Xhevahire prej të Parëve dhe Dijetarëve
Bismil’lah
El-Hamdulil’laah ue salatu ue selamu ala ResulUllah
Emma
ba'd
Umer ibn el-Hatab radija_Allahu anhu ka thënë:
"Kthimi në të vërtetën
është më mirë sesa ngulmimi (1) në të pavërtetën"
1/ këmbëngulës për të
qëndruar/ kokëfortë /
el-Fudejl Ibn Ijad
[V.187H, rahimehUllah] ka thënë:
"Kushdo
që buzëqesh në fytyrën e një bitadxhiu nuk e ka marrë
seriozisht atë që Allahu i shpalli Muham-medit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem"
Shejkh Rabij ibn Hadi
el-Medkhalij hafidhahUllah ka thënë:
"…Njerëzit ju thojnë për
të mos i lexuar librat e refuzimeve, sepse librat e refuzimeve do ti
(ekspozojnë) vë në dukje ata..."
Shejkh Salih el-Feuzan hafidhahUllah ka thënë:
"… Lënia e refuzimeve
është shkak për përhapjen e gënjeshtrës ..."
Shejkh Ahmed Bazmul ka
thënë se Shejkh Rabija ka thënë:
"Shprehjet dhe veprimet
e sakta tek një person, janë një rekomandim i mrekullueshëm (tezkijeh) për të"
Shejkh Salih el-Feuzan hafidhahUllah ka thënë:
"Shkaku më kryesor i Përçarjes është lënja dhe largimi prej Metodologjisë së Selefëve."
Shejkh Salih Feuzan hafidhahUllah ka thënë:
"Kushdo që bën një gabim
në përhapjen e dijes islame, ai duhet korrigjuar. Nuk ka rëndësi se kush është
ai ..."
Shejkh Ubejd el-Xhabiri hafidhehUllah ka thënë:
Nuk ekziston një pasues që nuk e quan veten "Selefi" përveç ai që e urren atë.
Shejkh Ubejd el-Xhabiri hafidhahUllah ka thënë:
" Ju o thirrës! nuk
jeni ngarkuar [prej Allahut] për ti
mbledhur njerëzit, por më saktë, puna juaj është për të
thirrur në Kuran dhe Sunet"
Shejkh Muham-med bin Hadi hafidhahUllah, ka thënë:
"... Nuk është e
dobishme (apo me dobi) për Ehlus-Sunetin që të heshtin [në lidhje me të
pavërtetën] në këto kohë ..."
(Shubhah) dyshim: Diçka që një person mendon se është një provë apo argument, por në fakt
nuk është, përkundrazi është një keqinterpretim dhe mashtrim.
Subhanek Allaahume ue bihamdike esh-hedu enlaa
illaahe illa ente estaghfiruke ue etubu ilejk.
Nëse kam thënë çdo gjë të saktë, atëherë është prej
Allahut (subhanehu ue te'ala), dhe nëse kam gabuar, atëherë kjo është prej meje
dhe shejtanit.
Përshtati
dhe përktheu: Arbrit Kraja (Ebu Jusuf)
Shkodër
Maj 26, 2012
No comments:
Post a Comment
Note: Only a member of this blog may post a comment.