të saktë, sepse ai e ka kryer detyrimin, që është
mbulimi i auretit, ndërsa të tjerët janë të mendimit se namazi i tij nuk është
i saktë, sepse ai e ka mbuluar auretin e tij me një veshje të ndaluar dhe ata
(d.m.th ata që kanë këtë mendim) kanë mendimin se një nga kushtet e mbulimit
është të jetë veshje e lejuar. Kështu që përsoni që falet me një rrobë të gjatë
është në rrezik, dhe duhet t’i frikësohet Allahut Azze ue Xhel dhe ta shkurtojë veshjen e tij që të jetë mbi kyçet e
këmbëve të tija.
1.
Këtu bëhet fjalë për meshkujt e jo për gratë. (shënim i përkthyesit)
2.
Izar, është rrobë mbëshjellëse që
kanë përdorur arabët për të mbuluar pjesën e poshtme të trupit. (shënim i
përkthyesit)
Përktheu : Emin Shkodrani (Ebu Abdullah Duraj)
Kanada, Montreal, 20
Muharrem, 1434
No comments:
Post a Comment
Note: Only a member of this blog may post a comment.