Burimi : Marrë nga libri:
“Understanding Islam, the solution for the trials of life”
“Të kuptuarit e Islamit, zgjidhja
për sprovat e jetës”
Me autor: Shejkh Salih ibn Feuzan el-Feuzan hafidhehUllah.
Zgjidhja për sprovat e jetës
Shejkh
Salih ibn Feuzan el-Feuzan hafidhehUllah thotë:
Ka
dhe ekzistojnë shumë pengesa në jetë të cilat i
ndodhin një personi, të cilat edhe mund ta largojnë
atë jashtë prej Islamit, nëse ai është një Musliman ose ta
dobësojnë besimin (Imamin) e tij. Nëse ai nuk është Musliman,
këto pengesa mund edhe të shërbejnë për ta penguar atë
prej hyrjes së tij në Islam.
Kështu që
ka shumë sprova të mëdha në këtë jëtë, që me të cilat një person
do të ballafaqohet dhe përballet, kështu që është obligim për
të, që të ketë njohuri (dije) për ta në mënyrë që
ai të jetë në gjendje për të qëndruar i qartë (i palëkundur / i
qëndrueshëm) dhe për ti kapërcyer ato nëse ai është
duke sprovuar.
Ishte nga
ky këndvështrim që ky Sahabi i nderuar Hudhejfe ibn Jeman radija_Allahu anhu,
tha:
“Njerëzit e pyesnin të Dërguarin për hajrin (atë që është e
mirë) kurse unë e pyesja për sherrin (atë që është e keqe) nga frika se mos
përfundoja në të.”
Trs Buhari (nr.3606) dhe Muslimi (nr.1847).
Njëriu duhet
ti dinë këto gjëra që ndikojnë në besimin e tij, të tilla
si mëkatet, në mënyrë për të qëndruar larg
prej dëmit të tyre dhe prej kësaj të mbledhin (korrin)
shpërblime (duke qenë i qëndrueshëm ndaj tyre).
Nëse
njeriu nuk i njeh këto gjëra (çështje) që mund ta dëmtojnë dhe
devijojnë atë, ata mund ta shkatërrojnë atë.
Allahu,
na urdhëron ne për të qenë të qëndrueshëm dhe për tu mbajtur fort në
fenë e Tij derisa të vdesim.
Allahu i Lartësuar thotë:
"Dhe mos vdisni ndryshe veçse duke qenë Muslimanë"
(Al-Imran:102)
Përshtati
dhe përktheu: Ebu Jusuf
(Arbrit
Kraja)
Shkodër
Albania May 31, 2012
No comments:
Post a Comment
Note: Only a member of this blog may post a comment.