Gjykimi i bashkimit të namazeve pa ndonjë arsye
-Shejkh Muhammed ibn Salih el-‘Uthejmin (Allahu e
mëshiroftë!)-
Pyetje: A lejohet të bashkosh namazet pa ndonjë arsye?
Përgjigje: Nuk lejohet të bashkosh namazet pa ndonjë arsye të
pranueshme, bazuar ne Fjalën e Allahut:
"Kur të jeni jashtë rrezikut, atëherë faleni namazin të
plotë, sepse me të vërtetë namazi është detyrë për besimtarët në kohë të
caktuar." (En-Nisa, 4:103)
Dhe Profeti (sal-lAllahu
‘alejhi ue sel-lem) i përcaktoi kohët e namazit dhe caktoi një kohë për çdo
namaz. Kështu që ta falësh një namaz para kohe ose ta vonosh atë nga koha e tij
pa ndonjë arsye, është tejkalim i kufijve të Allahut ‘Azze ue Xhel. Dhe Allahu Te’ala
thotë:
"Dhe ata që shkelin kufijtë e Allahut, pikërisht ata janë
keqbërësit (dhaalimuun)." (El-Bekare, 2:229)
dhe:
"Dhe kushdo që kapërcen kufijtë e Allahut, i ka bërë dëm
vetvetes." (Et-Talak’, 65:1)
Kështu që, kërkohet
nga çdo person t’i fali namazet në kohën e tyre të saktë; por nëse e shtyn
nevoja dhe i bëhet e vështirë të fali çdo namaz në kohën e saktë, atëhërë nuk
ka gjynah në këtë rast nëse ndonjëri bashkon namazin e Drekës (Dhuhr) dhe
Ikindinë (‘Asr), qoftë duke afruar
namazin e ‘Asrit në kohën e Drekes, apo duke vonuar namazin e Drekes deri në
kohën e ‘Asrit, cilado të jetë më e lehtë për të. Po ashtu ai mund të bashkojë
namazet e Akshamit (Magrib) dhe Jacisë (‘Isha), qoftë duke afruar namazin e
Jacisë në kohën e Akshamit, apo duke vonuar namazin e Akshamit në kohën e Jacisë,
cilado të jetë më e lehtë për të, bazuar në thënien e Ibn ‘Abbasit (radijAllahu
‘anhu):
"Profeti (sal-lAllahu ‘alejhi ue
sel-lem) bashkoi ne Medine namazet e Drekës dhe Ikindisë, dhe namazet e
Akshamit dhe Jacisë, pa patur shkak të frikës dhe shiut." (En-Nesa’i, nr.603)
Ai u pyet për këtë dhe tha: "Ai
nuk donte t’i ngjallte vështirësi njerëzve të tij." –
Do thotë, të mos i ngjallte vështirësi duke braktisur bashkimin e namazeve; dhe
ky është një tregim nga Ibn ‘Abbasi (radijAllahu ‘anhu), që nuk lejohet të bashkosh
namazet, përveç nëse duke mos vepruar kështu do të shkaktojë vështirësi dhe
mundim. Kjo është çfarë obligohet, sepse kur një person bashkon dy namaze pa
asrye të lejueshme, namazi i tij i bashkuar në kohë tjetër nga ajo e caktuar
nuk pranohet nga Allahu dhe nuk është i saktë. Kjo sepse ai ka kryer një vepër
që nuk është nga Feja e Allahut and të Dërguarit të tij (sal-lAllahu ‘alejhi ue
sel-lem). Është transmetuar saktësisht nga Profeti (sal-lAllahu ‘alejhi ue
sel-lem) se ka thënë:
"Kushdo që kryen një vepër që nuk është në përputhje me çështjen
tonë (d.m.th Fenë tonë), do t’i refuzohet." (Muslimi, nr.1718)
Burimi:
Fatawa Islamiyah (Islamic Verdicts) nga Darussalam, vëllimi 2, faqe 229-231.
Përktheu:
Emin Shkodrani (Ebu Abdullah Duraj)
Kanada,
Montreal, 17 Muharrem 1434
No comments:
Post a Comment
Note: Only a member of this blog may post a comment.