Al’lameh
Salih ibn Feuzan el-Feuzan
Burimi: http://alfawzan.ws/node/7394
Gruaja urren që bashkëshorti i saj të praktikojë poligaminë; A është ajo një Kafire (mosbesimtare)?.
Pyetje:
Gruaja
e urren që burri i saj të martohet sërish me një grua tjetër megjithëse ajo e di
që All-llahu e ka zbritur dhe lejuar atë. A konsiderohet kjo gjë që ajo urrren, si urrejtje e një
gjëje që All-llahu e ka
zbritur / lejuar?
Shejkh Salih el-Feuzan:
Kjo
pyetje është paraqitur disa herë. Kjo është një urrejtje e natyrshme / natyrore,
nuk është fetare një e tillë. Ajo nuk po
e urren atë që All-llahu e ka
zbritur. Ajo është një besimtare dhe një Muslimane.
Kjo (lloj urrejtje) është pjesë e xhelozisë femërore. Kjo është xhelozia në
mesin e grave. Është vetëm pjesë e urrejtjes natyrore. Nuk është një urrejtje ndaj
asaj që All-llahu e ka
zbritur / lejuar. Është vetëm një urrejtje (e xhelozisë
femërore) ndaj gruas tjetër.
Përshtati
dhe përktheu: Ebu Jusuf / Arbrit Kraja
Shkodër
Maj/23/2012
No comments:
Post a Comment
Note: Only a member of this blog may post a comment.