Tuesday, May 15, 2012

Dallimi mes Selefizmit dhe grupeve të tjera | Shejkh-Feuzan


Dijetari: Allameh esh-Shejkh Salih ibn Feuzan el-Feuzan hafidhehullah
Burimi: http://www.salafi.ws/@TASGELAT/fo-30.mp3
Referenca: Darulhadith.com
http://aFatwa.com

Dallimi mes Selefizmit dhe grupeve të tjera 


Pyetje:
Disa njerëz pretendojnë se Selefizmi është një ndër apo sikurse grupet e tjera të ditëve të sotme dhe se ata kanë të njëjtin gjykim si të gjithë grupet e tjera.
Çfarë thoni ju për këtë?

Shejkh el-Feuzan hafidhehullah, thotë:
Ashtu sikurse kemi thënë, Selefizmi është grupi që i qëndron apo i përmbahet së vërtetës. Selefizmi është një që është obligim për t'ju përmbajtur, dhe për të vepruar me të. Asnjë nga grupet e tjera nuk duhet të konsiderohen ti përkasin grupit që bën thirrje. Sepse kjo është kontradiktore. Si mund të ndjekim ne një grup që kundërshton rrugën e Ehl-us-Suneh uel-Xhemat? Grupi që bie në kundërshtim me Selefizmin, bie në kundërshtim me rrugën e Pejgamberit (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) dhe shokëve të tij.

Të thuash se Selefizmi është një nga grupet Islamike është e gabuar. 

Selefizmi është i vetmi grup që është obligim për tu ndjekur, dhe për të vepruar në përputhje me të, të bashkuarit dhe të dalurit në Xhihad me të. Nuk i lejohet një Muslimani që ti bashkohet ndonjë grupi tjetër, sepse ato janë të devijuar. A është / ndihet i kënaqur një njeri duke u bashkuar me ato devijues? Një Musliman nuk është apo ndihet i kënaqur nga kjo. 

I Dërguari sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, ka thënë:

"Kapuni pas Sunetit tim dhe Sunetit të Prijësave të Udhëzuar (Khulefai-Rashidin) pas meje, kapuni fort pas tyre me dhëmballët tuaja"

Trs: Ahmedi 4/126, Ibn Maxheh nr.43, Hakimi 1/96 dhe të tjerë, Hadith Hasen.

Profeti (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) na ka thënë / treguar / mësuar / lajmëruar për grupin e shpëtuar:

"Janë ata që janë në atë që jam Unë sot dhe shokët e mi"

Trs: Taberani në Mu’xhemus-Sagijr nr.724, Tirmidhi 2641, Hakimi 1/125.

A ka ndonjë (njeri) që don të jetë i shpëtuar pa ndjekur rrugën e shpëtimit?

"A jeni duke shpresuar për të shpëtuar pa ndjekur rrugën e Tij (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem)?
Varka nuk noton në tokë të thatë ".


Përshtati dhe përktheu: Ebu Jusuf (Arbrit Kraja)
Shkodër May/15/2012

No comments:

Post a Comment

Note: Only a member of this blog may post a comment.