Shejkh Muhammed Naasiruddin el-Albaani rahimehUllah
Falja e burrit dhe gruas së bashku natën e dasmës
Është e pëlqyeshme që burri dhe gruaja të falin dy rekat së bashku në natën e tyre të dasmës. Kjo ka qenë transmetuar nga gjenerata e hershme e Muslimanëve, siç është në dy transmetimet e mëposhtme:
Hadithi i parë:
Në autoritetin e Ebu Se'id Maula Ebu Asyad i cili ka thënë:
"Unë u martova kur isha një skllav, dhe unë ftova në dasëm një numër të shokëve të Profetit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, ku në mesin e tyre ishte edhe Ibn Mes'udi, Ebu Dherri dhe Hudheifja radija-Allahu anhum. kur u thirr namazi, Ebu Dherri filloi të ecë përpara (dmth, të dalë për të prirë në namaz), kur të tjerët i thanë atij: 'Jo' Ai tha: "A kështu është?" Dhe ata thanë: "Po." Pastaj eca unë përpara dhe i udhëhoqa në namaz edhe pse isha një skllav i poseduar. pastaj ata më mësuan mua, duke më thënë se:.. "Kur të vijnë gruaja jote tek ti, falni dy rekat, pastaj, lutju All-llahut, për të mirën e saj që ka sjellë për te ti ,dhe kërko strehim tek Ai, nga e keqja e saj.

Pastaj kjo varet nga ju , dhe nga gruaja jote.
"[Ibn Ebi Shaibah dhe 'Abdur-Rezak]
Hadithi i dytë:
Në autoritetin e Shaqeeq i cili tha: "Një njeri me emrin Ebu Hareez erdhi dhe tha se:". Unë kam martuar një vajzë e re, dhe unë kam frikë se ajo do të më përçmojnë ''Abdullah ibn Mesudi i tha atij: "Vërtet, afërsia (afrimiteti) është nga All-llahu, dhe urrejtja është nga Shejtani, i cili dëshiron të bëjë të urryer atë që All-llahu e ka lejuar. Pra, kur gruaja jote vjen tek ti, thuaj asaj që të falë prapa jush dy rekat "" Në një tjetër version të së njëjtës ngjarje "," vazhdon Abdullahi duke thënë: "Dhe thuaj:" O All-llah, jepi bekimet Tuaja, për mua në gruan time,dhe të sajat tek unë. O All-llah na bashko së bashku për aq kohë sa Ti na bashkon ne në të mirë, dhe na ndaj ne ,nëse Ti, dëshiron për ne atë që është më e mirë '
"[Ibn Ebi Shaibah dhe et-Taberani dhe' Abdur-Rezak: Sahih]..
Shkëputur nga
libri:
Edukata e martesës dhe Dasmës
Edukata e martesës dhe Dasmës
Ne kapitullin nr 3
Falja e burrit dhe gruas së bashku
Nga : Shejkh Muhammed Naasiruddin el-Albaani rahimehUllah
Nga : Shejkh Muhammed Naasiruddin el-Albaani rahimehUllah
Po ashtu Esh-Shejkh Muhammed bin Salih el-Uthejmin rahimehUllah është pyetur me pyetjen e mëposhtne:
Cili është gjykimi mbi faljen e dy rekateve në natën e dasmës, kjo para se burri të ketë marrëdhënie me bashkëshorten e tij ?
Përgjigje:
Disa nga Sahabët radija_Allahu anhum, i falnin dy rekate para marrëdhënieve me gratë e tyre në natën e parë te marteses.Por unë nuk di asnjë transmetim autentik nga Synneti i të Dërguarit te All-llahut (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem), në lidhje me këtë.
Sunneti është që të preket gruaja në ballë dhe ti lutemi All-llahut ,për mirësinë e saj dhe të mirën e asaj që ajo i sjell atij, dhe të kërkojë strehim tek All-llahu, nga e keqja e saj dhe e keqja e asaj që është urdhëruar për të. Dhe në qoftë se ai në këtë rast frikesohet se gruaja e tij do të menjanohet prej tij, ai duhet të prekë ballin e saj, sikur ai dëshiron që të afrohet pranë saj dhe ta puthë atë, pastaj t'i lutet All-llahut, me këtë lutje në fshehtësi, në mënyrë që ajo nuk do ta dëgjojë atë, për shkak se disa gra mund të imagjinojnë një diçka (të keqe) nëse e dëgjojne burrin e tyre duke thënë:
"Unë kërkoj mbrojtjen Tënde nga e keqja e saj dhe e keqja e asaj që është caktuar për të, dhe themi:" A ka të keqe brenda meje? "
"Unë kërkoj mbrojtjen Tënde nga e keqja e saj dhe e keqja e asaj që është caktuar për të, dhe themi:" A ka të keqe brenda meje? "
Shejkh Muhammed bin Salih el-Uthejmin rahimehullah
Fetaua Islamijeh, Darussalem, vëllimi 5, fq 178
Përshtati dhe përktheu: Arbrit Kraja (Ebu Jusuf)
Shkodër Tetor 2011
No comments:
Post a Comment
Note: Only a member of this blog may post a comment.