Një femër që ka pasur të dashur para se të kthehet në
Islam
Pyetje:
Një grua pyet,
duke thënë se ajo u kthye (1) në Fenë Islame, ndërsa me parë ajo ishte
përfshirë në një marrëdhënie të palejueshme (Haram) me një njeri tjetër (të dashurin).
Pra, a është e nevojshme që ajo të hyjë në 'iddah (në periudhën e pritjes), nëse ajo dëshiron të martohet apo jo?
Përgjigje:
Ajo që është e mjaftueshme për të, është që të lejojë kalimin e një cikli
menstrual.
Dhe Allahu ,është më i dituri.
E rëndësishme:
Një femër muslimane nuk i lejohet të martohet me një
burrë jo Musliman, kështu që këtu supozohet që ajo / ose:
1) Pyetësi këtu po kërkon në lidhje me 'iddah (periudhën e pritjes), pasi
ajo tashmë dëshiron të martohet me një burrë Musliman, ose ?
2) Ajo po pyet në lidhje me 'iddah (
periudhën e pritjes
), që ajo tashmë dëshiron për t'u martuar me të
dashurin e saj i cili është vetë një Musliman.
Allahu është më i dituri.
Allahu është më i dituri.
Shejkh: Muham-med Ibn Salih El-Uthejmin RahimehUllah
Burimi: Fetaua Mu'aasirah / fq/ 86
Shënime:
(1): Ebu Jusuf citon: shumë njerëz e përdorin shprehjen (konvertin) në përkthimet e tyre si (pranim / pranoj / apo siç thonë shumica e njerëzve, ai apo ajo pranoj Fenë Islame) . Por përshtatja më e saktë është të thuhet se; ai apo ajo u kthye në Fenë Islame, sepse ai apo ajo ka lindur në këtë natyrshmëri (fitrën / Islame).
Imam Buhariu në Sahihun e tij transmeton prej Ebu Hurejres se i Dërguari i Allahut Sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, ka thënë:
"Çdo foshnje lind në natyrshmërinë (fitrën) e pastër (Islame), ndërsa prindërit e tij e bëjnë atë të Krishterë, Hebre apo zjarrputist"

Përshtati dhe përktheu: Arbrit Kraja / Ebu Jusuf
Shkodër 6/5/2012
No comments:
Post a Comment
Note: Only a member of this blog may post a comment.