Thursday, May 17, 2012

"Ai që flet kundër Shejkh Rabisë, ka folur kundër Sunnetit"



Shejkh Ahmed Bazmul hafidhahUllaah
"Ai që flet kundër Shejkh Rabisë, ka folur kundër Sunnetit"

Këto janë fjalët e dijetarit fisnik Shejkh Ahmed Bazmul hafidhahUllaah:

“…përsa i përket atij që mbanë deklarata në lidhje me Shejkh Rabinë hafidhehUllaahu Teala, është marrëzi” 

Ai tha: 
Më saktë, nëse dikush bën një deklaratë kundër Shejkh Rabisë, atëherë ai e ka larguar vetveten e tij totalisht nga Selefizmi .

 Ai vazhdon e thotë:
E njëjtë siç thonin njerëzit në kohën e Imam Ahmedit rahimehUllaah, i cili ishte një burrë më se i njohur si Imam i Ehlus-Sunnetit. 

" Ai që flet kundër tij, ka  folur  kundër Sunnetit"

Sepse ai ishte një mbrojtës i Sunnetit dhe në mënyrë të ngjashme,

 "ai që flet kundër Shejkh Rabisë ka folur kundër Sunnetit"

Dhe në këtë rast ky person e ka larguar veten e tij totalisht nga Selefizmi.

[dhe kjo pra në kohën e Imam Ahmedit rahimehUllaah ...]

Nëse dikush bënte deklaratë kundër tij (Imam Ahmedit), ai nuk konsiderohej të ishte një prej njerëzve të Sunnetit (por) si të qenit një prej njerëzve të dëshirave ...

Shejkhu hafidhehullaah, thotë se:

A ishte kjo për shkak se Imam Ahmedi u konsiderua që të ishte vetë Sunneti?

Jo, natyrisht që Jo.

Por Imam Ahmedi rahimehUllaah, ishte konsideruar si një burrë që është bartës i Sunnetit ...

Ai konsiderohej prej atyre burrave që janë mbrojtës të Sunnetit.

Dhe kështu që, kur ne të shohim / apo / dëgjojmë persona të tillë si këto apo të tjerë duke thënë diçka kundër Shejkh 'Rabisë,

"Atëherë çështja është e njëjtë sikur dikush të thoshte diçka kundër Imam Ahmedit.

Sepse Shejkh Rabia hafidhehUllaahu Teala, është burrë mëse i njohur për (kontributin e tij) për mbrojtjen e Sunnetit ... "

"E njëjtë siç thonin njerëzit në kohën e Imam Ahmedit rahimehUllaah, ai që flet kundër tij, ka  folur  kundër Sunnetit,  sepse ai ishte një mbrojtës i Sunnetit dhe në mënyrë të ngjashme, ai që flet kundër Shejkh Rabisë ka folur kundër Sunnetit. Dhe në këtë rast ky person e ka larguar veten e tij totalisht nga Selefizmi".



Përshtati: Abu Yusuf al-Albani (Arbrit Kraja)
A'Shkodera May/18/2012
Albania

No comments:

Post a Comment

Note: Only a member of this blog may post a comment.