“Turpi me të drejtën e Allahut”
Në Hadithin që përqillet prej Ebu
Mesud Ukbe bin Amr el-Ensari el-Bedri radija_Allahu anhu, i cili përcjell se i Dërguari
i Allahut Sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, ka thënë:
“Prej
shprehjeve të Pejgamberve të mëparshëm që i ka arritur njerëzit është: Në qoftë
se ske turp ban çfarë të duash” Trs:
Buhari.
Shejh Muhammed ibn Salih el-Uthejmin rahimehUllah, gjatë komentimit dhe shpjegimit që ai i bën këtij Hadithi dhe prej dobive të nxjerra prej tij thotë se:
“Turpi me të drejtën e Allahut” është dy llojesh (dmth ndahet në dy pjesë):
1: Duhet të kesh turp prej Allahut Azze ue Xhel, që të shef ty duke vepruar atë që të ka ndaluar.
(këto janë haramet / dmth, veprat e turpshme e të pa moralshme)
2: Duhet të kesh turp prej Allahut Azze ue Xhel, nëse nuk vepron atë që të ka urdhëruar.
(këto janë obligimet: si Namazi etj)
Burimi:
Komentimi i 40 Haditheve të Imam Neueuiut rahimehUllah: Hadithi 20 të, me shpjegimin dhe komentimin e Shejh Muhammed ibn Salih el-Uthejmin rahimehUllah.
Përshtati dhe përktheu: Arbrit Kraja (Ebu Jusuf)
Shkodër : 13 Sheual 1433.
No comments:
Post a Comment
Note: Only a member of this blog may post a comment.