Saturday, December 8, 2012

Gjykimi i atij që i prin njerëzve në namaz pa qenë me abdes


Gjykimi i atij që i prin njerëzve në namaz pa qenë me abdes
Shejkh ‘Abdul-‘Aziiz ibn ‘Abdullah ibn Baaz –rahimehullah-
(Fatawa Islamiyah, Islamic Verdicts, Darussalam, vëllimi 2, fq.419)

Pyetje: Një person i priu të tjerëve në një nga namazet farz dhe pasi ata u falën dhe u shpërndanë, ai u kujtua se nuk kishte marrë abdes. Kështu që ai e përsëriti namazin i vetëm pasi që mori abdes. A është namazi i tij korrekt në këtë rast, apo duhet t’i njoftojë namazlitë? Dhe, nëse nuk i njeh ata, çfarë duhet të bëjë?

Përgjigje: Namazi i atyre mbas tij është i saktë. Sa për Imamin, ai duhet të marrë abdes dhe ta përsërisë namazin, bazuar në fjalët e Profetit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem:

"Namazi nuk pranohet pa pastërti (‘Tuhuur)" [Muslimi, nr.224]

Përktheu dhe përshtati: Emin shkodrani (Ebu ‘Abdullah Duraj)
Kanada, Montreal, 24 Muharrem 1434

No comments:

Post a Comment

Note: Only a member of this blog may post a comment.